Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim për dy persona që dyshohen për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën e BKT-së në Ferizaj

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit për dy persona që dyshohen për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën e BKT-së.

Prokuroria ka njoftuar se ish-drejtori i degës së BKT-së në Pejton-Prishtinë dhe Sh.B punëtor i autotaxit “Bini” në Gjilan, dyshohen të kenë kryer veprën penale “Mashtrim”, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Mashtrimi’, ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri I.A., më 17 Nëntor 2021, në kohë të pacaktuar, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me dashje dhe qëllim që vetes të i sjell dobi pasurore të kundërligjshme kishte keqpërdor besimin duke mos përmbushur detyrimet e pozitës së menaxherit të BKT-së- dega Pejton në Prishtinë, me këtë kishte për të kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i besimit’ nga neni 330 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Tutje në komunikatë thuhet se “Po ashtu, ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i pandehuri Sh.B., me anë të paraqitjes së rreme si klient, me dashje kanë sjell në lajthim zyrtarët e BKT-Dega në Ferizaj, duke nxitur që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së të dëmtuarit D.G., në atë mënyrë që pas marrveshjes paraprake me të pandehurin I.A., njëherit menaxher në BKT-dega në Pejton, i cili duke mos verifikuar fare personin e thirrur në emrin e klientit D.G., është i vërteti, bisedon në telefon me homologun e BKT-Dega në Ferizaj dhe i rekomandon nënpunëses së tij që të shkruaj një e-mail degës në Ferizaj lidhur me atë që klienti do të vijë pasdite për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, ashtu që i pandehuri Sh.B., ka shkuar në ditën kritike dhe ka tërhequr shumën e parave të lartëcekura, me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo ndonjë person tjetër, me dashje dhe pa autorizim, ka nënshkruar në vend të klientit tani të dëmtuarit D.G., për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, me këtë kishe për të kryer veprën penale ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’ nga neni 391 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet tutje në komunikatë.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara