Lajmet

​KDI: Ligji i ri për zgjedhjet kërcënon integritetin zgjedhor

Para gazetarëve, ai ka prezantuar vlerësimet lidhur me reformën zgjedhor, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc.

Published

on

Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme kërcënon integritetin zgjedhor, ka thënë Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Para gazetarëve, ai ka prezantuar vlerësimet lidhur me reformën zgjedhor, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se më tepër se një dekadë reforma zgjedhore ka mbetur peng i vullnetit politik.

“Ky ligj po tentohet që të futet në rend dite në procedura të përshpejtuara. Ky ligj përmban disa elemente, të cilat ne besojmë që seriozisht kërcënojnë integritetin zgjedhor. Reformë apo regres zgjedhor, nuk mendojmë që është regres zgjedhor, nuk është standard i vlerave në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.

Më tej, Eugen Cakolli nga KDI ka shtuar se në projektligijin e ri propozohet që qytetarët të kenë mundësi të votojnë 10 kandidatë brenda listës zgjedhore.

“Ky ndryshim përbën zhvendosje të presioneve brenda partive politike te qytetarët. Bazuar në përvojat tona, është e qartë se rritje preferenciale nuk mundëson administrimin zgjedhor. Është mundësia e manipulimeve nga ana e komisionerëve. As tani kur vota preferenciale ka qenë për 5 kandidatë, qytetarët kanë pasur vetëm 4 kandidatë të preferuar. Ne si KDI vlerësojmë që votimi preferencial të jetë e reduktuar në vetëm 3 kandidatë”, ka shtuar Cakolli.

Ai tha se problem do të jetë edhe pavarësia e KQZ-së, ku ka përmendur shkarkimin e ish-kryesues, Valdete Daka.

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara