Sport

​“Katar 2022″, Franca pret Finlandën në shtëpi, Turqia mysafire e Holandës

Published

on

Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022” vazhdojnë edhe sot, ku në program do të kemi përballje tejet interesante mes Francës e Finlandës dhe Holandës me Turqinë.

Franca do të zhvillojë ndeshjen e gjashtë në këtë fazë të grupeve, ku pret në shtëpi në stadiumin “Groupama” Kombëtaren e Finlandës.

Kjo përballje i takon Grupit D, në të cilin gjenden edhe kombëtaret si ajo e Ukrainës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe e Kazakistanit.

Në anën tjetër, derbi mes Holandës dhe Turqisë i takon Grupit G, të cilin aktualisht e kryeson Turqia me 11 pikë, një më shumë se nikoqiri i sotëm Holanda.

Po ashtu pjesë e Grupit G janë edhe Kombëtarja e Norvegjisë, ajo e Malit të Zi, Letonisë dhe ajo e Gjibraltarit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi A

18:00 Azerbajxhani – Portugalia (Stadiumi Baku Olimpiya)

20:45 Irlanda – Serbia (Stadiumi Aviva)

Grupi D

20:45 Bosnja dhe Hercegovina – Kazakistani (Stadiumi Bilino Polje)

20:45 Franca – Finlanda (Stadiumi Groupama)

Grupi F

20:45 Austria – Skocia (Stadiumi Ernst Happel)

20:45 Danimarka – Izraeli (Stadiumi Parken)

20:45 Ishujt Faroe – Moldavia (Stadiumi Torsvoellur)

Grupi G

20:45 Mali i Zi – Letonia (Stadiumi Pod Goricom)

20:45 Holanda – Turqia (Stadiumi Johan Cruijff ArenA)

20:45 Norvegjia – Gjibraltari (Stadiumi Ullevaal)

Grupi H

20:45 Kroacia – Sllovenia (Stadiumi Poljud)

20:45 Rusia – Malta (Stadiumi Ali Palabiyik)

20:45 Sllovakia – Qipro (Stadiumi National Football)

Lajmet

Tri përballje interesante sonte në Kupën e Botës, vëmendja te Franca – Suedia

Published

on

Sonte zhvillohen edhe tri ndeshje të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës, ku priten përballje të forta dhe rivalitet i madh për një vend në çerekfinale.

Në orën 19:00, Bregu i Fildishtë përballet me Norvegjinë, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.

Më pas, në orën 23:00, vëmendja do të jetë te supersfida mes Francës dhe Suedisë. Dy kombëtare me traditë pritet të dhurojnë një ndeshje spektakolare në luftën për kualifikim.

Programi i ditës mbyllet në orën 03:00 (pas mesnate), me sfidën mes Meksikës dhe Ekuadorit, ku fituesi do të sigurojë biletën për në fazën çerekfinale.

Këto tri takime vijnë pasi Maroku eliminoi Holandën pas penalltive, duke u bërë kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin nga ndeshjet e sotme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Venezuelë: Futbollisti Lucas Trejo humb bashkëshorten dhe dy fëmijët nga tërmetet shkatërruese

Published

on

Futbollisti Lucas Trejo po përballet me një humbje të madhe familjare, pasi bashkëshortja e tij, Yanina Maranella, së bashku me dy fëmijët e tyre Aarón Trejo dhe Ainhoa Trejo, janë konfirmuar ndër viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën javën e kaluar.

Sipas klubit të tij C.S. Marítimo de La Guaira, i cili e kishte afruar Trejon në muajin shkurt, familja e tij është në mesin e mbi 1,400 viktimave të regjistruara nga fatkeqësia natyrore. Klubi ka shprehur ngushëllimet përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka goditur lojtarin dhe komunitetin sportiv.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, lutemi për prehjen e shpirtrave të tyre dhe për forcën e Lucas-it dhe familjes së tij për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në reagimin e klubit, i cili i ka ofruar mbështetje të plotë futbollistit 38-vjeçar.

Trejo ndodhej në Karakas në një kamp stërvitor me ekipin e tij në momentin kur ndodhën tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë. Ai është kthyer menjëherë në shtëpinë e tij në La Guaira, zonën më të goditur nga fatkeqësia.

Sipas dëshmive të familjarëve, situata në vendngjarje ka qenë e rëndë dhe ndërtesa ku jetonte familja është shkatërruar pothuajse plotësisht. Ende nuk është konfirmuar nëse familja ndodhej brenda banesës në momentin e tërmeteve.

Në operacionet e kërkimit është përfshirë edhe ish-futbollisti Edson Tortolero, i cili ka ndihmuar në gërmimet e mbetura dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar komuniteti sportiv në vend.

Ndërkohë, një tjetër futbollist, Héctor Bello, ka humbur bashkëshorten e tij Andrea Bello, e cila sipas raportimeve ka vdekur duke mbrojtur vajzën e tyre 20-muajshe gjatë tërmeteve. Bello e ka përshkruar atë si “heroinën e tij”, duke premtuar se do t’ia tregojë vajzës historinë e saj kur të rritet.

Autoritetet venezueliane vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave dhe i dëmeve materiale mbetet shumë i rëndë./A.K/

Continue Reading

Sport

Brazili mposht Japoninë në minutën e fundit dhe kalon tutje

Published

on

By

Brazili ka shënuar një fitore dramatike 2:1 ndaj Japonisë, falë një goli në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sfida po shkonte drejt vazhdimeve, kur në minutën e 95-të, zëvendësuesi Gabriel Martinelli pranoi një asistim nga Bruno Guimaraes dhe mposhti portierin Zion Suzuki, duke ndezur festën e madhe te brazilianët në fushë dhe tribuna.

Më herët, Japonia kishte kaluar e para në epërsi në minutën e 29-të me anë të Kaishu Sano.

Brazili barazoi shifrat në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 56-të përmes Casemiros, përpara se Martinelli të vuloste kualifikimin në çastet e fundit. /E.A/

Continue Reading

Sport

Maroku eliminon Holandën dhe kalon në 1/8 e finales

Published

on

By

Maroku ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet e ndeshjes përfunduan me rezultatin baras 1:1, ku për holandezët shënoi Cody Gakpo, ndërsa për marokenët barazoi Issa Diop.

Fituesi u përcaktua në serinë e penalltive, ku Holanda dështoi në tri gjuajtje, ndërsa Maroku humbi dy.

Në fund, përfaqësuesja afrikane triumfoi me rezultat 3:2, duke siguruar biletën për në fazën tjetër, ku në 1/8 e finales do të përballet me Kanadanë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara