Lajmet

​Hoti nga Obiliqi: I bindur që më 14 shkurt qytetarët do të na japin besimin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që është edhe kandidat për shef ekzekutivi në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq ku ka premtuar mbështetje për këtë komunë që sipas tij do të jetë pjesë e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë.

Hoti ka thënë se janë duke punuar në rikonstruimin e Kosovës B në mënyrë që t’i përmbushë të gjitha standardet ambientaliste.

“Ne jemi duke punuar shumë tash, edhe me fondet tona edhe me fonde të Bashkimit Evropian të rikonstruojmë Kosovën B në mënyrë që t’i përmbushë plotësisht standardet ambientaliste ndërkohë që të prodhojë energji pozitive për krejt Kosovën sigurisht, të rikonstruojmë disa prej termocentraleve të Kosovës A për t’i zgjatë afatin, por mbi të gjitha po punojmë shumë me këtë marrëveshjen tonë të Uashingtonit, të cilën këta të tjerët veç e shajnë, që me sjellë gazin në Prishtinë dhe me i zëvendësua disa prej termocentraleve me energji gaz, dhe me u transformua ekonomia e krejt Kosovës, Obiliqit dhe krejt Kosovës”, ka thënë Hoti.

Para qytetarëve të Obiliqit, Hoti është shprehur i bindur se LDK do të marrë përkrahjen e qytetarëve më 14 shkurt, për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

“Unë u garantoj, keni besim, keni durim, më 14 shkurt ne kemi me fitu, fitorja jonë ka me qenë fitore e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, nuk ka me qenë veç fitore e LDK-së u garantoj, po u garantoj që ka me qenë fitore dhe e bujkut, edhe e arsimtarëve edhe mjekëve, edhe veteranëve të luftës. Jam i bindur që më 14 shkurt qytetarët kanë me na dhënë besimin, neve kanë me na votu edhe arsimtarët, edhe mjekët, edhe veteranët, edhe veteranët, edhe bujqit, janë disa që nuk kanë me na votu të anës tjetër krahut tjetër, po u garantoj që edhe atyre ka me ju ra mirë me fitoren tonë, sepse kemi me u kujdesë edhe për ta.

Në këtë tubim, është prezantuar edhe kandidati i LDK-së nga komuna e Obiliqit, për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhelal Kransiqi.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara