Lajmet
Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin e Sebahate Sopit
Published
5 years agoon
By
Betim GashiInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkojnë suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto institucione nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale të dhunës në familje. Për më tepër, IKD dhe RrGK po thonë se këto institucionet kanë bërë shkelje të së drejtës elementare për jetë.
Të dy këto organizata kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës në rastin e Sebahate Sopit.
Dyshohet se me 14 mars, L.S se në lagjen “Emshir” në Prishtinë me armë zjarri ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij Sebahate Sopi, e më pas e ka vrarë edhe vetën.
IKD dhe (RrKK) kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.
Ehat Miftaraj nga IKD tha se me kushtetutë e drejta për jetë është elementare dhe duhet të garantohet nga shteti, por që një gjë e tillë nuk është përfillur në rastin e Sopit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e saj për t’i ofruar mbrojtje në këtë rast viktimës Sebahate Sopit. Çka ishte edhe më e ndjerë ishte fakti që Prokuroria Themelore në Prishtine dje dërgoi një komunikatë për media përmes së cilës u mundua fatkeqësisht në mënyrë amatoreske dhe aspak njerëzore t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë publikisht se kjo prokurori ka ndërmarrë të gjitha veprimet në lidhje me këtë rast”, theksoi ai.
Ai ka njoftuar se e ndjera ka qenë viktimë e dhunës në familje në vitin 2019, dhe si rezultat i saj kishte një urdhër-mbrojtje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. Urdhri për mbrojtje kishte skaduar në vitin 2020. Vajza e Sebahate Sopit më 3 mars kishte raportuar dhunën në familje ndaj nënës së saj. Miftaraj theksoi se Prokurori i Shtetit vetëm me një intervistim ishte mjaftuar që të mos ndërmarrë veprime shtesë.
“Prokurorët e shtetit në Republikën e Kosovës duhet të kuptojnë se pozita e prokurorit nuk është privilegj për të marrë në fund të muajit 20 mijë euro, 30 mijë euro deri në 60 mijë euro në muaj që marrin disa prokurorë. Por, pozita e prokurorit është përgjegjësi para kushtetutës, është përgjegjësi para ligjit, është përgjegjësi në raport para sistemit prokurorial dhe qytetarëve. Fatkeqësisht sot prokurorët e shtetit po i shfrytëzojnë privilegjet, por nuk po i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ua kanë caktuar kushtetuta dhe ligji”, shtoi ai.
E Adelinë Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se gratë për vjet me radhë po e raportojnë dhunën, por që institucionet gjegjëse po refuzojnë të ofrojnë mbështetje, çka po rezulton me përfundim të jetës me fatalitet.
“Ne do të kërkojmë që të gjenden edhe prokurorët, të cilët e që e dimë cilët janë edhe të tjerë të cilët nuk po e zbatojnë punët dhe detyrën e tyre ashtu siç duhet. Dhe do të kërkojmë shkarkimin e tyre dhe masat e tjera të cilat janë ndëshkuese për këta ushtrues detyre në institucionet zyrtare”, tha ajo.
Hulumtuesi Shala nga IKD shtoi se prokurori i shtetit në komunikatën e djeshme duke u munduar ta mbulojë fajin e vet, ka dëshmuar neglizhencën e treguar.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë përpos faktit që ka pasur të deponuar një rast, ka pasur edhe të dhëna kriminale që i njëjti paraprakisht për dhunë ndaj së njëjtës është mbajtur në paraburgim dhe ndaj së njëjtës ka pasur edhe një urdhër-mbrojtës. Bëhet fjalë për dhunë sistematike ndër vite dhe që rreziku i shpërthimit ka qenë evident, moment pas momenti. Mirëpo, përkundër kësaj prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të kompetencave të saj. Sikur prokuroria të ndërmerrte veprime në kuadër të kompetencave të saj, arsyeshëm besohet se do të bëhej distancimi në mes dorasit dhe viktimës”, ka shtuar ai.
Tutje ai ka shtuar se institucionet gjegjëse ia kanë shkelur të drejtën për jetë Sebahate Sopit.
“IKD dhe RrGK kërkon nga sistemi prokurorial që urgjentisht ta trajtojë aspektin e llogaridhënies në lidhje me këtë rast. Dhe aspekti i parë që duhet është që të suspendohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurori i këtij rasti. Dhe po ashtu kërkojmë që të formohet një grup punues që të zbardhet ky rast”, ka përfunduar ai.
Sipas Shalës, ky grup punues duhet të përfaqësohet nga një prokuror i cili nuk është nga Themelorja në Prishtinë, një përfaqësues i viktimës dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.
Në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se më datën 4 mars ka ftuar në polici për deklaratë shtesë Sebahate Sopin, por e njëjta nuk është paraqitur Stacion Policor.
E njëjta dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj me 14 mars, i njëjti më pas ka vrarë edhe veten.
Vendi
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare
Published
10 hours agoon
February 18, 2026By
ubtnews
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.
Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.
Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.
Aktualitet
Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit
Published
11 hours agoon
February 18, 2026By
UBTNEWS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.
Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.
Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.
“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.
Vendi
Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik
Published
11 hours agoon
February 18, 2026By
ubtnews
Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.
Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.
Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.
Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.




Lajmet
Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes
Published
14 hours agoon
February 18, 2026By
UBTNEWS
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.
Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.
Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.
Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/
Kryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare
Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit
Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik
Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovë
Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes
Bisedimet “e vështira” të paqes Rusi-Ukrainë përfundojnë pa ndonjë kthesë
Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Traumën e Luftës në Kosovë
REL: Osmani merr pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
