Lajmet

​Hoti flet për Deklaratën për të Zhdukurit: Nuk ekziston term ‘personat e zhdukur me dhunë’

Për këtë janë përplasur edhe deputetët e pozitës dhe opozitës.

Published

on

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se Projektligji për Personat e Zhdukur është afër finalizimit, por nuk kanë arritur dakordim për të involvuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur.

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ai foli edhe për termin ‘personat e zhdukur me forcë’ në kuadër të deklaratës për të zhdukurit. Për këtë janë përplasur edhe deputetët e pozitës dhe opozitës. Më tej ai tha se Serbia është pajtuar për qasje në dokumentacione, megjithatë nuk e din nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Kryetari Hoti tha se termi i vendosur në deklaratën e personave të zhdukur ka qëllim trajtimin e dinjitetshëm të tyre.

“Termi ‘personat e zhdukur me forcë’ nuk ka ekzistuar askund. Nuk po them që nuk e kemi ditur se çfarë është, por nuk ka ekzistuar askund. Termin ‘personat e zhdukur me forcë’ e kemi futur në deklaratën e përbashkët të Brukselit. Ky term është refuzuar prej Serbisë prej shtatorit 2021 deri në prill kur e kemi pasur takimin e fundit, për shkak se Serbia u frikësonte se përmes këtij termi ne do të kërkojmë përgjegjësi juridike dhe do të akuzojmë direkt për krimet e luftës që i ka bërë, që në fakt i ka bërë. Megjithatë, në fund në takimin në Bruksel dhe jemi pajtuar që termi ‘personat e zhdukur me forcë’ të përdoret në këtë deklaratë dhe çështja tjetër ka qenë bujë prapë në media-personat e zhdukur me forcë apo me dhunë. Nuk ekziston term ‘personat e zhdukur me dhunë’ në gjuhën angleze, në asnjë prej dokumenteve zyrtare. Personat e zhdukur me forcë apo forcibly disappeared që për ekspertët apo juristët është term dhe sinonim i njëra-tjetrës”, deklaroi Hoti.

Tutje, Hoti ka thënë se edhe në Gjykatën Evropiane të Njeriut përdoret termi ‘personat e zhdukur me forcë’. Sipas tij, në sekonda të fundit në takimin e Ohrit kanë arritur ta fusin në aneks marrëveshje, çështjen e personave të zhdukur.

“Ne kemi arritur që Bashkimin Evropian ta bëjmë direkte pjesë të çështjes së personave të zhdukur. Deri tash nuk ka qenë direkt e involvuar në çështjen e personave të zhdukur. Tash do të themelojmë komisionin e përbashkët, e cila do të udhëhiqet prej BE-së, ajo do të jetë bashkë me ne në këtë proces. Ne veç kemi pranuar draftin e formimit të komisionit të përbashkët, i cili natyrisht duhet të bëhet publik nga zotëri Lajçak dhe zotëri Borrel, pas harmonizimit të saj. Parashihet që brenda 60 ditëve pas aprovimit të deklaratës, pas 2 majit, do të formohet komisioni i përbashkët, do të mbahet mbledhja e parë dhe do të fillojë puna jonë në fazën e implementimit të deklaratës”, tha ai.

Me deklaratën për personat e zhdukur, siç tha Hoti, Serbia është pajtuar për qasje në të gjitha dokumentacionet, përfshirë edhe ato sekrete të klasifikuara. Megjithatë, shtoi se ka arsye të mjaftueshme që të mos i besojë Serbisë.


“Me këtë deklaratë, ata veç janë pajtuar që të qasen në të gjitha dokumentacionet, çfarëdo lloj dokumentacioni, audio, video, të shkruar. Duke i përfshirë edhe ato sekrete, të klasifikuara. Se sa do të zbatohet kjo, natyrisht nuk varet më prej meje. Mirëpo ne e kemi tashmë në deklaratë”,
 ka shtuar ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar ka shtuar se kanë arritur të harmonizojnë të dhënat përgjatë viteve. Tutje, deklaroi se është në finalizim Ligji për Personat e Zhdukur.

“Ligji për Personat e Zhdukur është në plotësim-ndryshim që shumë vite, është shumë e vërtetë që është shumë e dhimbshme. Ne jemi afër finalizimit të tij, mirëpo nuk kemi arritur që të gjejmë një pajtueshmëri, një dakordim për të involvuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur”, deklaroi Hoti.

Çështja e deklaratës për personat e zhdukur dhe termit të vendosur ka përplasur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se në komision do të duhej të raportonte zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili sipas saj, ka bërë pazare.

“Është dashur që Besnik Bislimi të jetë në këtë tavolinë, sepse ai është personi që është i ngarkuar nga qeveria që të bëjë pazare me Brukselin dhe me palët tjera. Prandaj, për të gjitha ato që i ka negociuar dhe po i mban të fshehura, është dashur që të jetë sot këtu dhe të raportojë për atë çfarë ne kemi kërkuar”, tha Musliu-Shoshi.

Më pas ka reaguar deputetja e shumicës, Fatmire Kollçaku Mullhaxha, e cila kërkoi që të flasin me rend.

Diskutimi ka shkuar edhe më tej kur Musliu-Shoshi u është drejtuar “me tru shpërlarë”, deputeteve të LVV-së.

Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq miratuan deklaratën për të zhdukurit. 

lajme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara