Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim për të dyshuarën e vrasjes në Kuk të Dragashit

Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga motrën e bashkëshortit të saj.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare.

Ajo më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30.

Lajmet

Dogana sekuestron 2 mijë e 550 fishekë të fshehur në një automjet në Prishtinë

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9 mm gjatë një kontrolli të realizuar ndaj një automjeti në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në autostradën Trudë–Prishtinë, gjatë operacioneve për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë dyshuar për ekzistimin e hapësirave të fshehura në automjet. Pas një kontrolli më të detajuar, janë zbuluar pjesë të modifikuara pas fabrikimit, ku ishin fshehur fishekët e kalibrit 9 mm.

Rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet kundër kontrabandës dhe veprimeve të kundërligjshme, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një motoçiklist pas përplasjes me një kamion në Istog

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Istog.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 27 korrik rreth orës 12:17 dhe ka përfshirë një motoçikletë dhe një kamion për bartjen e mbeturinave, të drejtuar nga dy shtetas të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet me dokumente të personave të tjerë në Dheu i Bardhë, nis hetimi ndaj një të dyshuari

Published

on

Një person është proceduar penalisht në Pikën Kufitare në Dheu i Bardhë, nën dyshimin për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të vendit, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, janë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë.

Në mesin e dokumenteve të sekuestruara janë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave serbe.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Rasti mbetet nën hetime./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në Obiliq dhe Prizren, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje, të regjistruara në Obiliq dhe Prizren.

Në Obiliq, më 27 korrik rreth orës 18:00, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prizren, po atë ditë rreth orës 21:30, është arrestuar një tjetër burrë, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara