Lajmet

​Hoti: Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri në SHSKUK është transparent

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot komentoi edhe procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të ShSKUK-së.

Hoti u shpreh se bordi i ShSKUK-së është i pavarur dhe punon sipas ligjit për përzgjedhjen e drejtorit të ri. Ai shtoi se ky bord nuk guxon ligjërisht të jetë jo transparent, qoftë edhe me shoqërinë civile dhe mediat në përzgjedhjen e drejtorit.

“Nuk besoj që dikush guxon për të punuar në kundërshtim me ligjin, pra nuk qëndron ajo. Pra, nuk besoj që një institucion publik guxon të punojë në kundërshtim me ligjin, nëse punon dikush në kundërshtim me ligjin, duhet të ndiqen procedurat ligjore në atë drejtim. Por, ata janë të pavarur në punën e tyre. Janë bord i rregullt, që janë emëruar nga Qeveria dhe që duhet të punojnë në përputhje me ligjin. Mos bëni kurrfarë paragjykimi, ndiqni procedurat ligjore, keni të drejtë në bazë të ligjit që të keni qasje në të gjitha dokumentet. Kërkoni qasje në bazë të ligjit brenda shtatë ditëve janë të obliguar që të gjitha institucionet t’iu lejojnë qasje në të gjitha dokumentet. Besoj kemi eliminuar çfarëdo burimi të paligjshmërisë nëpër vendimmarrje nëpër institucione të ndryshme, besoj që kemi vendosur standard në këtë drejtim. Unë ju ftoj edhe juve dhe mediave të tjera dhe shoqërinë civile le ta mbikëqyrin në detaje çdo proces, jo vetëm këtë proces”, theksoi ai. 

Lajmet

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i ri i ATK-së

Published

on

By

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur sot në Administratën Tatimore të Kosovës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit, Ilir Murtezaj ia dorëzoi detyrën Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure të rregullt rekrutimi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, falënderoi Murtezajn për kontributin dhe uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e ministrisë.

Drejtori i ri, Hyseni, u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim, Ramadan Morina

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Morina akuzohet se në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj takon deputetin gjerman Peter Beyer: Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

I pari i kësaj partie është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Beyer ndaj Kosovës.

‘‘Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!’’, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Mallrat nga SHBA hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, këto janë kriteret që duhet plotësuar

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore.

Ky vendim ndonëse përfaqëson një masë të njëanshme nga ana e Republikës së Kosovës, i cili qëllim primar ka lehtësimin e tregtisë me përfitime konkrete si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët e vendit, është i një rëndësie të veçantë edhe sa i përket forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve në sferën tregtare dhe ekonomike në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se vendimi për aplikimin e tatimit doganor me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar në Ligjin Nr. 04/L-163 dhe në Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore.

Në mënyrë qe këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen me:

  • Certifikatë të vlefshme të origjinës preferenciale të lëshuar nga autoritetet amerikane
  • Deklarata për origjinën në faturë, në përputhje me ligjin në fuqi të të dyja vendeve.

Të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 01.08.2025, të cilat përmbushin kriteret për t’u trajtuar si mallra me origjinë preferenciale, por që në momentin e importit nuk kanë përfituar këtë trajtim, do t’u nënshtrohen procedurave për rimbursim të detyrimeve doganore, në përputhje me dispozitat në fuqi”, bëhet e ditur në komunikatë.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara