Lajmet

​Këto tri shenja të Zodiakut do të përjetojnë dashuri magjike në shtator

Published

on

Muaji shtator sjell gjithmonë energji të veçantë, forcon intuitën, ngadalë na kthen në realitet pas ëndrrave dhe fantazive të verës, por gjithashtu nxjerr frymën e romancës dhe ndryshimet e reja të jetës.

Fillimi i vjeshtës është ideal për shëtitje të gjata, biseda të sinqerta, butësi dhe puthje.

Tri shenjat e Zodiakut do të kenë më shumë fat në dashuri gjatë shtatorit.

Demi

Nëse jeni në një lidhje, keni vendosur të sillni pak erëz dhe origjinalitet në këtë lidhje. Shtatori është një muaj kënaqësie për çiftet, bëheni gjithnjë e më të afërt dhe të përkushtuar ndaj njëri -tjetrit.

Ju investoni në mënyrë të barabartë në marrëdhënien tuaj dhe kjo është ajo që ju bën të respektoni dhe ta doni njëri -tjetrin edhe më shumë.

Nëse një histori e re dashurie lind rreth 9 shtatorit, do të duhet të merrni një vendim të madh për ndryshime të caktuara në jetën tuaj.

A jeni gati të përjetoni një lidhje të re? Para se të filloni një lidhje serioze, bëni vetes pyetjet e duhura.

Flisni për këtë me njerëzit afër jush dhe vlerësoni atë që dëshironi vërtet. Demat e lirë mund të dashurohen çmendurisht, por do kenë edhe disa dilema. Demat do të sjellin risi dhe eksitim në jetën e tyre bashkëshortore.

Do të ketë gëzime dhe kënaqësi në jetën tuaj martesore.

Virgjëresha

Në një lidhje, gjithçka do të jetë e butë, e qetë dhe magjike, ashtu siç duhet të jetë. Një marrëdhënie me një partner ju inkurajon të zhvilloni dhe forcon vetëbesimin tuaj.

Ju merrni përgjegjësitë tuaja dhe krijoni rrugën tuaj drejt një fati të lumtur dashurie.

Ky është një muaj kënaqësie për çiftet, vendosni të sillni pak nuancë dhe origjinalitet në lidhjen tuaj.

Ju i dorëzoheni dashurisë me gjithë zemrën tuaj, dhe pasionet do t’ju joshin dhe do të zgjojnë emocione të reja në ju. Ekziston një shans që një dashuri e re të lindë në fillim të shtatorit.

Do të jetë një person i sinqertë, i hapur dhe i besueshëm që e di se çfarë dëshiron.

Bisedat e gjata do t’ju ndikojnë si magji, dhe vetëbesimi do të jetë në një nivel për t’u pasur zili. Disa shanse nuk duhen humbur.

Akrepi

Temperamenti juaj i zjarrtë ngadalë do të qetësohet dhe do t’ju sjellë harmoni në një marrëdhënie dashurie. Relaksohuni në një lidhje, tani telashet janë prapa jush.

Kini kujdes, provoni aftësinë tuaj për t’i rezistuar dëshirës për t’u kthyer pas në kohë.

Planetët ju sjellin shumë qëllime dhe vizione të mira në fushën e dashurisë.

Akrepa të lirë, vetëm nga 21 shtatori jeta juaj emocionale merr një kthesë të re.

Dalja, argëtimi, vallëzimi dhe disa njohje të reja mund të kthehen në një romancë nga një përrallë.

Vendi

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë për vizitë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të mbajtur këtë të mërkurë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se për zbatimin e kësaj mase janë ndarë tre milionë euro.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për zbatimin e masës 4.5 për mbështetjen e mërgatës, në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike”, deklaroi Murati, duke sqaruar se këto mjete transferohen direkt në dikasterin që ai udhëheq.

Përveç lehtësirave për diasporën, në këtë mbledhje u miratuan edhe 13 pika të tjera të rendit të ditës. Ndër to vlen të theksohet shqyrtimi i nismës për Marrëveshjen e Grantit që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Po ashtu, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e buxhetit për financimin e disa projekteve kapitale në komunat: Mitrovicë e Jugut, Shtime, Pejë dhe Podujevë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisin diskutimet për Qeverinë dhe Presidentin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet sa më shpejt në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë, Kurti theksoi se vota e qytetarëve ishte një mesazh i qartë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke shtuar se vetë rezultati i fundit e dëshmoi një gjë të tillë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, hapat konkretë drejt formimit të strukturave të reja udhëheqëse do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zyrtar nga KQZ-ja.

“Porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, u shpreh ai.

Nga procesi zgjedhor i 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me 7 deputetë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

U kap në Aeroportin e Prishtinës me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk

Published

on

By

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur i dyshuari ka prezantuar dokumentin e udhëtimit që dyshohet se ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara