Lajmet

​KEDS: Si pasojë e erërave të forta disa konsumatorë në Dukagjin pa energji elektrike

KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve.

Published

on

KEDS njoftoi se si pasojë e erërave të forta që janë paraqitur kryesisht në rajonin e Dukagjinit, janë shkaktuar disa dëmtime në rrjet. Kjo ka bërë që disa konsumatorë të mbesin pa energji elektrike.

“Ekipet e KEDS po monitorojnë gjendjen në terren dhe po intervenojnë menjëherë aty ku po u jepet mundësia. Disa prishje tanimë janë rregulluar dhe konsumatorëve u është rikthyer energjia, derisa po bëjnë maksimumin që edhe konsumatorët e tjerë të furnizohen sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve duke i ftuar që nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë, sikurse të qëndrojnë të sigurt sa janë jashtë shtëpive të tyre. 

Lajmet

Osmani takon ambasadorin e Francës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, njoftoi Presidenca të hënën, më 7 korrik.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Guerot diskutuan edhe lidhur me konsultimet që presidentja ka zhvilluar me subjektet politike “në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë periudhë të ngërçit politik, Osmani ka takuar përfaqësuesit e partive politike – në takim të përbashkët dhe të ndarë.

Ajo ka bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses – që Kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik.

Deputetët janë mbledhur edhe sot, më 7 korrik, në tentimin e 43-të për konstituim, por pa ndonjë rezultat.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

Sot rreth orës 10:20,  Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës për disa shërbime komunale

Published

on

By

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë sezonit veror dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 8 korrik 2025, disa sportele do të funksionojnë me orar të zgjatur, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.

Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.

Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

Published

on

By

Me nismën e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, në Mitrovicë të Veriut nisi të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër.

Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.

Kurti tha se qëllim i këtij projekti është lidhja e Mitrovicës së Veriut, me popullsi shumicë serbe, me Mitrovicën e Jugut, ku shumica e popullsisë është shqiptare.

Ai, gjithashtu, tha se Qeveria është e përkushtuar për një “komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbim më të madh midis Veriut dhe Jugut”.

Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i tha Radio Televizionit të Serbisë përpara fillimit të nënshkrimit të peticionit, se qëllimi është “të tregohet një qëndrim i unifikuar i popullit serb, se ai nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”.

Ai tha se peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa më pas do t’i përcillet bashkësisë ndërkombëtare.

Nga Bashkimi Evropian i thanë Radios Evropa e Lirë më herët se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Ibër, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – përkatësisht me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Urat, përndryshe, do të ndërtohen pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë urë qëndrojnë vazhdimisht pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, pasi ajo njihet për konflikte etnike në periudhën e pasluftës.

Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për mbylljen e saj për qarkullimin e makinave.

Aktualisht, ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.

Verën e kaluar, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se ajo mund të hapet për trafik – gjë që i rriti tensionet dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryeministri në detyrë, Kurti, tha se Qeveria e tij nuk do të heqë kurrë dorë nga hapja e urës kryesore.

Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarët nga Mitrovica e Jugut deklaruan se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes.

Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës kryesore për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.

Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.

Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL

Continue Reading

Të kërkuara