Lajmet

​Hoxhaj: Ballkani mund të jetë fronti i dytë i një lufte hibride

Sipas tij, Ballkani ka qenë gjithmonë prioriteti gjeostrategjik i Kremlinit, madje i dyti për nga rëndësia.

Published

on

Konflikti në Rusi ka shtuar shqetësimin edhe në rajonet e tjera nga ato të përfshira drejtpërdrejt në konflikt. Ballkani Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga vala e përplasjes së madhe midis Perëndimit dhe Moskës.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar një botim voluminoz mbi këtë konflikt dhe pasojat të mundshme, edhe afër nesh.

Sipas tij, Ballkani ka qenë gjithmonë prioriteti gjeostrategjik i Kremlinit, madje i dyti për nga rëndësia.

“Prioritetin rus për Ballkanin e ka deklaruar vetë Putin kur vizitoi Zagrebin në vitin 2000, është më i rëndësishmi pas Detit të Zi. Ukraina është fronti i parë, Ballkani është i dyti, edhe pse nuk mund të ketë këtu një luftë të hapur”, tha Hoxhaj.

“Përdoren instrumente politike, ku ka parti që kanë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Serbia ka marrëdhënie strategjike, është një lloje platforme ruse për të ndikuar në Ballkan. Rusia ka përdorur edhe investimet ekonomike, si dhe atë që cilësohet si fuqia e butë, pra mediat dhe jeta akademike, gjithçka në tentativën për të krijuar ndikim”, thotë Hoxhaj në A2CNN.

Ndikim ky, nga i cili faktori shqiptar sipas Hoxhajt është i përjashtuar.

“Partitë në Shqipëri, Kosovë, por edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kanë marrëdhënie me parti anëtarë të Parlamentit Evropian, ndërkohë që në Serbi, në republikën serbe në Bosnje por edhe në Maqedoninë e Veriut, ka parti që janë platformë ruse. Putin dhe Vuçiq kanë shumë gjëra të përbashkëta, Serbia dhe Rusia apo ashtu. Kjo që po ndodh tregon se Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ashtu si Serbia nuk ka kaluar atë të Jugosllavisë”, tha ai.

Hoxhaj mendon se për këtë arsyeje Kosova duhet të tregohet vigjilente, por se rreziku buron tjetërkund. Nuk mendoj se Kosova mund të jetë cak direkt i kërcënimit. Shqiptarët në Kosovë dhe kudo janë faktori më pro-perëndimor. Ndërkohë, vendi që mund të ndikohet më shumë është Bosnja.

Vendi

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara