Lajmet

​IML synon shërbime mjeko-ligjore sipas standardeve ndërkombëtare

Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore.

Published

on

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) synon të ofroj shërbime mjeko-ligjore në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të arrihet me akreditimin sipas ISO standardeve dhe digjitalizimit.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-it, ku u prezantuan edhe arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut në kuadër të projektit “Përkrahje e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë“.

Ky projekt i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian synon që të mbështesë autoritetet e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjor me fokus tek shërbimet e mjekësisë ligjore.

E me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se si ministri do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zhvillimin e fushës së Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore që do të mundësoj besueshmërinë e rezultateve.

“Unë pres që realizimi me sukses i projektit ‘Mbështetja e mëtejshme për mjekësin ligjore në Kosovë‘ të cilin sot solemnisht po e promovojnë të ndihmoj në krijimin e një shërbimi të pavarur, efikas dhe efektiv të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe të mbështes autoritetet e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit përmes mbështetjes së mëtejshme të zbatimit të ligjit në përgjithësi. Fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore sipas standardeve gjë që do të mundësoj besueshmërinë e të gjitha rezultateve analitike në këtë kontekst akreditimi do të ndihmoj në sigurimin e përputhshmërisë së vazhdueshme me standardet e industrisë si dhe me përmirësimin e vazhdueshëm të operacioneve të laboratorit toksikologjik. Strategjia zhvillimore e IML-së në periudhën 2021-2025 është një nga dokumentet kyçe të përgatitura në kuadër të projektit për ngritjen institucionale të mjekësisë ligjore dhe është dokument afatgjatë, zhvillimor fokus i të cilit është implementimi praktika dhe arritje rezultateve optimale. Ky dokument strategjik identifikon nevojat potenciale si dhe përcakton prioritet zhvillimore të IML-së për periudhën 3-5 vite”, tha ajo.

Kurse, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomash Szunyog u shpreh se puna e Institutit të Mjekësisë Ligjore është e rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovës.

Sipas tij BE ka mbështetur IML-në me 3 milionë euro, ndërsa theksoi se tashmë ky institucion ka strategjinë afatgjate për zhvillim.

“Këto përmirësime do të rrisin kapacitetin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe ruajtjen e të dhënave dhe themelimi I bazës ligjore për analizat kryesore. Në mënyrë që Instituti të përfitoj nga këto përfitime sa më shpejt që të jetë e mundur inkurajoj ministrinë që të finalizojmë prokurimin për pajisjet e nevojshme dhe për pastrimin e zyrës apo dhomës së dëshmive. Gjatë dy viteve të mija në Kosovë kam folur për rëndësinë e sundimit të ligjit ku Instituti I Mjekësisë Ligjore është njëri prej kontribuesve kryesor juridik që mund tu ndihmoj standardeve të sundimit të ligjit në këtë drejtim dhe të ndihmoj Kosovën që të përmirësoj rrugën e tyre drejt BE-së“, theksoi ai.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark tha se misioni i tyre që nga fillimi ka mbështetur zhvillimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me fokus kryesor identifikimin e trupave të personave të zhdukur.

Wigemark tha se aktualisht janë duke punuar në identifikimin e mbetjeve mortore që janë në morgun e Prishtinës.

“Që nga viti I kaluar ekspertët tanë janë duke punuar së bashku me IML-në dhe të tjerët duke identifikuar mbetjet mortore në Prishtinë dhe ky është i koordinuar me IML-në dhe është pjesë e grupit punues është I bazuar në strategji në planin e veprimit 2021-2025. Detyra e kësaj është që të identifikon të gjitha ato mbetjet mortore që janë në morg dhe të përcaktohet statusi i të gjitha këtyre mbetjeve. Shumica e atyre që kanë anëtar të familjes që janë të zhdukur akoma po presin dhe durimi i tyre është duke humbur, si mision unë besoj që kemi akoma arsye ta bëjmë këtë punë në fakt kemi 1621 arsye për të vazhduar këtë punë së bashku me të gjithë partnerët e rëndësishëm dhe gjithashtu puna jonë të vazhdoj me kolegët tanë ligjor, sidomos me IML për të identifikuar varrezat klandestine potenciale dhe varrezat që identifikojnë persona të zhdukur nga lufta e Kosovës”, theksoi shefi I EULEX-it.

Kurse, drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Flutura Goga-Bajrami prezantoi strategjinë zhvillimore 2021-2025 dhe synimet për zhvillimin e këtij institucioni.

“Në misionin tonë IML synon të ofroj shërbime mjeko-ligjore në përputhje me praktikat më të mira evropiane duke ndjekur standardet ndërkombëtare në mënyrë që të jetë partner i njohur në evropianizimin e mëtejshëm të Kosovës. Promovimin e shërbimit mjeko-ligjor në akreditim me ISO standard do të garantoj respektimin e standardeve për praktikën më të mirë mjekësore në kryerje të autopsive dhe ekzaminimeve laboratorike. IML do të marrë pjesë në cilësinë e përgjithshme të sundimit të ligjit që për më tepër do të rris nivelin e besimit në komunitet, duke arritur një funksionim të vazhdueshëm dhe efektiv të Institutit me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore me një strukturë të organizuar mirë e cila është krijuar sipas standardeve moderne të mjekësisë ligjore. Proceset mjeko-ligjore në Institutin tonë do të ofrojnë transparencë”, theksoi ajo.

Projektit “Përkrahje e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë“, ka nis në shkurt të vitit 2018 kurse pritet të përfundoj në dhjetor të këtij viti.

Lajmet

United Hospital – Ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe standarde të avancuara në gastroenterologji

Published

on

By

Në United Hospital, kujdesi për shëndetin e traktit digjestiv mbështetet në ekspertizën profesionale, diagnostikimin e saktë dhe përdorimin e teknologjisë moderne, me synim ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore dhe trajtimit në përputhje me protokollet bashkëkohore mjekësore.

Si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, United Hospital investon në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve, pajisjeve moderne dhe përvojës së pacientit, duke synuar standarde të avancuara të kujdesit shëndetësor, në përputhje me praktikat e njohura evropiane.

Sipas, Dr. Valon Hamza, specialist i gastroenterologjisë në United Hospital, Departamenti i Gastroenterologjisë, ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Vizita specialistike gastrohepatologjike, për vlerësimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe të mëlçisë.

Ekografi të abdomenit, për ekzaminimin dhe vlerësimin e organeve të brendshme.

Endoskopi të traktit digjestiv, përmes gastroskopisë dhe kolonoskopisë, për diagnostikimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të traktit tretës.

Përtej diagnostikimit, metodat endoskopike mundësojnë edhe ndërhyrje terapeutike, sipas indikacionit mjekësor, si polipektomia për largimin e polipeve, trajtimi endoskopik i gjakderdhjeve të brendshme dhe marrja e mostrave për biopsi, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.

Diagnostikimi në kohë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur. Simptomat e vazhdueshme të sistemit tretës nuk duhen neglizhuar, ndërsa kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

Në United Hospital, ekspertiza profesionale dhe teknologjia moderne bashkohen për t’i ofruar pacientit kujdes të përgjegjshëm, vlerësim të individualizuar dhe qasje bashkëkohore në diagnostikim e trajtim.

United Hospital – kujdes i avancuar shëndetësor, me fokus te pacienti dhe mirëqenia e tij.

📞 Rezervoni konsultën tuaj: 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Delegacioni i NATO-s viziton Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Një delegacion nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 28 dhe 29 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i NATO-s do të realizojë sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë dhe komisione parlamentare në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pritja nis në orën 09:05, ku delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionin për Punë të Jashtme si dhe atë për Integrim Evropian. Seri e takimeve të mëngjesit do të përmbyllet në orën 11:00 me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të çdo takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen substancë të dyshuar narkotike në një veturë në Shtime

Published

on

Policia ka gjetur 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 01:00, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka ndaluar automjetin në kuadër të planit operativ “Shtatori i Sigurt”, që synon luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrollit, te shoferi me inicialet R.I., 20 vjeç, është gjetur një qese najloni me 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në Shtime ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara