Kronikë e zezë

​Katër vjet e gjysmë burg për vrasje në tentativë në Gjakovë

I pandehuri e ka pranuar fajësinë.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me katër vjet e gjysmë burg të pandehurin D.K., shtetas kosovar, nën akuzat për vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri akuzohet se më datën 9 mars 2022, rreth orës 18:40 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta B.M., si shkak i xhelozisë për lidhjen e dashurisë në mes të gruas së tij me të dëmtuarin.

I pandehuri paraprakisht përgatitet për ta kryer veprën duke siguruar armën automatike ASH-78, pastaj shkon dhe e pret të dëmtuarin në afërsi të kompanisë së tij, dhe më të vërejtur të dëmtuarin që del nga zyra e tij, gjuan shtatë herë në drejtim të tij, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari rrëzohet në tokë, fillimisht dërgohet në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë.

I pandehuri e ka pranuar fajësinë. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen armë AK-47 në veturën e një të aksidentuari në Gllogoc

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ndërhyri në një aksident trafiku në Gllogoc.

Sipas policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ishte vetaksidentuar, ndërsa gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë gjetën armën brenda veturës së tij.

Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Motoçiklisti humb jetën pas aksidentit me veturë në Gjakovë

Published

on

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencë, ku më vonë ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Vërmicë, humb jetën një këmbësor

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është goditur nga një veturë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite, dy persona dërgohen në mbajtje

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Pejë, Malishevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Në Pejë, është arrestuar një i dyshuar, i cili sipas policisë, nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, dy burra u përfshinë në një mosmarrëveshje verbale. Të dy u shoqëruan në stacion policor dhe, pas intervistimit, u liruan në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut, një grua raportoi se ishte sulmuar pas një mosmarrëveshjeje nga një burrë. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara