Kronikë e zezë

​Ilegalisht nga Serbia me 7 mijë e 700 paketime me cigare dhe mbi 1 mijë palë xhinse

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar, i cili me automjetin e tij ‘kombi’ tentoi të kalojë ilegalisht kufirin dhe të fusë mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë

Sipas Policisë, departamenti i kufirit ,në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare” nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia”, i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut.

“Gjatë realizimit të planit operativ me datën 24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë) me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë. Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, kanë bërë kontrollimin dhe numërimin preliminar të mallit të kontrbanduar, të evidentuar si në vijim: Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB’ të llojeve të ndryshme 770 X 10 =7700 paketime, mbi 1000 palë xhinse dhe 10 palë patike. Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ”Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitm.

Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF në Obiliq

Published

on

By

Një foshnje është dërguar pa shenja jete të martën paradite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë të Obiliqit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar në Plemetin.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm dhe kanosje ndaj katër zyrtarëve në Qendrën Korrektuese në Pejë

Published

on

By

Një incident ka ndodhur dje në Pejë, ku janë sulmuar katër persona zyrtarë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18.05.2026 rreth orës 09:47, brenda qendrës korrektuese. Një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë dhe i ka kanosur ata.

Si pasojë e sulmit, të katër zyrtarët kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë dhe Malishevë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Një person tjetër ne Malishevë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër të familjes, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Continue Reading

Të kërkuara