

Lajmet
Kërkohet që sa më parë të krijohet strategjia për drejtësi tranzicionale, MD thotë se nuk mungon vullneti politik
Haxhiu u shpreh nuk mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për finalizim e strategjisë për drejtësi tranzicionale.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDrafi i parë i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale deri në shtator pritet të jetë në diskutim publik, ndërsa edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt ta hartojë këtë strategji. Kështu u tha me rastin e publikimit të udhëzimit “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK).
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh nuk mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për finalizim e strategjisë për drejtësi tranzicionale. Haxhiu u shpreh se tashmë Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë aktualisht është në diskutim publik dhe së shpejti planifikojnë ta dërgojnë në Qeveri.
“Ministria e Drejtësisë është e angazhuar në hartimin e një strategjie e cila ka në fokus viktimat dhe nevojat e veçanta të tyre. Andaj konsultimi i vazhdueshëm me të gjithë ata që janë prekur nga lufta duke iu kushtuar vëmendje të veçantë krimeve dhe abuzimeve të kryera ndaj grupeve të margjinalizuara është mënyra më e mirë për t’i njohur pwr së afërmi nevojat e tyre që ato pastaj të pasqyrohen qartë në strategji. Duke qenë pjesë e planit qeverisës padyshim që vullneti politik në finalizimin e kësaj strategjie mbi parimet bazë për drejtësi tranzicionale nuk mungon, në fakt ne jemi më të përkushtuar si asnjëherë më parë që të trajtojmë të kaluarën tonë dhe t’i japim kahje të ardhmes drejtë respektimit dhe garantimit, por po ashtu edhe të drejtave të njeriut. Megjithatë duhet ta pranojmë se hartimi i kësaj strategjie deri tani ka qenë mjaftë sfidues, institucioneve të Kosovës duke se iu mungojnë kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e politikave në drejtësi tranzicionale”, u shpreh Haxhiu.
Kurse shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se publikimi i këtij udhëzuesi do të ndihmojë në zhbllokimin e vonesave për hartim të strategjisë për drejtësi tranzicionale. Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të hartojë draftin e kësaj strategjie.
“Udhëzuesi duhet të ndihmojë në zhbllokimin e vonesave aktuale në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale për Kosovën. Qëllimi i udhëzuesit është që t’ia angazhojmë politikanët dhe popullin që të kërkojnë veprime të qarta nga autoritet dhe të fillojnë diskutimet për drejtësi tranzicionale. Strategjia për drejtësi tranzicionale jo vetëm që do të shpërfaqë zotimin e autoriteteve për tu marr me të kaluarën dhe të mundësojnë edhe një mbyllje, por gjithashtu siguron edhe efektivitet maksimal të punës së drejtë, objektive të përmirësimit të reagimit ligjor dhe politikave ndaj kësaj çështje, Kosova si një shoqëri e larmishme që del nga konflikti ende ka nevojë për transformime shoqërore, bashkëjetesë paqësore dhe pajtim, por pa këtë qasje gjasat për zhvillim pozitiv janë të kufizuara, prandaj BE i bënë thirrje Qeverisë që ta finalizojë draftin e strategjisë për drejtësi tranzicionale. Në strategji Qeveria ka nevojë që të adresojë të gjitha sfidat dhe të marr masa për të siguruar nëse ky proces është gjithëpërfshirës me qartësi në zgjidhje dhe nuk ka diskriminim”, u shpreh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale, Baki Svirca u shpreh se në shtator pritet të jetë në diskutim publik drafti i parë formal për strategjinë për drejtësi tranzicionale.
“Ajo që dua ta theksoj është se shumë shpejt do të del drafti i parë I cili do tu shpërndahet anëtarëve të grupit punues dhe besoj që nuk mund ta precizoj por në një afat gogja optimal do të ketë edhe do të vendoset në platformën diskutive paraprake dhe pas asaj do të jenë diskutimet publike. Unë besoj që deri kah shtatori do të jetë në diskutime publike drafti i parë formal i cili ka pastaj mundësi për tu përmbushur dhe plotësuar”, u shpreh Svirca.
Hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Besnik Beqaj tha se qëllimi kryesor i një strategjie të drejtësisë tranzicionale është t’u sigurojë viktimave dhe të mbijetuarve dëmshpërblim për shkeljet e pësuara të të drejtave të njeriut, vendosjen e besimit në legjitimitetin e shtetit dhe funksionin e sundimit të ligjit, vendosjen e kohezionit social të qëndrueshëm dhe kërkimin e pajtimit.
“Masat e drejtësisë tranzicionale duhet të inkurajojnë tranforimin politik, shoqëror dhe ekonomik dhe të avancoj barazinë gjinore në dy objektiva dalluese. Në një konsideron se duhet të arrihet drejtësi për viktimat dhe nën dy konsideron se drejtësia tranzicionale duhet të kontribuoj në krijimin e një shoqërive të drejta, gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Në anën tjetër drejtësia tranzicionale karakterizohet nga dy qëllime fillestare që janë ndërrimi i besimit mes qytetarëve dhe njohja e statusit të viktimave, ndërsa si dy qëllime përfundimtare konsideron demokratizime e shoqërive dhe pajtimin në fund…. Ne kemi konsideruar 11 parime bazë që një strategji në draftimin e saj të merret parasysh nga grupi punues në fillim kemi konsideruar që strategjia duhet me marr periudhën kohore për hulumtim dhe fushëveprim të saj nga janari i viti 1998 deri në dhjetorin e vitit 2000. Sepse përderisa viktimat janë qendër e drejtësisë tranzicionale kemi shumë viktima të cilat ndoshta janë afektuar dhe si pasoj e konfliktit të armatosur dhe janë të ndërlidhura. Nën dy kemi konsideruar se qasja e përqendruar në viktima duhet të jetë pikë qendrore e strategjisë kombëtare”, theksoi ai.
Sipas këtij udhëzimi objektivat strategjike për drejtësi tranzicionale janë: Të mbështes të drejtat e viktimave për dëmshpërblime, duke përfshirë njohjen e përgjegjësisë, kornizën kohore për pranueshmërinë, një përcaktim dhe kategorizim të qartë të të drejtave dhe të llojeve të dëmshpërblimeve, afatin kohor për administrimin e reparacioneve, burimet dhe shpërndarjen e financimit. Legjislacioni duhet të tregojë gjithashtu institucionet përgjegjëse për dëmshpërblimin si dhe organet përgjegjëse për ofrimin e mbikëqyrjes; Të sigurohet që programet e dëmshpërblimit të përfshijnë forma të ndryshme përtej kompensimit, të tilla si masat e kënaqësisë, të kthimit dhe të rehabilitimit si dhe garancitë për mospërsëritje; në shkallën, në të cilën masat janë të dizajnuara dhe të afta për t’i rikthyer viktimat në gjendjen e tyre fillestare përpara se të ndodhnin shkeljet, që është rivendosja e lirive, e punësimit, e pronës dhe e dëmeve morale, siç përkufizohet në dokumentin udhëzues; Të sigurohet se reparacionet zbatohen në mënyrë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë përfituesit, të lidhura me proceset afatgjata të zhvillimit. Për këtë qëllim, është thelbësore të krijohet një bazë e unifikuar dhe e kategorizuar e të dhënave e të gjithë përfituesve, pavarësisht nga të drejtat ose lloji i kompensimit dhe t’i bëjnë këto të dhëna të qasshme për shqyrtim publik sipas ligjeve dhe procedurave të mandatuara për mbrojtjen e të dhënave; Të sigurohet pranimi i shkeljeve, mbështetja për kërkimin e së vërtetës, kërkimi e personave të zhdukur, gjetja/rivarrimi i mbetjeve njerëzore, kërkimi i faljeve publike dhe ngritja e memorialëve dhe përkujtimet.
Udhëzuesi “Drejt një Strategjie Kombëtare të Drejtësisë Tranzicionale për Kosovën”, me autor Thomas Osorio, i cili nuk kishte pasur mundësi të vijë në Kosovë për ta prezantuar, është mundësuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.
Lajmet
FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani
Published
9 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.
FSK njofton se “Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim. Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera”./EO
Lajmet
Zgjedhjet lokale, PZAP-ja urdhëron rinumërimin e votave në tri komuna
Published
10 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ) njofton se ka nisur rinumërimi i pesë vendvotimeve me urdhër të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Sipas KQZ-së, numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës. Sipas njoftimit, mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëhet rinumërimi i votave në tri komuna, në Mitrovicë të Jugut, Kamenicë dhe Podujevë.
“Vendvotimet të cilat do të rinumërohen i takojnë komunave të ndryshme, si: Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06); Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02). Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara, gjatë ditës së sotme në QNR do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Nga rezutatet e deritanishme preliminare, shtatëmbëdhjetë komuna pritet të shkojnë në balotazh në zgjedhjet për kryetar 2025, pesë më pak se para katër vjetësh në Kosovë.
Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku e Kllokoti do të jenë pjesë e balotazhit më 9 nëntor./KP
Lajmet
Gërmime në 24 lokacione, gjenden mbetjet mortore të 4 personave, Hoti: Serbia ka bërë krime që mendja e njeriut pak i kupton
Published
13 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Janë gjetur mbetjet mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se gërmimet janë bërë në 24 lokacione dhe se këto nuk janë të vetmet për këtë vit, për çka pati një sqarim duke thënë se jo medoemos në lokacione ku gërmohet ka persona të zhdukur.
“Brenda këtij viti kemi gërmuar apo hulumtuar 24 lokacione në territorin e Republikës së Kosovës pa e përfshi territorin e Serbisë, pasi e dini që jemi në Kozhle. Nga 24 lokacione ne kemi arritur me i gjetë mbetje mortore të personave që potencialisht mund të jenë nga lista e personave të zhdukurve në 12 lokacione. Kjo nuk do të thotë që patjetër këta persona janë persona të zhdukur. Këtë e thotë patjetër vetëm kur vjen raporti i ADN-së. Lokacioni i fundit i 24 që sot po gërmohet, nuk është i fundit për këtë vit, vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq. Në këtë lokacion kemi arrit me i gjetë, mbetjet mortore të 4 personave. Po lutem me gjetë mirëkuptimin e qytetarëve, familjarëve dhe juve (gazetarëve)sot në mëngjes pas një raportimi që ka ndodhur për këtë. Sot në mëngjes më kanë thirr dy familjarë të shqetësuar tej mase. Me pyetje a është prindi im, a është gjyshi im, apo vëllai im. Këto raportime në media, natyrisht që janë në anën tuaj profesionale por po ngrisin shqetësime te familjarët. Edhe unë jam familjarë, ju lutem së pari familjarëve, qytetarëve dhe juve, që asnjëherë në radhë të parë mos të merret gjithsesi që në atë lokacion ka persona të zhdukur. Mbi 2500 lokacione i kemi gërmuar në Kosovë”, tha Hoti.
Hoti ka thënë edhe se Serbia ka bërë krime të shumëfishta në Kosovë aq sa mendja e njeriut nuk e kupton.
“Serbia ka ditë me bo krime të shumëfishta në Kosovë që mendja e njeriut pak i kupton. Ka vra njerëz, po e marrë shembull në Prizren i ka varros në Prishtinë e më pas i ka dërgu në Serbi. Mos të krijohet një shqetësim se ndoshta e gjetën familjarin tim. Le të presin sepse janë disa muaj në pritje që bëhen ekspertizat”, theksoi Hoti./EO
Lajmet
Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
Published
34 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet, ku kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplemtentesh të padeklaruara të fshehura në bagazhin e automjetit.
Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës./EO

Kur kanceri i mëlçisë përhapet në kocka

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Zgjedhjet lokale, PZAP-ja urdhëron rinumërimin e votave në tri komuna

Kallas: Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territori në këmbim të paqes me Rusinë

Gërmime në 24 lokacione, gjenden mbetjet mortore të 4 personave, Hoti: Serbia ka bërë krime që mendja e njeriut pak i kupton

Dakota Johnson bëhet fytyra e re globale e “Valentino”

Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Meta mbyll Messenger për desktop në Windows dhe Mac

Angelina Jolie tregon sekretet e bukurisë natyrale në moshën 50-vjeçare
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës