Lajmet

​Isufi: AAK do të jetë pjesë e qeverisë me president Ramush Haradinajn

Published

on

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi shprehet i bindur se do t’i fitojnë rreth njëzet deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa e sheh partinë që përfaqëson në qeverinë e ardhshme, Isufi thotë se nuk do të kenë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por do të insistojnë në fund që posti i presidentit t’i takojë liderit partiak, Ramush Haradinaj.

Isufi në një intervistë për KosovaPress thotë se AAK-ja është e mobilizuar më mirë se partitë tjera dhe për këtë presin ngritje të votave në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë, ai thekson se do t’i demantojnë të gjitha sondazhet që po e rendisin me numra të ulët partinë e Ramush Haradinajt në zgjedhje.

“Jemi të mobilizuar si AAK më mirë se partitë tjera dhe presim një ngritje të votës, e cila do të jetë solide për AAK-në. Në sondazhet gjitha rastet i kemi demantuar sepse kemi pas më shumë se sa sondazhet na kanë qitë. Prandaj edhe kësaj here ne planifikojmë të jetë një ngritje e deputetëve me numër shumë më të madh se sa ka qenë në të kaluarën për arsye se jemi më praktik, më dinamik dhe ofrojmë më shumë për qytetarët e Kosovës. Sigurisht që do të kemi rreth 20 deputetë sepse dinamika e punës sonë ka ndryshuar terrenin”, deklaron Isufi për KosovaPress.

Krahas kësaj, nënkryetari i AAK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike dhe pas zgjedhjeve do t’i shohin të gjitha mundësitë për bashkëpunim.

“Aleanca ka treguar qysh në fillim se nuk ka vija të kuqe me partitë tjera sepse i kemi parë se i kanë zbehur kur ka interesa. Prandaj AAK-ja është shumë më pozitive në këtë drejtim. Ne do të bëjmë koalicion me një parti e cila garanton qeverisje të mirë, garanton qasje ndaj qytetarëve të Kosovës në përmirësimin e jetës së tyre, e po ashtu ne jemi partia që nuk kemi armiq, por partnerë në qeverisje. Absolutisht ne partitë politike i shohim si partnerë të mundshëm në qeverisje, i shohim si të angazhuar në interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

Isufi deklaron se AAK-ja nuk ka vota për askënd tjetër për president, përveç Ramush Haradinajt.

“Ne e kemi përcaktuar kandidatin tonë për president dhe nuk luajmë me opinionin. Prandaj e kemi thënë se do të jemi pjesë e qeverisjes, njëkohësisht do të kërkojmë që president i Republikës së Kosovës të jetë zotëri Haradinaj për shkak se paraqet një opinion unifikues më shumë. Pavarësisht pozitë-opozitë, gjithmonë ka mbajtur një qëndrim dhe ka qenë komunikues më shumë se të tjerët. Prandaj i takon pozita e presidentit dhe ne besojmë se do të arrijmë”, tha ai.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e qeverisë Hoti, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 14 shkurt. 

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara