Automobilizëm elektrikë

​Kia do të nisë prodhimin e automjeteve elektrike në ShBA në vitin 2025

Në vitet e ardhshme, fabrika e re duhet të punësojë më shumë se 8 mijë e 100 njerëz.

Publikuar

Kia ka prodhuar më shumë se 3.8 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2009.

Në ceremoninë e fundit me rastin e fillimit të ndërtimit të fabrikës Hyundai Motor Group Metaplant (HMGMA), Kia Corporation konfirmoi se fillimi i prodhimit të automjeteve elektrike të asaj marke është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2025, në një objekt të dedikuar për prodhimin e automjeteve elektrike (EV) dhe baterive në Savannah (Xhorxhia, ShBA).

Që nga viti 2009, Kia ka prodhuar më shumë se 3.8 milionë automjete në ShBA dhe në vitin 2006 ka realizuar një nga investimet e huaja më të mëdha në historinë e shtetit amerikan të Xhorxhia-s.

Në këtë impiant prodhimi më të avancuar, prodhohen pothuajse 40% e të gjitha shitjeve të makinave Kia në ShBA.

Kia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhon modele SUV Telluride, Sorento, Sportage dhe sedan K5, madje 90 për qind e këtyre automjeteve shiten në tregun amerikan, ku janë 750 përfaqësues të shitjeve të veturave Kia.

Në vitet e ardhshme, fabrika e re duhet të punësojë më shumë se 8 mijë e 100 njerëz, sepse në një grup që përveç markave Kia dhe Hyundai, përfshin edhe një markë të tretë – Genesis, ata duan të krijojnë një zinxhir të qëndrueshëm furnizimi për bateri dhe komponentë të tjerë për automjetet elektrike në ShBA.

Automobilizëm elektrikë

Musk thotë se fabrika e tij në Shangai prodhon makina Tesla të cilësisë “më të lartë”

Musk vlerësoi suksesin e Teslas në Shangai.

Publikuar

nga

CEO i Teslas, Elon Musk ka përfunduar udhëtimin e tij të parë në Kinë pas tri vjetësh. Atje takoi një sërë zyrtarësh qeveritarë dhe falënderoi punëtorët në fabrikën më të madhe të kompanisë në Shangai.

Avioni privat i Musk u ngrit nga aeroporti Hongqiao i Shangait të enjten, duke mbyllur udhëtimin 48 orësh të miliarderit, sipas Variflight, një aplikacion kinez për të dhënat e fluturimeve. Ishte hera e parë që Musk vizitoi këtë vend që nga janari i vitit 2020.

Para se të largohej, Musk takoi Chen Jining, shefin e Partisë Komuniste të Shangait. Chen inkurajoi Teslan (TSLA) që të rrisë investimet dhe operacionet e saj në Shangai dhe “të sjellë më shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja” në qytet.

Musk vlerësoi suksesin e Teslas në Shangai, fabrikë kjo që u hap në vitin 2019, dhe tha se shpreson se mund të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera.

Miliarderi mes tjerash tha: “Unë u them njerëzve në mbarë botën se makinat që ne prodhojmë këtu nuk janë vetëm prodhimi më efikas, por edhe cilësia më e lartë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Elon Musk paralajmëron për ekonomi të ashpër, thotë se Tesla s’është imune

Ai tha se kompania do të përpiqet të reklamojë automjetet e saj, diçka që nuk e ka bërë më parë.

Publikuar

nga

Shefi Ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka paralajmëruar se prodhuesi i automjeteve elektrike nuk është imun ndaj mjedisit ekonomik global, i cili sipas tij do të jetë i vështirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes vjetore të aksionarëve të kompanisë në Austin të Teksasit, Musk foli për kërkesën për makina, duke fituar më shumë para se konkurrentët në një ekonomi të ngadaltë dhe tha se do të kryejë një auditim nga palët e treta në minierat e kobaltit që furnizojnë Teslën me një përbërës kyç për të prodhuar bateritë.

Në një periudhë të vështirë për Teslan, lideri i tregut të makinave elektrike, tha se kompania do të përpiqet të reklamojë automjetet e saj, diçka që nuk e ka bërë më parë.

“Tesla nuk është imune ndaj mjedisit ekonomik global. Pres që gjërat të jenë vetëm në një nivel makroekonomik të vështirë për të paktën 12 muajt e ardhshëm”, tha miliarderi.

Në prill, Musk kishte thënë se Tesla do t’i jepte përparësi rritjes së shitjeve para fitimit pasi humbi objektivin e saj të marzhit për shkak të uljeve agresive të çmimeve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla rrit çmimet në SHBA për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3

Ndërsa çmimet e të gjitha varianteve Model Y u rritën për 250 dollarë.

Publikuar

nga

Kompania e automobilave Tesla, ka rritur çmimet për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3 në SHBA.

Ndonëse ka pasur rritje në çmimet e Model S, X dhe Y me përqindje të ulëta njëshifrore, ato janë ende dukshëm më të ulëta se në fillim të vitit, ndërsa çmimet e të gjitha varianteve Model Y u rritën për 250 dollarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla do të tërheqë mbi 1 milion vetura nga tregu në Kinë

Kina është një qendër e madhe e shitjeve dhe prodhimit për kompaninë Tesla.

Publikuar

nga

Tesla do të tërheqë më shumë se 1.1 milion makina në Kinë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë, tha të premten rregullatori kryesor i tregut në Kinë.

Duke filluar nga 29 maji, kompania amerikane do të tërheqë 1 milion e 104 mijë e 622 automjete që janë prodhuar midis 12 janarit të vitit 2019 dhe 24 prillit të vitit 2023.

Kina është një qendër e madhe e shitjeve dhe prodhimit për kompaninë Tesla./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara