Lajmet

​Jepen detaje pse Elektroserver s’po e zbaton marrëveshjen për energjinë në veri

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas vizitës ne KOSTT, tha se ekzekutivi duhet ta ngritë këtë çështje edhe në Bruksel.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të insistojë për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas vizitës ne KOSTT, tha se ekzekutivi duhet ta ngritë këtë çështje edhe në Bruksel.

Ai tha se në bazë të diskutimeve me zyrtarë të institucioneve të sektorit të energjisë, janë dy mospajtime me Elektroserverin, njëra sipas tij është trafostacioni më Vallaç, dhe kërkesa e tyre për t’iu referuar Kosovës me fusnotë.

“Për këtë vit prej janarit deri në qershor është rritur borxhi, diku 32 milionë euro për qytetarët që janë të pandërgjegjshëm në veriun e Kosovës. Qeveria, pas kësaj marrëveshje duhet të insistojë që e njëjta të implementohet sa më shpejt. Ne si opozitë do të insistojmë që mos të paguhet më për veriun pas kësaj marrëveshje… Problemet janë sa i përket kontrollit në Vallaç, meqenëse është pika kyçe e shpërndarjes së energjisë. Nuk është arritur marrëveshja sepse Elektroserver mendon se duhet me fusnotë të bëhet marrëveshje, ndërsa KOSTT nuk ka pranuar. Prandaj kjo është e tëra që nga ngecur marrëveshja dhe është obligim edhe i BE-së të ndërhyjë sipas udhëzuesit të marrëveshjes”, tha ai.

Krahas këtyre, ai kërkoi përgatitje më të madhe të ekzekutivit për krizën energjetike.

“Ka shqetësime sa i përket krizës energjetike dhe duhet të merren veprime të shpejta, pasi ne pas të gjitha vizitave që kemi pasur deri më sot në sektorin e energjisë, do të hyjmë në krizë të thellë energjetike në stinën e dimrit. Duhet të intervenojmë sa më parë, qeveria t’i kryejë obligimet e veta, të krijohet një task-forcë për të vepruar që mos të vijmë te kriza e njëjtë sikur vitin e kaluar”, shtoi ai.

Ndërkohë e mirëpriti takimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Sa i përket vizitës së presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, mendoj se është mjaft e mirëpritur dhe duhet t’i gëzohemi gjithë spektri politik. Aty ku kemi shtetin që na ka ndihmuar për krijimin e shtetit të Kosovës, andaj ne kemi vlerësuar lart, sidomos marrëveshjen me MCC-në”, tha ai.

Bashkë me Lekajn në këtë takim ishte edhe deputeti tjetër i AAK-së, Shemsedin Dreshaj. Ata u pritën nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi dhe kryesuesi i bordit, Jeton Mehmeti.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara