Sport

​Këshilli diskuton për problemin e kurdisjeve të mundshme në ndeshjet e futbollit

Published

on

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive dje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku është adresuar ngjarja e fundit në ndeshjen e basketbollit, mes klubeve ‘KB Ponte’ nga Prizreni dhe ‘KB Peja’, por gjithashtu u shqyrtuar edhe kurdisja e mundshme në ndeshjet e futbollit.

Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS –së, Daulina Osmani dhe në bazë të çështjes për diskutim, ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu.

Sipas një komunikate të MKRS-së, rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë.

“Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë poashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave.”

“Në kuadër të takimit të jashtëzakonshëm anëtarët e Këshillit kanë pranuar inçizime shtesë të cilat tashmë janë proceduar në Prokurori. Më tutje, Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij. Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive, ritheksoi vendosmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet relevante me qëllim që adresimi i përgjegjësive ndaj atyre që përfshihen në akte të dhunës dhe dukurive tjera negative në ngjarjet sportive, të jetë i plotë dhe proporcional me veprimet e kundërligjshme.”

“Këshilli po ashtu i dha mbështetje reagimit të Federatës së Basketbollit, në adresimin e përgjegjësisë disiplinore dhe organizative ndaj palëve të përfshira në këtë rast. Po ashtu, javën e kaluar Këshilli ka mbajtur një takim për të adresuar shqetësimet e fundit lidhur me kurdisjet e mundshme në ndeshjet e futbollit”, thuhet në njoftim.

Sipas këshillit, kurdisjet paraqesin problem serioz dhe të gjitha pretendimet duhet të mbështeten në fakte dhe trajtimi i secilit rast duhet të bëhet në përputhje me ligjet në fuqi. 

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara