Lajmet
KDI: MSh ka shpenzuar vetëm 54% të buxhetit gjatë vitit 2021
Kështu u tha në analizën e procedurave të prokurimit publik të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Published
4 years agoon
By
Betim GashiVitin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar vetëm gjysmën e buxhetit. Auditimi i pasqyrave financiare të kësaj ministrie, nxjerrë në pah probleme serioze për menaxhimin e parasë publike. Kështu u tha në analizën e procedurave të prokurimit publik të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku flet për shpenzimet publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020-2022. Gjatë së martës, në këtë tryezë diskutimi u theksua se UNOPS ka shpërblyer me kontrata, kompaninë që ishte në listë të zezë.
Diana Metushi-Krasniqi nga KDI theksoi se analiza ka për qëllim të trajtojë integritetin institucional për shpenzimet, transparencën dhe sfidat në procesin e prokurimit publik.
“Sipas të dhënave zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë vitit 2020 Kosova, përfshirë të gjitha organizatat buxhetore të aplikuara kishin shpenzuar rreth 273 milionë euro për nevoja të shëndetësisë. Kjo ishte një rritje prej mbi 23 për qind, krahasuar me vitin paraprak, respektivisht me vitin 2019. Fatkeqësisht në mungesë të raportit të shëndetësisë për performacën apo shpenzimet e shëndetësisë gjatë vitit 2021, ne nuk e kemi pasur të mundur t’i qasemi informatës se si kanë qëndruar shpenzimet në vitin 2021, kundrejt shpenzimeve të vitit 2020. Përkundër rritjeve të vazhdueshme të buxhetit për sektorin e shëndetësisë, auditimi i pasqyrave financiare të MSh-së realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe që janë të qasshme për publikun nxjerrë në pah probleme serioze për menaxhimin e parasë publike. Kjo ministri gjatë vitit 2021 kishte shpenzuar vetëm 54 për qind të buxhetit të saj, e që respektivisht ishte një ulje prej 9 për qind kundrejt shpenzimeve të një viti paraprak”, ka thënë ajo.
Më tej u tha se çmimi i vaksinave të blera nga kompania Pfizer vazhdon të mbetet sekret, ku kjo blerje është bërë jashtë Ligjit për Prokurimin Publik.
Metushi-Krasniqi shtoi se MSh kishte shpenzuar vetëm 39 për qind të mjeteve të huamarrjes, për këto mjete tatimpaguesit paguajnë interes.
“ShSKUK kishte mangësi në hartimin e planit të prokurimit dhe përdorimin e njoftimit paraprak. Plani i prokurimit nuk është bërë sipas kërkesave të Ligjit për Prokurim Publik. Plani i Prokurimit Publik për vitin 2021, por edhe ai për vitet e mëhershme është një dokument i formatit Excel dhe që përmban vetëm nëntë rreshta. Ndërsa, të gjitha furnizimet me barna kundër Covid-19 janë grumbulluar në një rresht e ka vlerë prej 21 milionë euro. Mirëpo nuk është i ndarë në kategori dhe kode buxhetore, ashtu siç e kërkon edhe Ligji për Prokurimin Publik”, tha ajo.
Në tryezën e diskutimit, Metushi-Krasniqi ka shtuar se pacientët gjatë kohës së pandemisë kanë blerë vet barnat, madje me çmime të larta. Ajo tha se nuk është e qasshme kontrata që është mes qeverisë dhe UNOPS-it.
“Për tenderin për furnizim me oksigjen, ShSKUK nuk ka lidhur kontratë me Operatorin Ekonomik që kishte ofertuar 10 centë më lirë se kontrata e cila ishte në zbatim, me arsyen se ka rënë kërkesa. Megjithatë, analiza ka gjetur se vetëm dy muaj pas anulimit të procedurës së tenderimit në mungesë, apo nën arsyetimin se ka rënë kërkesa ShSKUK shpërbleu me kontratë operatorin aktual që kishte në zbatim kontratën me çmim më të lartë, duke limituar apo duke qenë në kundërshtim me parimet e konkurrencës…MSh ka lidhur marrëveshje me UNOPS për menaxhimin e projektit 22638 GoK Kosovo Emergency. UNOPS si menaxhuese e fondeve të destinuara për blerjen e produkteve të pandemisë nga kredia e qeverisë, ka dështuar disa herë të arrijë vlerën për paranë e shpenzuar. Në katër raste, produktet të cilat janë analizuar nga KDI, UNOPS ka blerë më shtrenjtë produktet se sa që ka blerë ShSKUK dhe MSh. Çmimi i këtyre produkteve është nga 2 deri në 200 për qind më i shtrenjtë se sa që kanë blerë këto institucione publike. UNOPS po ashtu ka shpërblyer me kontrata kompaninë që ishte në listë të zezë”, ka vijuar Metushi-Krasniqi.
Ajo ka folur edhe për çmimet e larta të barnave dhe dështimin e institucioneve që të sigurojnë për qytetarët barna për trajtimin e COVID-19.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, i cili tha se kishin dërguar edhe shkresa në institucionet përkatëse
“Sa i përket fryrjes së çmimeve të barnave, sekretari i përgjithshëm në startin e pandemisë ka adresuar dy shkresa të policisë, drejtorit të Departamentit për Hetime dhe kryetarit të autoritetit për konkurrencë me datën 12 maj 2020 dhe me datën 10 mars 2020, menjëherë kur është vërejtur që operatorët ekonomik po ofertojnë me çmime abuzive duke shfrytëzuar gjendjen emergjente”, ka deklaruar Bardiqi.
Megjithatë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se ka pasur edhe barna të tjera të cilat janë shitur me çmime të larta. Sipas tij, ky raport tregon për mos-transparencë dhe keqpërdorime.
“Nuk është bari me koston më të lartë remdesiviri. Kemi barna shumë të shtrenjta që janë përdorur për trajtimin e këtyre pacientëve. Fatkeqësisht shumë shpesh. Tocilizumabi është blerë me kosto dhjetë herë më të madhe se sa remdesiviri. Gabimet tjera të cilat janë bërë janë futur në protokoll të trajtimit si parametër matës, që nuk punoheshin në QKUK por duhet të dërgoheshin në privat”, ka deklaruar Dreshaj.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se abuzimet janë të mëdha gjatë kohës së pandemisë.
“Me këto blerje është abuzuar prej dorezave, dezinfektueset e deri te blerjet e thasëve për kufomat. Ky raport argumenton të gjitha ato keqpërdorime. Për periudhën e parë të pandemisë, si Komision Parlamentar për Shëndetësi, të gjitha gjetjet të cilat e kemi hasur gjatë marrjes së dokumentacionit prej MSh, i kemi proceduar me 27 maj të vitit 2020 në Prokurorinë e Kosovës. Se ku ka shkuar ky hetim, përgjigjen do të duhej ta jepte Prokuroria e Kosovës”, ka thënë ai.
Në këtë tryezë diskutimi, kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi u shpreh se duhet të hartohet një akt ligjor, i cili rregullon mënyrën se si caktohen çmimet e barnave në Kosovë.
Vendi
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Published
26 minutes agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në zhvillimin e infrastrukturës së tij digjitale, duke u bërë pjesë aktive e KOSIX (Kosovo Internet Exchange), platforma kryesore për shkëmbimin e trafikut të internetit në Kosovë.
Pas një bashkëpunimi të ngushtë me ARKEP, konfigurimet e peering-ut me KOSIX janë përfunduar me sukses dhe tashmë janë plotësisht funksionale. Trafiku përmes KOSIX ka filluar të kalojë në mënyrë aktive, ndërsa shkëmbimi i rrugëve (BGP routes) me operatorët e tjerë vendorë po funksionon normalisht.
Ky implementim përfaqëson një hap të rëndësishëm për UBT, duke sjellë përfitime konkrete në performancën e rrjetit. Përmes këtij integrimi, pritet përmirësim i ndjeshëm i trafikut lokal, ulje e latencës dhe optimizim i përdorimit të burimeve të rrjetit, duke garantuar një përvojë më të shpejtë dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.
Përfshirja në KOSIX forcon më tej pozitën e UBT-së si institucioni lider në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në vend, duke kontribuar në ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme të komunikimit digjital në Kosovë.
UBT mbetet i përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tij teknologjike, duke investuar në zgjidhje inovative që mbështesin arsimin, kërkimin shkencor dhe shërbimet digjitale për komunitetin.
Vendi
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Published
48 minutes agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Në raportin e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje dhe sulmeve ndaj integritetit personal.
Rasti i parë është shënuar në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit tashmë gjendet nën masën e ndalimit policor.
Ndërkaq, në Leposaviq, një grua me shtetësi serbe ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj gjatë orëve të mbrëmjes. Palët në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorisë, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt hetimore.
Vendi
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Published
1 hour agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Sipas raportit zyrtar, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë duke shpërndarë dokumente të ndryshme në emër të shërbimit postar të Serbisë, veprimtari kjo që konsiderohet e jashtëligjshme brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Gjatë operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesat e të arrestuarve, ku konfiskuan një sërë dokumentesh që shërbejnë si prova materiale për ushtrimin e aktivitetit të tyre si postierë të strukturave ilegale.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, prokurori kompetent ka vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa procesi hetimor ndaj tyre do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Lajmet
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Published
1 hour agoon
April 8, 2026By
ubtnews
Studentët e programit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me profesorët Binak Beqaj dhe Shqiprim Ahmeti, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës, kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të projektit studimor për Planin e Zhvillimit Rajonal të komunave të Pejës dhe Deçanit.

Ky projekt po zhvillohet nën udhëheqjen e profesorëve Thomas Dillinger, Nina Svanda dhe Skender Kosumi, si dhe me pjesëmarrjen aktive të studentëve nga të dy institucionet, duke u fokusuar në hulumtimin e potencialeve për zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Gjatë kësaj faze, përveç takimeve me udhëheqësinë e komunave të Pejës dhe Deçanit, një pjesë thelbësore e aktivitetit ishte edhe puna në terren, ku studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rajonin, përmes vizitave në zona të ndryshme, deri në pikat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna, duke mbledhur të dhëna dhe informacione të rëndësishme për projektin.
Punimet nisën në UBT në Prishtinë, me një hapje zyrtare nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ndërkaq, workshop-i njëjavor, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunave, u zhvillua në fshatin turistik Belle, i njohur për historinë dhe pozitën e tij me pamje piktoreske.
Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit realizuan edhe vizita studimore në disa prej destinacioneve më të rëndësishme kulturore dhe turistike, si ansambli i kullave në Deçan, qyteti i Prizrenit, Çarshia e Gjakovës, si dhe Peja me burimin e Drinit të Bardhë, të cilat lanë përshtypje të veçanta te mysafirët nga Austria.
Prezantimet e fazës së parë të projektit u mbajtën në kampusin e UBT-së në Lipjan, ku Rektori Hajrizi ligjëroi për të arriturat e UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi inovativ unik, duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me teknologjinë dhe tregun e punës.
Workshop-i i dytë është planifikuar të mbahet në muajin maj në Vjenë, ku studentët dhe profesorët e UBT-së, së bashku me përfaqësuesit e komunave të Pejës dhe Deçanit, do të jenë mysafirë në Universitetin Teknik të Vjenës. Gjatë kësaj faze do të vazhdojë puna në projekt, si dhe do të realizohen vizita të tjera studimore me fokus në temat e zhvillimit urban dhe rajonal.
Në përfundim të semestrit, studentët do të prezantojnë projektet e tyre finale në UBT, si dhe në komunat e Pejës dhe Deçanit. Me këtë rast, ata shprehën mirënjohje për institucionet vendore për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi për krijimin e mundësive të tilla profesionale dhe akademike për studentët dhe stafin.



Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut
UBT bëhet pjesë aktive e KOSIX, duke avancuar infrastrukturën e rrjetit dhe ndërlidhjen në nivel vendor
Roli i Pakistanit në sigurimin e armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Tri raste te dhunës në familje brenda një dite
Gjakovë: Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture
Arrestohen dy persona në veri për shpërndarje të dokumenteve të postës së Serbisë
Bavarezët pushtojnë Madridin pas çerek shekulli, Arsenali triumfon në minutat shtesë
Anulohet “Wireless Festival” pas ndalimit të Kanye West në Britani
Studentët e Arkitekturës në UBT përmbyllin fazën e parë të projektit ndërkombëtar për zhvillimin rajonal të Pejës dhe Deçanit
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
