Lajmet

​Hovenier: Ta hedhim poshtë narrativen që përjashton personat me aftësi të kufizuara

Hovenier në këtë kongres tha se ShBA ka për qëllim t’i ndihmojë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Published

on

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier në Kongresin Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, ka deklaruar se organet qeveritare duhet të përfshijnë edhe shqetësimet e personave me aftësi të kufizuar.

Hovenier në këtë kongres tha se ShBA ka për qëllim t’i ndihmojë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

“ShBA me vite të tëra është përpjekur që ta promovojë vlera të caktuara të mundësive të barabarta. Nuk mund të them se kemi qenë shumë të suksesshëm por mund të them se ato janë vlera të cilat i inspirojmë. Edhe ne kemi këtë qëllim për t’i ndihmuar personat me aftësi të kufizuar në Kosovë që ta jetojnë jetën me dinjitet. Është mirë që t’i kemi ligjet por është e rëndësishme që të zbatohen ligjet, ne jemi të zotuar për ngritjen e kapaciteteve, jemi të përkushtuar edhe për avancimin e të drejtave. Qeveritë në gjithë botën duhet të kenë reforma që janë përfshirëse në këtë aspekt. Organet qeveritare duhet të përfshijnë edhe shqetësimet e personave me aftësi të kufizuar. Duhet ta hedhim poshtë narrativen që përjashton personat me aftësi të kufizuara, të shmanim ato narrativat që mund të jenë të keqardhjes që nënvlerësojnë kolegët”, tha Hovenier.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, nën patronatin e së cilës po mbahet Kongresi Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, është shprehur e lumtur që në këtë kongres po marrin pjesë 31 delegacione nga të gjitha vendet e botës.

“Në cilësinë e Ambasadores në Komisionin Ndërkombëtar kam udhëtuar në çdo cep të botës dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që në çdo vend jam pritur mirë duke treguar historinë e Kosovës. Këtë vit doja që jo vetëm unë të isha pjesë e botës por bota të ishte pjesë e Kosovës”, tha Shala.

Shala tha se qëllimi i udhëtimeve që ka bërë ka qenë të marrë ide nga vendet më të zhvilluara të botës dhe t’i praktikojë në Kosovë.

“Ideja kryesore e gjithë këtij kongresi ka qenë të marrim praktika nga vendet me të zhvilluara në botë dhe t’i sjellim në Kosovë që t’i mundësojmë personave me aftësi të kufizuara një jetë të drejtë. Ndoshta dikujt mund t’i duket sfiduese ta sjellim botën më Kosovë, mirëpo nuk kam lenë gurë pa lëvizur që kjo ngjarje të ndodhë”, shtoi Shala.

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjucfa këtë ngjarje e ka vlerësuar si formën më të mirë për ta mbyllur këtë vit.

Konjufca tha se sfidat e përditshme të personave me aftësi të kufizuar kërkojnë adresim dhe zgjidhje institucionale në shumë fusha.

“Kjo ngjarje është forma më e mirë për ta mbyllur këtë vit i cili është shpallur vit për personat e kufizuar. Sfidat e përditshme kërkojnë adresim dhe zgjidhje institucionale në shumë fusha, në fushën e të drejtave të tyre, qasshmëri në infrastrukturë, barazi në punësim, sigurim social dhe kujdes shëndetësor. Kurse një aspekt esencial që duhet luftojmë së bashku është t’i ndalim paragjykimet për personat me aftësi të kufizuar”, tha Konjufca.

Ai shtoi se ligjet që janë për personat me aftësi të kufizuara nuk zbatohen në praktikë, derisa kërkoi që të gjitha ligjet për këta persona të respektohen.

“Shumë shpesh na rastësisht të dëgjojmë se në Kosovë ka ligje të mira por në praktikë hasim në vështirësi për t’i zbatuar dhe kjo është e vërtetë, këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, dhe jam i bindur që numri i të punëtorëve nuk është në përputhje me numrin e ligjit që e kemi në fuqi”, shtoi Konjufca.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në emër të kryeministrit të vendit, Albin Kurti ka përshëndetur gjithë të pranishmit, duke thënë se për shkak se nuk ndodhet në vend, nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë në këtë kongres.

Schwarz para të pranishmëve premtoi se përkushtimi në këtë fushë nuk do të dobësohet por do të forcohet më shumë.

“Në secilin segment duhet të shtojmë më shumë përpjekje tona dhe një gjë të tillë duhet ta bëjmë. Është e drejta e familjeve dhe detyra jonë se jo vetëm si qeveri por si shoqëri të bëjmë çfarë të mundemi t’i ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për kujdes të veçantë. Mund të premtojë se përkushtimi ynë në këtë fushë nuk do të dobësohet por do të forcohet”, tha Schwarz.

Continue Reading

Lajmet

Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në orën 14:00 në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e tij deri më tani u shtye për shkak të angazhimeve të Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara