Lajmet

​Kim për situatën në veri: Liderët të lënë anash egon, të dëgjojnë këshillat e miqve

Këto komente ambasadorja në largim e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri në fjalimin e saj përmbyllës para mediave shqiptare.

Publikuar

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke bërë thirrje që të dëgjohen këshillat e miqve në raport me situatën e krijuar atje. Sipas saj është koha që udhëheqësit të lënë mënjanë egon e tyre.

Këto komente ambasadorja në largim e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri në fjalimin e saj përmbyllës para mediave shqiptare pasi nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit.

“Çështja qëndron se cilët janë hapat dhe sekuencat që duhet ndjekur në mënyrë që të dy palët të lëvizim së bashku, të lëvizin përpara. Dhe në fakt kjo është koha që udhëheqësit duhet të lënë me një anë egon e tyre dhe të mendojnë në fakt për atë që është krenaria kombëtare, të mendojnë për atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë ato që u thuhen nga miqtë e tyre”, theksoi Kim.

Ambasadorja në largim e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim theksoi se sa i takon çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord për diçka të tillë dhe janë dakorduar për rrugën përpara që do të çonte në njohjen e plotë të Kosovës.

“Qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të. Sa i përket asociacionit duhet përmendur që dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë ata kanë rënë dakord sepse në fakt kanë rënë dakord për rrugën përpara e cila do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj vërtetë që njerëzit kanë nevojë që t’iu rikujtohet se sa shumë besojnë Shtetet e Bashkuara në Kosovën. Dashuria që ne kemi, angazhimi që ne kemi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane edhe në fakt nëse keni nevojë për prova do t’ua rekomandoj të hidhnit sytë prapa disa vite më parë“, u shpreh ajo.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Lajmet

Turku i kërkuar në Gjermani për plagosje, arrestohet në Kukës

Publikuar

nga

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës.

Si rezultat i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kukës, me qëllim ekstradimin, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje.

Procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani po vazhdojnë, shkruan A2Cnn.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti pret në takim ish-kryeministrin britanik

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa praninë e mediave në objektin e Qeverisë.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tony Blair në Kuvend: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të vizitës së tij në Kosovë. Ish-kryeministri britanik ka thënë se atëkohë i kujton tensionet e negociatat politike, teksa ka thënë se i kujton sot dhe përgjithmonë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair, teksa përmendi edhe refugjatët kosovarë në Shkup.

“Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyrës time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Huthët e Jemenit arrestojnë 11 punonjës të OKB-së

Publikuar

nga

Grupi Huthi i Jemenit arrestoi të paktën 11 punonjës të Kombeve të Bashkuara, njoftoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, duke bërë thirrje për lirimin e tyre.

Dujarric tha të premten se OKB-ja po kërkon sqarime nga Huthët lidhur me arrestimin e punonjësve jemenas. Dy gra dhe nëntë burra punojnë për pesë agjenci të ndryshme të OKB-së dhe për të dërguarin e OKB-së për Jemenin.

“Ne po ndjekim të gjitha rrugët e disponueshme për të siguruar lirimin e të gjithëve sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dujarric.

Human Rights Watch (HRW) dënoi ndalimet, duke thënë se refuzimi i grupit jemenas për të zbuluar vendndodhjen e individëve të arrestuar “përbën zhdukje të detyruar” sipas ligjit ndërkombëtar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara