Sport

​Këta janë 10 lojtarët që dështuan nën urdhrat e Pep Guardiolës

Një prej tyre është Zlatan Ibrahimovic.

Published

on

Pep Guardiola do të mbetet gjithmonë si një nga figurat më me ndikim në historinë e futbollit, dhe ndoshta trajneri më i madh i lojës ndonjëherë për disa.

Një trajner që ka revolucionarizuar skuadrat kudo që ka qenë dhe padyshim që shkëlqimi i Guardiolës nuk mund të nënvlerësohet.

Ai e kupton lojën si shumë pak të tjerë dhe është shumë i aftë ta përkthejë këtë mirëkuptim në rezultate në fushë.

Duke filluar karrierën e tij si trajner me Barcelonën B në vitin 2007, ai i çoi ata në titullin e Tercera Division në sezonin e tij të parë dhe të vetëm në krye, përpara se t’i jepej puna në ekipin e parë një vit më vonë.

Ajo që pasoi ishte katër vite futboll revolucionar, duke e vendosur Barcelonën si klubin më dominues në botë me një stil të lojës së pasimeve që ishte mjaft i mirë për të shkatërruar çdo kundërshtar, dhe duke zhvilluar disa nga lojtarët më të mëdhenj për të luajtur lojën.

Që atëherë, ai ka shtuar në koleksionin e tij të trofeve dhe ka vazhduar më tej trashëgiminë e tij me Bayern Munich dhe aktualisht Manchester Cityn, ky këtë të fundit e ka bërë pjesë në skuadrat më të mira momentalisht në Evropë.

Por, në karrierën e tij të suksesshme, Guardiola ka arritur të bëjë edhe lojtarë të fortë, ndërsa disa prej tyre nuk e kishin këtë mundësi.

Lojtarë të ndryshëm dhe emrat të njohur kanë arritur të dështojnë nën urdhrat e trajnerit spanjoll, dhe “GiveMeSport” ka listuar 10 prej tyre që nuk kanë arritur të bindin me paraqitjet e tyre.

1.Claudio Bravo (Manchester City)

2.Mario Gotze (Bayern Munich)

3. Alexander Hleb (Barcelona)

4. Yaya Toure (Barcelona)

5. Martin Caceres (Barcelona)

6. Ferran Torres (Manchester City)

7. Nolito (Manchester City)

8. Zlatan Ibrahimovic (Barcelona)

9. Danilo (Manchester City)

10. Douglas Costa (Bayern Munich)

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara