Lajmet

​Hoti: Mësimdhënësit janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid-19

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, me rastin e 7 marsit “Ditën e Mësuesit”. Duke u shprehur falënderues ndaj tyre, Hoti tha se mësimdhënësit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që nxënësit mos të mbesin prapa në mësime.

Ai bëri të ditur se në bazë të evidencave javore që i marrin, mësimdhënësit në gjithë Kosovën janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid-19.

“Ka qenë një vit sfidues në gjitha drejtimet dhe mënyra si kemi arritur me organizu mësimin me këto modalitetet e ndryshme është bërë një punë e jashtëzakonshme që nxënësit mos të mbesin prapa me mësime. U bënë një vit e sa, shpresoj ta tejkalojmë sa më shpejtë. Shpreh keqardhje për rastet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ka shumë arsimtar që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë, sikur s’janë edhe plotë mjekë, policë zyrtarë dhe qytetarë të ndryshëm. I keni vlerësimet më të larta sepse në bazë të evidencës që e marrim në baza javore nga instituti, arsimtarët janë grupi me shkallën më të lartë të infektimit me Covid. Pavarësisht kësaj, ju nuk jeni ndalë”, tha ai.

Cilësi më të madhe nga mësimdhënësit kërkoi zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

“Ju kisha lutur edhe një shtyme ta bëjmë, pos pjesëmarrjes neve na duhet të sigurojmë më shumë cilësi, angazhim”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina”, Sofije Bonjaku u shpreh falënderuese për vizitën.

“Jemi shumë mirënjohës si shkollë, mendojmë se do të vazhdojmë kështu me mbështetjen e juaj”, tha ajo.

Lajmet

Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson.

Rama ka thënë se roli i Andersonit ka qenë vendimtar për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët.

“Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Continue Reading

Lajmet

​Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Published

on

By

Dhomat e Specializuara në Hagë më 5 nëntor 2020 bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Thaçi dhe të tjerët “mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arsyet se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”.

Po më 5 nëntor 2020, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, ndërsa Krasniqi u transferua një ditë më parë, më 4 nëntor. Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi më 3 prill 2023.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte.

Continue Reading

Lajmet

​Më 12 nëntor mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

By

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 nëntor 2024 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Sipas njoftimit të MF-së, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, gjashtë persona pësojnë lëndime trupore

Published

on

By

Sot në orët e para të mëngjesit, saktësisht rreth orës 04:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku që ka tronditur zonën. Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë përplasje ishin të përfshira dy automjete, çka solli pasoja të rënda për pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve.

Aksidenti, i cili ka ndodhur në kushte ende të panjohura të plota, ka rezultuar me lëndime trupore për gjashtë persona. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor,” ka deklaruar Ahmeti, duke bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet policore dhe njësitë emergjente kanë reaguar me shpejtësi për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar trafikun, i cili është bllokuar për një kohë të gjatë. Rruga “Dëshmorët e Kombit” është një ndër arteriet kryesore të Prishtinës, dhe ky aksident ka sjellë jo vetëm tronditje, por edhe kaos për shoferët e hershëm të mëngjesit.

Policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në orët e para të ditës kur kushtet e dukshmërisë mund të jenë të vështira. Ndërkohë, shëndeti dhe gjendja e të lënduarve mbeten nën kujdesin e ekipeve mjekësore, të cilat po bëjnë përpjekje për të stabilizuar pacientët në spitale.

 

Continue Reading

Të kërkuara