Lajmet

​Kandidatë për deputetë që nuk u votuan as nga familja e vet

Publikuar

14 kandidatë për deputetë nga subjekte të ndryshme politike nuk kanë arritur të marrin as nga dhjetë vota. Madje, ka kandidate për deputete që ka marrë vetëm dy vota.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Valbone Kryeziu nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë vetëm 2 vota. Po nga kjo parti është Remzije Arifi, e cila ka marrë 3 vota, si dhe Nebahate Kurteshi 3 vota.

Katër vota nga kjo parti ka marrë Fatime Osmani, aq sa ka marrë edhe Xhevahire Krasniqi nga Lëvizja për Bashkëveprim.

Elvan Galushi-Elshani nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë 5 vota. Nga kjo parti ka marrë vetëm 7 vota Mejreme Berisha, aq sa ka marrë edhe Drinor Elshani nga Partia Liberale Egjeptiane.

Nga tetë vota kanë marrë Xhulsume Ademi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Naser Bajrami nga Lëvizja për Bashkëveprim, Nazmie Ramadani dhe Gylxhan Qukani nga Partia Demoratike e Ashkanlive të Kosovës

Kurse, nga nëntë vota kanë marrë Ahmet Podrimja nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Bahtir Kelmendi nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Myrvete Salihu nga Partia Fjala.

Lajmet

Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark, ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Emërohen anëtarët e ri të Bordit të Telekomit

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit.

Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Agron Llugaliu emërohet drejtor i i Doganës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, emërimi i Llugaliut u bë përmes një procesi transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar Bajram Rexhen, ushtrues detyre të drejtorit të Doganës së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara