Sport

​Kërkohet të ri-luhet finalja e Botërorit, Argjentinë-Francë

Në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen.

Published

on

Populli francez nuk po bie dakord me finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, aty ku kombëtarja e tyre u mposht në finale nga Argjentina teksa vendimtare rezultuan goditjet e 11-metërshave, me lojtarët albiceleste që u treguan shumë të saktë.

Megjithatë, para se sfida të shkonte tek 11-metërshat, Franca pretendoi në disa raste për gjykimin, teksa “Gjelat” protestuan gjatë për penalltinë e akorduar në favor të Di Marias. Ousmane Dembele ishte ai që pati kontatin me sulmuesin anësor, mirëpo nga pamjet u duk se bëhej fjalë për një kontakt tejet të lehtë. Gjithsesi, arbitri Marciniak akordoi menjëherë penallti dhe nuk pati nevojën as për t’u këshilluar me sistemin VAR.

Ndërkohë, një tjetër rast që pretendojnë francezët është edhe një kontakt në zonë i Thuram me Romeron. Gjyqtari polak akordoi faull në dëm të Francës duke ndëshkuar me karton të verdhë Thuram për simulim në zonë, megjithatë sërish pamjet treguan se kontakt pati ndërsa edhe në këtë rast, Marciniak nuk priti sistemin VAR.

Në këtë formë, në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen, teksa deri më tani janë mbledhur plot 200.000 firma. Megjithatë, diçka e tillë duket e pamundur për t’u realizuar pavarësisht dëshirës së francezëve, me Argjentinën që prej disa ditësh po i gëzohet suksesit të tretë në një kampionat Botëror.

Lajmet

Probleme fizike për Yamal, lëndimi në ijë vazhdon ta kufizojë

Published

on

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, pasi që ishte vetëm hija e vetes së tij në “Santiago Bernabeu”, të pranishmit kanë sugjeruar se mund të ketë qenë nën presionin e madh të ndeshjes, dhe se arsyeja kryesore është një dëmtim në ijë që ende po e shqetëson.

18-vjeçari filloi të ndiente shqetësime që në fund të gushtit, por pas grumbullimit me kombëtaren e Spanjës u kthye i dëmtuar.

Ai mungoi për dy javë, u rikthye dhe luajti kundër Real Sociedad dhe Paris Saint-Germain, por më pas u detyrua të qëndronte jashtë fushës edhe për tre javë të tjera.

Sipas “Cadena Cope”, njerëzit pranë Lamine Yamal thonë se ai ende nuk është 100% i rikuperuar, ndërsa burime brenda Barcelonës kanë konfirmuar se lojtari vazhdon të ndiejë shqetësime të lehta.

Në anën tjetër, ish-fizioterapisti i Barcelonës, Miguel Ángel Cos, tha për “Cadena SER” (nëpërmjet “Sport”) se Lamine Yamal “duhet të mësojë të jetojë me këtë dëmtim në ijë”.

Ai shpjegon se nuk bëhet fjalë për një dëmtim klasik muskulor, por për një problem që shpesh shfaqet gjatë periudhës së rritjes, sidomos nëse lojtari ka shtuar masë muskulore gjatë vitit të fundit. Dëmtimi ndodh në pikën ku muskujt abdominalë takohen me ata të kofshës, dhe nëse nuk janë tërësisht të sinkronizuar, shkaktojnë dhimbje.

Nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për këtë, përveç pritjes dhe ndjekjes së rreptë të terapisë fizioterapeutike, duke shmangur “ushtrimet shpërthyese”.

Cos kujtoi se edhe Lionel Messi kishte pasur probleme të ngjashme në dy raste, dhe se stafi mjekësor duhej t’ia ndalonte lojën e “foot-tennis” me Ronaldinhon, pasi argjentinasi jepte gjithçka në ato duele miqësore./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Chelsea synon Panichelli që po shkëlqen në Ligue 1

Published

on

Me nëntë gola në dhjetë ndeshje në Ligue 1, Joaquin Panichelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas, 23 vjeç, është duke shkëlqyer te RC Strasbourg, duke përfshirë së fundmi edhe një performancë të jashtëzakonshme kundër PSG.

Chelsea FC po punon për ta sjellë Panichellin në Londër në afatin e verës. Raportet e klubit londinez me Strasbourg mund ta bëjë transferimin më të lehtë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës do të mungojë në 10 ndeshje

Published

on

Pedri Gonzalez do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj, pasi që problemet me lëndime po vazhdojnë te gjiganti katalunas.

Pas Lewandowskit, Raphinas, Olmos, Joan Garcias, Christensenit, Gavit, Ter Stegenit, edhe mesfushori spanjoll edhe Gonzalez do të mungojë për të paktën 10 ndeshje.

Sipas gazetarit sportiv italian dhe njëherësh ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, Pedri do të mungojë ndaj ekipeve: Elche, Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Club, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid, Real Betis, Frankfurt dhe Osasuna.

Lajmi pozitiv për trajnerin Hansi Flick ishte rikthimi në ushtrime i sulmuesit Robert Lewandowski këtë javë dhe mund të ketë minuta loje për polakun në ndeshjen ndaj Elches këtë fundjavë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Leao në dyshim për derbin me Romën

Published

on

Milani ka shqetësime për gjendjen fizike të Rafael Leaos para ndeshjes vendimtare të fundjavës kundër Romës. Sulmuesi portugez u largua nga fusha në pjesën e parë të barazimit 1-1 ndaj Atalantës dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, testet nuk zbuluan dëmtim serioz, por lojtari po vuan nga një inflamacion në vijë, çka e vë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Leao, 26 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A, duke shënuar tre gola, pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit në pulpë.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të aktivizojë Christopher Nkunku ose Ruben Loftus-Cheek, pasi Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez pritet të mungojnë.

Ndërkohë, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Pulisic dhe Adrien Rabiot synojnë të jenë gati për ndeshjen ndaj Parmës më 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara