Sport

​Juventusi rrezikon dënim të rëndë edhe nga UEFA

Juventusi së fundi u penalizua me minus 15 pikë në kampionat.

Published

on

Juventusi së fundi u dënua ashpër nga Federata e Futbollit në Itali duke u penalizuar me minus 15 pikë në kampionat, por ky mund të mos jetë lajmi i vetëm i keq për bardh e zinjtë, pasi për shkeljet e pretenduara klubi mund të dënohet edhe nga UEFA.

Deri më tani, UEFA ka qëndruar në heshtje në lidhje me këtë situatë, por nga Nyoni po vëzhgohet me kujdes gjithçka që ndodh rreth Juventusit. Rastet e fitimeve kapitale dhe pagave nuk do të kalojnë pa u vënë re para organit më të lartë të futbollit evropian.

Presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin duket i gatshëm t’i shtrijë dorën klubit të Juventusit, pasi armiku i madh Agnellit është larguar nga skena dhe një drejtues i ri ka marrë detyrën e të parit të klubit nga Torino.

Në pritje të dënimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të planifikuar për në mars, UEFA i kërkon klubit italian të largohet publikisht nga ideja për themelimin e Superligës Evropiane.

Për sa i përket fitimeve kapitale, nëse FIGC do të konfirmojë dënimin, do të jetë e vështirë për Juventusin të marrë pjesë në garat evropiane edhe nëse arrin të kualifikohet përmes kampionatit, Kupës së Italisë apo Ligës së Evropës.

UEFA do të ndiqte hapat italianë dhe do ta përjashtonte atë apriori. Pastaj është edhe çështja e pagave, në këtë rast hyn në lojë Fair Play Financiar. Nëse konfirmohen dyshimet për mashtrim financiar, marrëveshja për shlyerjen e borxheve mund të anulohej dhe dënimet rrezikojnë të jenë edhe më të rënda, me Juventusin që do të mbetej jashtë garave evropiane edhe për më shumë se një sezon.

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara