Lajmet

​Hoti: Arkivat shtetërore të Serbisë ndihmojnë shumë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Ai ka kërkuar që familjarët dhe të zhdukurit të mos trajtohen si viktima, por të kenë një status të veçantë.

Published

on

Gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre 19 trupa shqiptarë dhe 2 serbë. Me urdhër të prokurorisë janë duke u hulumtuar disa lokacione në Kosovë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë gjetur eshtra në pesë lokacione në Serbi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti tha se ka mungesë të stafit, për çka ka kërkuar përkrahje edhe nga ambasadat. Ai në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se duhet të bëhet presion edhe ndaj BE-së për të kërkuar nga Serbia zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur.

“Jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për Personat e Zhdukur. Janë adresuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur. Ne konsiderojmë që familjarët duhet të kenë benefitetet tjera. Njëkohësisht kemi adresuar edhe një rekomandim që mos të quhet Ligji për Personat të Zhdukur por Ligji për Personat e Zhdukur me forcë. Brenda territorit të Kosovës janë urdhëresa prej prokurorisë për hulumtime, ne kemi filluar të punojmë. Për hirë të familjarëve, ne nuk i kemi bërë publike. Janë pesë lokacione që janë dhënë urdhëresa për hulumtime. Pesë lokacionet që i kemi hulumtuar dhe gjetur në Serbi nuk janë të vetmet”, tha ai.

Më tej, ai ka paraqitur edhe sfidat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Një nga sfidat që kemi si komision është mungesa e saktë e informacioneve. Ne jemi të vetëdijshëm që ka manipulime nga Serbia. Një nga sfidat që e kemi diskutuar edhe në Bruksel, është çështja e arkivave shtetërore. Ne e dimë që në Kosovë atëherë që nuk ka qenë, Serbia ka qenë e angazhuar për të kryer këto krime. Ne mendojmë që arkivat shtetërore të Serbisë ndihmojnë shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. 21 identifikime kanë qenë brenda këtij viti, 19 prej tyre janë shqiptarë dhe dy serbë”, ka shtuar ai.

Përveç eshtrave të kosovarëve, Hoti theksoi se kërkojnë edhe personat e zhdukur me forcë. Ai ka kërkuar nga komisioni për të Drejtat e Njeriut që familjarët dhe personat e zhdukur të mos trajtohen si viktima, por të kenë një status të veçantë.

Aktualitet

​Vdes 26-vjeçari në Skenderaj pasi ra nga kati i tetë i një objekti

Published

on

Një 26-vjeçar ka vdekur në Skenderaj pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti i rëndë tragjik ka ndodhur rreth orës 21:00.

Policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF në Skenderaj.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes 31-vjeçari nga rënia e një lisi në zonën e Gollakut

Published

on

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi nuk ka mund t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e rënies së një trungu druri në një zonë të Gollakut.

Nga policia rajonale për Prishtinë, Enis Pllana nga ka konfirmuar se ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e pasdites ditën e diel.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë, dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri. Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Pllana.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it e policisë kapet pasi hyn nga Serbia në Kosovë

Published

on

Një person i dyshuar me inicialet Lj.M. është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet se ka qenë pjesë e sulmit ndaj misionit KFOR dhe Policisë së Kosovës para objektit komunal të Zveçanit më 29 maj 2023, pak kohë pasi kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

I dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit dhe me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, është realizuar kontrolli në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një fanellë me mbishkrim nacionalist, të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. sot  parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të kohëpaskohshme.

Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 13 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h njofton IHMK.

Continue Reading

Të kërkuara