Kulturë

​Këngëtari italian Capossela vjen me koncert në Pejë më 8 nëntor

Qëllimi i këtij edicioni është promovimi i muzikës dhe artistëve të xhazit, veçanërisht nga skena e xhazit shqiptar.

Published

on

Një shfaqje që gërmon në të kaluarën, shoshit të tashmen dhe shikon nga e ardhmja. Në Pejë, në ditën e mbylljes së “Peja Jazz Festival” performon kantautori multi-instrumentist (dhe shkrimtari) Vinicio Capossela, të martën, më 8 nëntor, në orën 20:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, (rr. Hasan Prishtina,73, Pejë). Koncerti realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë si pjesë e planit të promovimit të integruar “Vivere all’Italiana”. Para se të ngjitet në skenën kosovare, Capossela, gjithmonë me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, do të përformojë në Beograd (2 nëntor), Shkodër (4 nëntor), Tiranë (6 nëntor), dhe në Shkup (9 nëntor), si pjesë e turneut që pagëzoi “Ballkangiro”.

“Është një udhëtim vjeshtor që e kam dashur dhe i dëshiruar prej vitesh, saktësisht njëzet e gjashtë. Kanë kaluar shumë vite nga koha kur kam bërë udhëtimin tim të parë në atë që atëherë quhej Jugosllavi. Ishte si një botë që bisedonte me fëmijërinë time, një botë pasqyre përtej Adriatikut. Një çerek shekulli më vonë, sikur përtej detit që ndan Italinë nga Ballkani, pjesa e pazbutur e zemrës vazhdon të rrahë – thotë Capossela -. Pastaj, të këndosh në Kosovë ka një rëndësi të veçantë. Janë plagët e historisë që kanë shënjuar dhe vazhdojnë të shënjojnë këtë vend, i cili megjithatë shikon përpara dhe ëndërron Evropën, ku meriton të jetë me pasurinë e kulturës, që është një kryqëzim traditash të shumta. Edhe muzika ime është paksa e tillë: ka një jehonë të operës italiane, sëing, rock mitologjik, tradita rurale, imititm të entuziazmit mesdhetar, por edhe pak “turbofolk” ballkanik”, shton ai.

Në këtë rrugëtim artistin italian e shoqërojnë Victor Herrero (kitarë), Andrea Lamacchia (kontrabas), Giovannangelo De Gennaro (viella dhe aulofone) dhe Vincenzo Vasi (theremin, perkusion).

“Jemi shumë të lumtur që Vinicio Capossela do ta kemi në Kosovë, konkretisht Pejë, të paktën për dy arsye. E para, sepse me produksionin e tij ka treguar gjithmonë afërsi me Ballkanin, kurse stili dhe tingujt e tij folklorikë kujtojnë shumë elemente të traditave muzikore të këtij rajoni. E dyta, sepse Kosova dhe veçanërisht qyteti i Pejës ka qenë gjithmonë i lidhur me Italinë, e cila që nga përfundimi i luftës ka pasur një rol aktiv në misionin paqeruajtës nën udhëheqjen e komandës rajonale të KFOR-it. Në popullatën e Kosovës, Capossela do të gjejë Italinë që nderon këngët e tij: atë të njerëzve të thjeshtë, të njerëzve që dinë të bëjnë më të mirën, që dinë të jenë bujarë”, theksuan Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu dhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, Alessandro Ruggera.

Në netët e “Peja Jazz” përveç artistit italian do të këndojnë dyshja zvicerane-shqiptara-britanike e përbërë nga Elina Duni dhe Rob Luft (5 nëntor), kubanezja Ana Carla Maza (6 nëntor), Kuarteti i drejtuar i Rona Nishliut (7 nëntor).

Dardan Selimaj, drejtor artistik i festivalit, është shprehur “jemi krenarë që kemi bashkuar një grup artistësh që publikun do ta çojnë nëpër botë përmes eksperimenteve të tyre muzikore, duke i shndërruar 4 koncertet në një përvojë unike. Gjenialiteti i Vinicio Capossela shënon një kulm përrallor në këtë rrugëtim të bukur muzikor: ne jemi të nderuar ta mirëpresim në Kosovë një artist të madh si ai”.

Biletat për secilin koncert të “Peja Jazz” mund të blihen me çmimin simbolik prej 5 Euro, në qytetet kryesore të Kosovës. Në Pejë, në biletaritn e kinemasë “Jusuf Gervalla”, në “Dio café”, “Exit bar” dhe “Fox bar”. Në Prishtinë shiten në lokalin “Dit ‘e Nat” e “Bubble Pub”, në Prizren te “Destil bar”, në Gjakovë te “Etno Bar”, në Mitrovicë te “7 Arte cultural center” e“Pub Muzeu”.

Vinicio Capossela ka lindur në Gjermani në vitin 1965 nga prindër me origjinë Irpinia. Artistikisht u rrit në qarqet e underground të Emilia Romanjas, derisa u vu re dhe u prezantua nga kantautori Francesco Guccini. Borxhli për pjesën më të madhe të letërsisë së shekullit të njëzetë, Capossela shkroi gjithashtu dy libra, ” Non si muore tutte le mattine” (2004) dhe “Eclissica” (2021). Albumi i tij i parë (“All’una e trentacinque circa”) i vitit 1990, pika e kthesës është “Il ballo di San Vito” (1996) i përcaktuar nga vetë artisti jo si album, por si histori. Puna e tij e fundit është EP-i “Bestiario d’amore”, i publikuar më 14 shkurt 2020, ditën e Shën Valentinit, prodhuar nga La Cùpa dhe shpërndarë nga Ëarner Music Italy. Vepra bazohet në “Il Bestiario d’amore” të Richard de Fournival shkruar në shekullin XIII.

“Peja Jazz Festival” mbahet që nga viti 2020 në qytetin e bukur me emër të njëjtë.

“Kur gjithçka u errësua për shkak të pandemisë, Festivali erdhi si një dritë shprese për njerëzit e Pejës dhe komunitetin e xhazit”, kujtojnë organizatorët.

Qëllimi i këtij edicioni është promovimi i muzikës dhe artistëve të xhazit, veçanërisht nga skena e xhazit shqiptar. Përveç organizimit të koncerteve, festivali promovon ëorkshop-e dhe nisma të tjera kulturore.

Kulturë

Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën

Published

on

Në Lipjan është promovuar libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” i autorit Sefer Tasholli, një vepër publicistike që trajton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje zhvillimet politike dhe shoqërore të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Libri përbën botimin e pestë të autorit dhe fokusohet në periudhën nga viti 1941 deri më 1991, duke pasqyruar organizimet, demonstratat dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri, me theks të veçantë në Komunën e Lipjanit si pjesë e këtyre proceseve.

Gjatë promovimit, u theksua rëndësia e dokumentimit të historisë dhe ruajtjes së kujtesës kolektive përmes botimeve të tilla, të cilat shërbejnë si referencë për brezat e ardhshëm dhe kontribuojnë në ndriçimin e ngjarjeve kyçe të së kaluarës.

Autori Sefer Tasholli u shpreh se libri është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave historike, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë mbështetur realizimin e këtij botimi.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili vlerësoi rëndësinë e veprave që trajtojnë historinë e vendit, duke theksuar se mbështetja institucionale për projekte të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” konsiderohet një kontribut i çmuar në dokumentimin e historisë së Kosovës, duke sjellë një pasqyrë të gjerë të përpjekjeve për liri dhe identitet kombëtar.

Continue Reading

Kulturë

Petrit Halilaj prezantohet në Berlin me “Një Operë Jashtë Kohës”

Published

on

Gjatë qëndrimit në Berlin, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe shefja e kabinetit, Shkurte Aliu, së bashku me drejtorin e Filharmonisë, Dardan Selimaj, si dhe kuratoren Catherine Nichols, vizituan ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” të artistit Petrit Halilaj, e hapur në Hamburger Bahnhof.

Ky projekt i Halilajt përbën një arritje të rëndësishme për artin bashkëkohor nga Kosova. Ekspozita lidhet me operën “Syrigana”, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, dhe trajton tema si kujtesa, dashuria dhe identiteti.

Prezantimi i kësaj ekspozite në Hamburger Bahnhof dëshmon për prezencën e fuqishme të artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e artit për të komunikuar përtej kufijve.

Continue Reading

Kulturë

2 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë është një festë që organizohet çdo vit më 2 prill e cila ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.

Për herë të parë u zhvillua në vitin 1967. Festohet ne këtë datë pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, veprat e shkrimtarit danez Hans Christian Andersen vazhdojnë të mbeten ndër më të lexuarat dhe më të dashurat për fëmijët në mbarë botën.

Mes titujve më të njohur të tij veçohen “Sirena e Vogël”, një histori prekëse për sakrificën dhe dashurinë, si dhe “Rosaku i Shëmtuar”, që përcjell një mesazh të fortë për pranimin dhe vetëvlerësimin.

Po ashtu, “Rrobat e Reja të Perandorit” mbetet një nga përrallat më të njohura me elemente satirike, ndërsa “Vajza me Shkrepëse” trajton me ndjeshmëri temat e varfërisë dhe shpresës.

Ndër veprat e tjera të rëndësishme për fëmijë përfshihen “Princesha mbi Bizele”, një tregim i shkurtër dhe plot humor, si dhe “Mbretëresha e Dëborës”, një aventurë që thekson vlerat e miqësisë dhe guximit.

Këto përralla vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e letërsisë për fëmijë, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë lexuesish.

Continue Reading

Kulturë

“La Vénus Électrique” hap Festivalin e Kanës 2026

Published

on

Filmi “La Vénus Électrique” i regjisorit Pierre Salvadori do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës më 12 maj 2026. Komedia romantike, e vendosur në Parisin e vitit 1928, ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit.

Ngjarja ndjek një piktor që, pas humbjes së bashkëshortes, përfshihet në një rrjet mashtrimesh që çuditërisht i rikthejnë frymëzimin. Filmi do të ketë premierën në Grand Théâtre Lumière, pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga Eye Haidara.

Në kast marrin pjesë emra të njohur të kinemasë franceze, ndërsa filmi do të shfaqet njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Salvadori e ka cilësuar hapjen e festivalit me këtë film si një nder dhe një homazh për magjinë e kinemasë

Continue Reading

Të kërkuara