Lajmet

​KE dëshiron të zëvendësojë dy të tretat e gazit rus deri në fund të vitit

Kjo u bë e ditur sot nga komisionarja e KE-së për Energjinë, Kadri Simson, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Published

on

Komisioni Evropian do të paraqesë një plan më vonë këtë muaj për të zëvendësuar dy të tretat e gazit të Rusisë deri në fund të vitit. Kjo u bë e ditur sot nga komisionarja e KE-së për Energjinë, Kadri Simson, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

“Ne do të paraqesim një plan për të zëvendësuar dy të tretat e gazit rus deri në fund të vitit dhe do të bëhemi plotësisht të pavarur nga gazi rus deri në fund të dekadës”, tha Simson.

Plani është që një e treta e gazit rus të zëvendësohet me furnizues alternativ të gazit, ndërsa një e treta do të jetë “në gjendje të zëvendësohet” me burime alternative të energjisë.

Rimbushja e kapaciteteve magazinuese nëntokësore me të paktën 80 për qind të kapacitetit total është një nga masat e propozuara nga Komisioni për të amortizuar rritjen e çmimeve në sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takohet me Kongresistin Torres, e njofton për progresin ekonomik e demokratik të vendit

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington D.C. kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e falënderoi Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës dhe në takim e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në takim, Kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohen përballje të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një seri supersfidash, ku në total janë dhjetë ndeshje që do të luhen në kuadër të fazës së grupeve, të ndara në dy orare.

Nga ora 18:45, Atalanta do të përballet me Club Brugge, ndërsa kampionët rekord të kësaj gare, Real Madrid, udhëtojnë drejt Kazakistanit për sfidën kundër Kairat Almaty.

Në orën 21:00, vëmendja zhvendoset tek përballjet gjigante ku Atlético Madrid pret Eintracht Frankfurt në “Civitas Metropolitano”, Bodo/Glimt synon të surprizojë Tottenhamin, Chelsea ndeshet me Benficën në “Stamford Bridge”, Galatasaray përballet me Liverpoolin në një duel të zjarrtë mes dy tifozërive të njohura për atmosferën elektrizuese, si dhe Interi sfidon Slavia Pragën në “San Siro”.

Përballja mes vazhdon ku Marseille pret Ajaxin në një klasike europiane, dhe Pafos nga Qiproja synon të bëjë historinë kundër Bayern Munichut.

Këto sfida janë shumë të rëndësishme në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që klubet më të mëdha të kontinentit kërkojnë të tregojnë forcën e tyre./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Merret vendimi për stadiumin ikonik “Giuseppe Meazza”

Published

on

Në mëngjesin e hershëm, Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi rezolutën për shitjen e zonës së San Siros te AC Milan dhe Inter për 197 milionë euro. Vendimi u mor pas një seance maratonë me tensione të shumta dhe protesta brenda e jashtë sallës.

Rezultati i votimit ishte 24 pro, 20 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa rolin vendimtar e luajti abstenimi i këshilltarëve të Forza Italia.

Investimi i parashikuar për projektin arrin në mbi 1.2 miliardë euro, duke përfshirë ndërtimin e stadiumeve të reja dhe rigjenerimin urban të zonës.

Ky vendim i hap rrugën një epoke të re për futbollin milanez, ndërsa San Siro historik do të hyjë në proces transformimi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua në Capitol Hill, Washington D.C., me kongresistin nga radhët e Partisë Demokratike, James McGovern. Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin McGovern për progresin në vend dhe vendimet e Qeverisës së Kosovës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga SHBA-të, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Kryeministri Kurti gjithashtu e falënderoi kongresistin McGovern për angazhimin e tij të palodhshëm në kërkimin e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë avancimit të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

Gjatë bisedës, të dy u dakorduan të punojnë së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në biznes dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara