Lajmet

​Këshilltari i lartë politik i Antony Blinken do ta vizitojë të hënën Sarajevën

Chollet në Departamentin e Shtetit kryen detyra nga një gamë e gjerë çështjesh dhe detyra të veçanta diplomatike.

Published

on

Këshilltari i lartë politik i sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Derek Chollet do të mbërrijë në Sarajevë të hënën, konfirmuan për “Avaz” nga Ministria e Punëve të Jashtme të BeH.

Chollet në Departamentin e Shtetit kryen detyra nga një gamë e gjerë çështjesh dhe detyra të veçanta diplomatike nën drejtimin e Sekretarit, dhe më parë ka mbajtur poste në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Mbrojtjes së SHBA.

Nga viti 2012-2015, ai ishte ndihmës sekretari i Mbrojtjes për Sigurinë Ndërkombëtare, ku drejtoi politikën e mbrojtjes së SHBA-së ndaj Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Hemisferës Perëndimore.

Chollet, përpara se të bashkohej me Pentagonin, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë si asistent special i presidentit dhe drejtor i lartë i planifikimit strategjik në stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Nga viti 2009-2011, ai ishte zëvendës shef i Stafit për Planifikimin e Politikave të Departamentit të Shtetit. Ai shërbeu në ekipin e tranzicionit Biden-Harris të Departamentit të Shtetit në vitin 2020, si dhe në ekipin e tranzicionit Obama-Biden 2008.

Jashtë qeverisë amerikane, Colette ka mbajtur pozicione të ndryshme në institucione kërkimore kryesore.

Nga viti 2016-2020, ai ishte zëvendës president ekzekutiv dhe këshilltar i lartë për Politikat e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Fondin Marshall Gjerman (GMF) dhe si bashkëpunëtor vizitor në Universitetin Perry World House në Pensilvani.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Institutin Brookings, Qendrën Kissinger për Çështjet Globale në Johns Hopkins/SAIS dhe Akademinë Amerikane në Berlin.

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Sport

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh.

Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20 milionë euro.

Ai theksoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional konsiderohet një domosdoshmëri për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Continue Reading

Lajmet

​Mblidhet Kryesia e LDK-së

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të martën nënkryetarët dhe kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Disa prej nënkryetarëve të cilën hyn në selinë e LDK-së thanë se ky është një takim konsultativ, derisa nuk bën të ditur nëse do të jap dorëheqje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se takimi i sotëm do të jetë vetëm konsultues.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.

Continue Reading

Të kërkuara