Lajmet

​Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Përparimi rus në Kiev po ngadalësohet

Mbretëria e Bashkuar shprehet se humbjet e Rusisë janë dukshëm më të larta se që deklaron Moska.

Published

on

Sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike, pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit.

Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu, mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit. Ky përparim është ngadalësuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi.

Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar shprehet se humbjet e Rusisë janë dukshëm më të larta se që deklaron Moska. Deri më tani, Moska zyrtare ka raportuar për 498 të vrarë dhe 1 mijë e 597 të plagosur.

Lajmet

Bogujevci pranon përfaqësues të Shoqatës “Skënderbej” nga New Yorku

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” nga New Yorku, Faton Zogiani dhe Rrustem Berisha.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e shoqatës në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë, si dhe për forcimin e lidhjeve të vazhdueshme me Kosovën.

Po ashtu, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në projekte dhe iniciativa të përbashkëta kulturore.

Ministrja Bogujevci vlerësoi përkushtimin e shoqatës në promovimin e vlerave kulturore dhe kombëtare shqiptare, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

MINT dënon KEDS-in edhe me 25 mijë euro gjobë për njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon aksionin për mbikëqyrjen dhe verifikimin e njehsorëve elektrikë në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi, inspektorët kanë identifikuar pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik. Për shkak të kësaj shkeljeje, ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.

MINT dhe AMK kanë bërë të ditur se verifikimet e matësve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të rrymës, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe respektimit të ligjit.

“Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dyshime apo dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve të tyre elektrikë, t’i adresojnë ankesat përmes numrit të telefonit +383 46 311 000 (në Viber) ose në adresën elektronike: [email protected]. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Takim me Trumpin për të zbutur tensionet

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim vjen si një përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë, përpara samitit të rëndësishëm të aleancës që do të mbahet në korrik.

Marrëdhëniet mes administratës Trump dhe vendeve evropiane janë përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht pas mospajtimeve të thella lidhur me luftën në Iran dhe kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së që aleatët të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Sipas burimeve të “Euronews”, Rutte do të paraqesë të dhëna që dëshmojnë një rritje rekord të investimeve ushtarake nga vendet anëtare. Ai pritet të argumentojë se presioni i ushtruar nga vetë Trump ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë rritje financiare, duke theksuar se shpenzimet e përgjithshme të aleancës kanë prekur shifrën prej një trilion dollarësh. Po ashtu, Rutte do të vërë në dukje se rritja e prodhimit ushtarak ka hapur vende të reja pune edhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, pakënaqësia e administratës amerikane tashmë është reflektuar në hapa konkretë. Pentagoni ka njoftuar një sërë masash që reduktojnë pjesëmarrjen afatgjatë të SHBA-së në aleancë.

Pas kritikave të hapura të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, ndaj strategjisë ushtarake amerikano-izraelite në Iran, Presidenti Trump njoftoi menjëherë tërheqjen e pesë mijë trupave amerikane nga territori gjerman.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, i cili është planifikuar të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, pritet të fokusohet kryesisht në sigurinë evropiane dhe atë arktike, si dhe në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit ushtarak. /Euronews/ /E.A/

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Madonna: Filmi biografik për jetën time u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve për buxhetin

Published

on

Këngëtarja e njohur amerikane Madonna ka zbuluar se filmi biografik për jetën e saj u anulua pas mosmarrëveshjeve me studion Universal Pictures lidhur me buxhetin e projektit.

Në një intervistë për revistën Interview, artistja tha se historia e jetës së saj kërkonte një prodhim të madh dhe, rrjedhimisht, një buxhet të konsiderueshëm.

Madonna tregoi se kishte propozuar zhvendosjen e xhirimeve në Serbi për të ulur kostot, por ideja nuk u mbështet nga studioja. Sipas saj, drejtuesit e projektit nuk ishin të bindur se ajo do të qëndronte atje për realizimin e filmit.

Projekti u njoftua fillimisht në vitin 2020, me Madonnën në rolin e regjisores. Aktorja Julia Garner ishte përzgjedhur për të interpretuar këngëtaren pas një procesi të gjatë audicionesh.

Megjithatë, në vitin 2023 u raportua se filmi, i cili mbante titullin e përkohshëm “Who’s That Girl”, ishte anuluar.

Madonna zbuloi gjithashtu se kishte shqyrtuar mundësinë e realizimit të historisë së saj si serial për Netflix, por hasi në pengesa ligjore pasi të drejtat e skenarit mbetën në pronësi të Universal Pictures.

Artistja tha se zhvillimi i një seriali rezultoi më i ndërlikuar sesa kishte parashikuar, duke kërkuar bashkëpunim me skenaristë të shumtë dhe gjetjen e ekipit të duhur krijues për ta çuar projektin përpara./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara