Kronikë e zezë

​Inicohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

Arma i është konfiskuar.

Published

on

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka gjetur një armë zjarri në një shtëpi në Han të Elezit, pasi kishte pranuar informacion inteligjent se një 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në lidhje me këtë Policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.Sh. është inicuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Prishtinë: Tre persona dyshohet se dhunuan dhe grabitën një shtetase të huaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të rëndë të dhunimit dhe grabitjes të ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, ku tre persona të panjohur dyshohet se nën kanosje kanë dhunuar një grua, shtetase e huaj. Përveç sulmit, të dyshuarit i kanë grabitur viktimës gjësende të ndryshme si dhe dokumentet personale.

Lidhur me rastin janë informuar prokurori kujdestar dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intenzivisht për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Prishtinë: Një grua vdes pas rënies nga kati i tretë i banesës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese banimi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 12:13, me ç’rast njësitet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rastet po trajtohen nga policia si “Hetim i vdekjes” /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të vdekjeve nën hetim në Kamenicë, Shtime dhe Prizren

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të vdekjeve në Kamenicë, Shtime dhe Prizren, të cilat janë duke u hetuar.

Në Kamenicë, më 6 tetor, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në Shtime, po më 6 tetor, një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Ai është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, në Prizren, një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara