

Kulturë
Hoti: Veprat e artit pamor, pjesë e kulturës së pasurisë shtetërore
Published
5 years agoon
By
Betim GashiVeprat e artit pamor, të cilat nga sot do të vendosen në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, po konsiderohen të jenë pjesë e pasurisë shtetërore të Kosovës. Kështu u vlerësua sot gjatë ceremonisë së bartjes së aseteve dhe veprave të artit pamor të 121 autorëve që Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha që këto vepra janë pasuri shtetërore dhe pjesë e kulturës së vendit tonë. Ai përshëndeti përkushtimin e akterëve relevantë për përkushtimin e tyre 5-vjeçar për kryerjen e procedurave të nevojshme administrative dhe ligjore.
“Është vërtet moment i mirë, një ditë e mirë, që këto vepra artistike bëhen pjesë e kulturës dhe pasurisë shtetërore të Kosovës për brezat e ardhshëm. Është moment i mirë që tash këto bëhen pjesë e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe ka mundësi t’i shijojë secili qytetar i vendit”, tha ai.
Ministrja Vlora Dumoshi tha se kjo është një ditë historike për vendin, pasi veprat artistike po rikthehen aty ku e kanë vendin. Dumoshi theksoi se autorët e këtyre veprave do të jetojnë gjithmonë me punën e tyre artistike që kanë lënë pas vetes.
“Evidentimi është kryer qysh moti në bazë të Komisionit i cili ka qenë. Sot do të bëhet bartja me shumë kujdes. Kemi këtu edhe nga Galeria e Artit Kombëtar, kjo do të jetë pasuri në fondin tonë”, tha ajo.
E drejtori i AKP-së, Valon Tolaj tregoi se ishin fjalët e bashkëshortes së skulptorit Agim Çavdarbasha, që shërbyen si shkas për të transferuar përfundimisht këto monumente kulturore në Galerinë e Arteve.
“Një prej takimeve që më së shumti më ka rënduar emocionalisht ka qenë takimi me znj. Qavdarbasha, bashkëshorten e të ndjerit Agim Qavdarbasha, dhe e kam në mend një fjali, ka thënë: ‘kjo skulptura që është këtu, shkoj shpesh në hotel Grand, ndalem e shikoj dhe më duket se çmallem me Agimin. Ky ka qenë një prej motiveve që na ka nxitur të gjithëve, ani pse prej 2015-ës, në këtë proces është punuar intensivisht në AKP për transferimin”, tha ai.
Lifestyle
Rituali ideal i përgatitjes së lëkurës në moshë për një grim të qëndrueshëm
Published
1 hour agoon
October 22, 2025By
UBT News
Përgatitja e lëkurës është çelësi për një grim të përsosur, sidomos kur koha kalon dhe lëkura ndryshon.
Formulat e lehta dhe produktet e synuara ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe freskinë e grimit tuaj, duke e bërë më të lëmuar dhe natyral.
Një lëkurë e pastër dhe e shëndetshme është baza e çdo rutine grimi, pa marrë parasysh moshën. Me kalimin e viteve, rutina para aplikimit duhet të përshtatet për të ruajtur rezultatin e dëshiruar.
Përgatitja e duhur mund të bëjë ndryshimin mes një grim natyral, të përditshëm, dhe një pamjeje glamuroze për raste speciale.
Pse është e rëndësishme përgatitja e lëkurës?
Hapi i parë përcakton nëse grimi do të duket i freskët dhe i qëndrueshëm. Lëkura e hidratuar redukton dukshmërinë e rrudhave e pengon grumbullimin e produktit, përdorimi i produkteve të përshtatura me shenjat e plakjes ndihmon në mbushje, zbutje dhe mbrojtje të lëkurës.
Produktet që duhen shmangur
Pilingjet e ashpra dhe eksfoliantët fizikë që irritojnë lëkurën dhe shtojnë teksturë të panevojshme.
Kremrat e rëndë nën pudër që mund të shkaktojnë rrëshqitje të produktit.
Primerët që mbushin poret ose ato matifikues, sepse mund të theksojnë strukturën e lëkurës në moshë.
Produktet që duhen përdorur
Rituali bazë përfshin pastrim, piling të butë, hidratim dhe mbrojtje SPF.
Për lëkurën në moshë, rekomandohet përdorimi i produkteve të synuara:
Pastrues dhe piling të butë për një sipërfaqe të pastër.
Produktet me antioksidantë për ndriçim dhe mbrojtje nga radikalet e lira.
Serumet me acid hialuronik ose peptide për hidratim dhe mbushje të lëkurës.
Produkte me ceramide, peptide ose niacinamide për ushqim dhe lëmuar të lëkurës.
Qëllimi është që lëkura të jetë e ushqyer dhe gati për grim. Aplikimi shtresë mbi shtresë i formulave të lehta siguron përthithje të mirë dhe pamje natyrale. Kujdesi për zonën nën sy me krem antirrudhë është i domosdoshëm për të shmangur grumbullimin e grimit në vijat e vogla. /A.Z/UBT News/
Lifestyle
Miqësia, çelësi për lumturi! Takimet me shokët ulin ndjeshëm trishtimin
Published
2 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se socializimi me miqtë, sidomos në mjedise relaksuese si “natat me shokët”, ka një efekt të rëndësishëm pozitiv mbi mirëqenien emocionale të meshkujve.
Ky kërkim nxjerr në pah se takimet e rregullta me miqtë e ngushtë ndikojnë në uljen e ndjenjave të trishtimit dhe vetmisë deri në 45%, duke përmirësuar ndjeshëm humorin dhe shëndetin mendor.
Sipas studiuesve, përfitimet nuk lidhen me konsumin e alkoolit, siç mund të mendohet shpesh, por me ndërveprimet sociale, të qeshurat dhe lidhjen e thellë që krijohet gjatë kohës së kaluar me shokët.
Këto momente aktivizojnë sistemin e shpërblimit në tru, duke çliruar endorfina, hormonin e lumturisë dhe duke ulur nivelet e hormoneve të stresit.
Studimi tregon se meshkujt që kalojnë më shumë kohë në biseda argëtuese me miqtë, përjetojnë më pak stres e ndihen më pak të vetmuar.
Ky zbulim vlen për të theksuar rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve sociale për mirëqenien emocionale dhe për të luftuar ndikimet negative të stresit dhe trishtimit.
Ekspertët rekomandojnë që, përtej rutinës së përditshme, të gjejmë kohë për takime me njerëzit që na bëjnë të ndihemi mirë, pasi këto momente sociale janë një mbështetje e fuqishme për shëndetin mendor.
Nuk është pijet që bëjnë diferencën, por lidhja dhe bashkëbisedimi i vërtetë. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Britania feston “Rozë Ball”-in në Muzeun Britanik, Greqia reagon për ekspozimin pranë Skulpturave të Partenonit
Published
3 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Muzeu Britanik organizoi të shtunën në mbrëmje një festë madhështore me qëllim mbledhjen e fondeve për nevojat e institucionit, e quajtur “Rozë Ball”, që u zhvillua në ambientet e tij historike, përfshirë Galerinë Duveen, ku ekspozohen Skulpturat e Partenonit.
Siç pritej, ky fakt ngjalli reagime të ashpra në Greqi. Ngjarja, e frymëzuar nga MET Gala amerikane, kishte për synim të tërhiqte elitën e artit dhe biznesit për të ndihmuar muzeun, i cili po përballet me rënie të të ardhurave në vitet e fundit.
Një mbrëmje rozë për artin dhe luksin
Për këtë “Rozë Ball” të parë u ofruan 800 ftesa me çmim prej 2,000 paundësh secila, që u shitën plotësisht. Të ftuarit duhej të respektonin veshjen zyrtare në nuanca rozë, në nder të ekspozitës së re mbi Indinë e lashtë, të sponsorizuar nga biznesmenja dhe artdashësja Isha Ambani, e cila ishte edhe bashkëorganizatore e mbrëmjes.
Atmosfera e natës mbajti një ngjyrim të fortë indian, nga muzika dhe ushqimi, deri te vallëzimet dhe dekorimet. Në një skenë të veçantë, përballë Skulpturave të Partenonit, të ftuarit shijuan shampanjë, aromat e kuzhinës indiane dhe performancat muzikore live.
Emra të njohur në tapetin rozë
Ndër të pranishmit u panë Sir Mick Jagger me partneren Melanie Hamrick, Naomi Campbell, Janet Jackson, Kristin Scott Thomas, Manolo Blahnik, si dhe mbesat e Princeshës Diana, Kitty, Amelia dhe Eliza Spencer.
Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu Daphne Guinness dhe Eugenia Niarchou, të njohura për lidhjet e tyre me modën dhe filantropinë.
Ankand për bamirësi
Përveç shitjes së biletave, fondet u shtuan përmes një ankandi bamirësie, ku u ofruan dhurata të veçanta, si portret kafshe i pikturuar nga kuratorja Dame Tracey Emin dhe një tur ekskluziv në apartamentin e Coco Chanel.
Greqia kërkon kthimin e skulpturave
Ndërkohë që Muzeu i Akropolit në Athinë vazhdon fushatën për ribashkimin e Skulpturave të Partenonit, drejtori i Muzeut Britanik, Nicholas Cullinan, ka zgjedhur të fokusohet në bashkëpunime private për të siguruar stabilitetin financiar të institucionit.
“Nevojat financiare të muzeut kërkojnë që të jesh fleksibël dhe sipërmarrës,” deklaroi ai, duke mbrojtur qasjen e re të muzeut ndaj financimit. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Prishtina mirëpret edicionin e 25-të të Festivalit Frankofon të Filmit
Published
5 hours agoon
October 22, 2025By
UBT News
Në Prishtinë sot hapet edicioni i 25-të i Festivalit Frankofon të Filmit, një ngjarje që këtë vit vjen me temën “Moda”.
Festivali organizohet nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me ambasadat e Belgikës, Luksemburgut dhe Zvicrës, duke sjellë një program të pasur me filma, diskutime dhe performanca artistike që ndërthurin artin e kinemasë me botën e stilit dhe kreativitetit.
Hapja zyrtare në Kino ARMATA
Ceremonia hapëse do të mbahet sonte në orën 19:00 në Kino ARMATA, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filmin “Couture” të regjisores Alice Winocour, me aktorët Angelina Jolie dhe Louis Garrel në rolet kryesore.
Mbrëmja do të nisë me një performancë që bashkon modën dhe kinemanë, realizuar në bashkëpunim me Akademinë Evolucion, duke krijuar një atmosferë që përçon thelbin e temës së sivjetme të festivalit.
Konferenca “Moda dhe Kinemaja”
Në kuadër të aktiviteteve, më 28 tetor në orën 11:00, në Institutin Francez të Kosovës, do të mbahet konferenca “Moda dhe Kinemaja”, ku profesionistë të njohur do të diskutojnë për ndikimin e ndërsjellë mes artit filmik dhe industrisë së modës.
Programi dhe hyrja
Shfaqjet e filmave frankofonë do të zhvillohen nga 23 deri më 28 tetor në Kino ARMATA, ndërsa hyrja për publikun do të jetë falas.
Qëllimi i festivalit
Me këtë edicion jubilar, festivali synon të promovojë diversitetin kulturor dhe kreativitetin e kinemasë frankofone, duke e kthyer Prishtinën në një qendër të dialogut artistik frankofon për disa ditë me radhë. /A.Z/UBT News/

UBT dhe Universiteti i Minho-s nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik në Braga

46 të vdekur në një aksident rrugor në Uganda

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë

Trajneri i Suedisë i diagnostikuar me leukemi: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës

FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet

Rituali ideal i përgatitjes së lëkurës në moshë për një grim të qëndrueshëm

Nuk kërkoi leje për të promovuar albumin e saj, Rosalia përballet me një gjobë prej 600 mijë eurosh

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës, gjashtë prej tyre morën trajtim mjekësor

Dogana e Kosovës shënon rritje të sekuestrimit gjatë muajit tetor
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës