

Lajmet
Kërkohet përfaqësim i grave në dialogun Kosovë-Serbi
U theksua nevoja të ketë më shumë gra të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPjesëmarrja e grave në ekipet negociatore me Serbinë dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse vazhdon të jetë e ulët në Kosovë. Kështu u tha në lansimin e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” mbështetur nga BE, me ç’rast u theksua nevoja që të ketë më shumë gra të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se përkundër që ka rritje të përfaqësimit të grave në qeveri dhe në Kuvend, pjesëmarrja e grave në negociata ka munguar. Ai tha se Kosova numëron dy gra presidente, por që u shpreh se në zgjedhjet e lokale ka pasur një numër të vogël të grave që kanë kandiduar për të udhëhequr me komunat.
“Pjesëmarrja e grave në vijën e parë të negociatave ndërkombëtare gjithashtu është diçka që ka munguar. Me përjashtimin e Edita Tahiri ish-kryenegociatore e dialogut në mes 2011-2016 shumë pak gra kanë marrë pjesë në ekipet negociuese dhe atë për periudha të shkurtra kohore…Po besoj që kjo do të kontribuojë drejtë një botëkuptimi më të mirë të nevojave që Kosova t’i përfshijë gratë në proceset relevante të negocimit. I inkurajoj ata në Kosovë të cilët e kanë fuqinë që të emërojnë gra në pozita vendimmarrëse që ta bëjnë këtë, të përfshijnë gratë në nivel të lartë të negociatave që është e rëndësishme për Kosovën. Duhet të shihet kjo si një mundësi, statistikisht është dëshmuar që proceset e negociatave të cilat përfshijnë gra kanë gjasa më të mëdha që të jenë të zbatueshme ose të qëndrueshme”, tha ai.
Ai tha se si BE do të japin maksimumin që të zbatohen në praktikë rekomandimet e raportit që të ketë më shumë përfaqësim të grave në nivelet vendimmarrëse.
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi, theksoi rëndësinë që gratë të jenë të përfaqësuara në dialogun Kosovë-Serbi.
“Çdo problem mund të zgjidhet rreth tavolinës, për të duhet të bisedohet, të flitet dhe konsiderojë që çdo herë duhet me një popull me të cilin keni qenë i armiqësuar qoftë nëse bëhet fjalë për luftë apo konflikt duhet të flitet, të bisedohet, të negociohet për progres më të mirë të shteteve tona në të ardhmen. Përfaqësojë idenë e jetës së përbashkët të të gjitha komuniteteve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale dhe fetare, si dhe të gjuhës që e flasin në Kosovë dhe janë përmendur vlerat e diversitetit dhe kjo është një begati, pasuri që si shtet e posedojmë. Vetëm në këtë frymë duhet të shkojmë përpara dhe vetëm në këtë frymë duhet si qeveri, si sektor civil, si qytetarë të Kosovës, para së gjithash sikur prindër t’i qojmë përpara fëmijët tanë në rrugë drejtë BE-së. Për çfarë arsye nuk ka në një kohë kaq të gjatë gra të përfshira në këtë proces kjo varet nga indikatorët e shumtë”, tha ajo.
Redzepi tha se qeveria në të cilën ajo bënë pjesë i jep hapësirë të madhe përfaqësimit të grave, derisa u shpreh se personalisht përfaqëson qëndrimin që duhet të ketë në ekipin e bisedimeve një grua.
“Qeveria e së cilës unë jam pjesë i jep hapësirë shumë të madhe përfaqësueseve te gjinisë femërore, jo vetëm në shumicën e ministrive por edhe në stafin civil gjatë punësimit, dhe shumë është me rëndësi që kemi përkrahjen e kryeministrit. Unë personalisht përfaqësoj qëndrimin që në këtë qeveri duhet të jetë në ekipin e bisedimeve një grua”, u shpreh ajo.
Raporti është prezantuar nga Jovana Radosavljevic, e cila tha se Kushtetuta e Kosovës e njeh barazinë gjinore si vlerë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për sigurimin e mundësive të barabarta si për gratë dhe burrat, por që sipas saj kjo nuk ka gjetur zbatim në negociatat me Serbinë.
Ajo tha se Kosova në të gjitha negociatat e zhvilluara me Serbinë ka pasur numër minimal të grave pjesë të ekipeve negociatore, ku përmendi vetëm Edita Tahirin dhe Meliza Haradinaj-Stublla.
“Popullata në përgjithësi e ka një mendim negativ për procesin e Brukselit, ata mendojnë që nuk ka transparencë dhe nuk ka pasur kurrfarë përfitimi personale prej këtij procesi. Të gjitha këto procese të negociatave kanë të përbashkët atë që gratë nuk kanë qenë të përfaqësuara në nivel domethënës në tryezë. Në Rambuje ka pasur përfaqësim 16 burra dhe një grua, vetëm z.Tahiri ka qenë aty, përderisa ka qenë ekipi krejt meshkuj në mes 2011-2017 më duket kjo është Meliza Haradinaj ajo që ka qenë pjesëmarrëse. Prezenca e grave në këtë ekip nuk ka qenë e mjaftueshme”, tha ajo.
Raporti “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” përfshin konkluzionet dhe diskutimet që janë zhvilluar gjatë muajit gusht në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Graçanicë dhe Mitrovicën Veriore.
Lajmet
Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Published
41 minutes agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.
Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.
Lajmet
Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit
Published
1 hour agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.
Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.
Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress
Lajmet
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë
Published
3 days agoon
May 30, 2025By
UBTnews
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.
Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.
Lajmet
Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës
Published
3 days agoon
May 30, 2025By
UBTnews
Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.
Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.
Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.
“Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunal jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marr”, ka thënë Qosa.
Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.
Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.
“Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vite këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Apple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri në Teksas, që hyn në fuqi më 1 janar

Me një finale të fortë përmbyllet WTT Youth Contender Prishtina 2025

Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Miley Cyrus zbulon marrëdhënien me prindërit: I respektoj ata si individë më shumë se sa si prindër

Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Lajm i mirë për pronarët e automjeteve elektrike

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – publikohen datat e Ramë Lahaj International Opera Festival

Këto zakone po ju pengojnë të jeni më inteligjent, ja cilat duhen shmangur
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur