Kronikë e zezë

​Kërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq: Neglizhenca e saj i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt

E njëjta prokurore më 1 janar të këtij viti kishte liruar në procedurë të rregullt Skënder Qerimajn pasi ishte denoncuar për dhunë.

Published

on

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës duke kundërshtuar vendimin e këtij institucioni që prokurores së Prokurorisë së Mitrovicës, Stojanka Kasaloviq t’i shqiptohet vetëm vërejtje publike me shkrim.

E njëjta prokurore më 1 janar të këtij viti kishte liruar në procedurë të rregullt, Skënder Qerimajn pasi ishte denoncuar për dhunë, ndërsa më 5 janar vrau bashkëshorten e tij, Lirie Qerimaj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kundërshtuar vërejtjen e Këshillit Prokurorial ndaj prokurores duke thënë se neglizhenca e Kasaloviq i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt. Në këtë aksion u tha se përkundër denoncimeve të vazhdueshme të të ndjerës Lirie Qerimaj për dhunë nga bashkëshorti i saj, prokurorja e kishte liruar edhe pse e ndjera kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

Anita Mjeku, aktiviste në Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist deklaroi se pikërisht kjo e bën shtetin bashkëfajtor në vrasjen e Lirie Qerimajt.

Braktisja e Lirijës nga shteti nuk është rast i izoluar por praktikë e vazhdueshme institucionale e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, që shpesh rezultojnë me fatalitet. Ky rast e bënë bashkëfajtor shtetin. E bënë bashkëfajtor në eskalimin e dhunës ndaj grave në çdo nivel e sferë, në pasigurinë e thellë të shkaktuar tek to dhe në vrasjen e tyre. Procesverbali i bërë publik së fundmi nga koha tregon se Liria kishte përjetuar dhunë sistematike para se të vritje. Por përkundër kësaj, ajo s’kishte gjetur mbrojtje nga askush, duke përfunduar kështu e vrarë”, tha Mjeku.

Ajo ka kërkuar që prokurorja Kasaloviq të largohet menjëherë nga puna.

Sot ne kërkojmë që prokuroria Kasaloviq të largohet nga puna, ndërsa Skënder Qerimaj të dënohet me burgim maksimal, këto si hapa të parë të marrë drejt arritjes së drejtësisë për Lirie Qerimajn. Që të ketë drejtësi për Lirien, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune”, përfundoi Mjeku.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Skënder Qerimaj me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj, ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, kishte nxjerrë armën nga xhepi i xhupit dhe kishte shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara