Lajmet

​IPK shënoi 16-vjetorin e themelit, lavdërohet për aksionet e sivjetshme

Hodaj tha se falë përmbushjes së detyrave IPK është institucion që gëzon besimin e qytetarëve.

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot ka shënuar 16-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Edhe në këtë përvjetor kjo organizatë shprehu përkushtimin në përmbushjen e misionit të tyre në luftimin e çdo të keqeje që kërcënon Policinë e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj u shpreh se në fillimet e tij ky organ mbikëqyrës ka nisur punën me një ekip të vogël dhe se përgjatë rrugës radhët e hetuesve janë shtuar.

Hodaj tha se falë përmbushjes së detyrave IPK është institucion që gëzon besimin e qytetarëve, prandaj mbi 2 mijë ankesa kanë trajtuar vitin e kaluar.

Ai tha se këtë vit kanë realizuar operacione të suksesshme në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi.

Sot sigurisht jemi më shumë më të strukturuar dhe më profesional, kjo si rezultat i një përkrahje të vazhdueshme dhe të fuqishme të partnerëve ndërkombëtar… Angazhimi i gjithë strukturës së IPK-së në përmbushjen e detyrave përkatëse ka ngritur në vazhdimësi përkrahjen dhe besimin e qytetarëve të Kosovës këtë e dëshmon rritja në vazhdimësi e ankesave që paraqiten në IPK .Në vitin që lamë pas kemi trajtuar një numër rekord të ankesave më shumë se 2 mijë të tilla dhe ky trend po vazhdon dhe këtë vit. Trajtimi serioz dhe hetimi profesional i këtyre ankesave ka bërë që rezultate tona në luftimin e keqpërdorimeve në radhët e Policisë të jenë evidente duke përfshirë këtu raste të mëdha të arrestimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion. Këtë vit kemi realizuar operacione të suksesshme dhe hetime në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi, përmes operacioneve tashmë aksioneve Pika 1 dhe 2 duke arrestuar dhe suspenduar numrin më të madh ndonjëherë të zyrtarëve policor në një kohë relativisht të shkurtër”, tha ai.

Ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi shprehu mbështetjen për punën e IPK-së, e cila, siç tha si, përkthehet në punë më të mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës.

Jam ndier i privilegjuar për bashkëpunimin që kemi pasur dhe mendoj se do ta kemi në vazhdim, bile konsideroj se bashkëpunimi jonë do të jetë edhe më i avancuar dhe më profesional në të ardhmen. Iu uroj suksese më të mëdha, uroj që sukseset tuaja të jenë suksese edhe në të mirën e gjithë policëve të Kosovës sepse puna juaj ndikon në punën e mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës, andaj do ta keni mbështetjen tonë do të jemi bashkë me ju për të bërë punën në interes të gjithë qytetarëve në veçanti institucioni që ju e mbikëqyrni që është Policia e Kosovës”, tha Kelmendi.

Atasheu i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe tha se IPK ka një mandat të rëndësishëm për të inspektuar proceset policore dhe krimet e kryera nga Policia e Kosovës.

Ajo përgëzoi IPK për dy aksionet kufitare që pasuan me arrestimin e zyrtarëve policor.

Si organizatë ju keni një mandat të rëndësishëm dhe unik që t’i inspektoni proceset policore dhe t’i investigoni krimet e kryera nga Policia e Kosovës një detyrë shumë e nevojshme dhe rëndësishme që kërkon shkathtësi të specializuara dhe përvojë dhe dituri. Detyra juaj është që të keni besim tek qytetarët dhe Policia dhe që të ndihmoni Policinë dhe të shihni detyrën e tyre që PK të ketë stafin të cilin e zbatojnë ligjin… Ditët dhe muajt në vijim unë pres nga ju që të bëheni edhe më të shkathët në rrugën tuaj drejtë ardhmërisë nëpërmes këshillimit të mirë shkathtësitë tuaj ju do të keni të gjitha mjetet që kërkohen për të luftuar”, theksoi ajo.

Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport u shpreh se kanë ndihmuar IPK-në në zhvillimin e saj në aspektin hetimor dhe inspektues.

IPK ka dashur që në vazhdimësi, dhe jeni përmirësuar dhe më vjen mirë që e them se nga viti 2017, misioni i OSBE -së edhe njëherë është riangazhuar për Inspektoratin për trajnime shumë të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të marrjes në pyetje dhe hetimeve sa i përket korrupsionit dhe integritetit dhe shumë fusha tjera që janë shumë të rëndësishme për mandatin tuaj… Shoh që përkrahja jonë për Policinë e Kosovës është e rëndësishme dhe misioni i tyre është që të kemi një sektor të sigurisë të qëndrueshëm që mund ta luftojnë krimin që të mund të mbrojmë të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Në këtë përvojë Inspektorati Policor i Kosovës ndau mirënjohje edhe për partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara