Sport

​Historia interesante e atletit britanik, kampion bote në vrapim

Wightman e përfundoi garën për tre minuta 29.23 sekonda.

Published

on

Jake Wightman është bërë britaniku i parë që shpallet kampion bote në vrapim në shtegun e gjatë 1500 meta që nga viti 1983.

Por, ajo që ndodhi në ditën e garës, të martën, përbën një kuriozitet shumë interesant pasi në komentimin e kësaj gare ishte babai i tij, Geoff Wightman.

Kur Geoff Wightman filloi të komentonte ditët e sportit në shkollë të djalit të tij 10-vjeçar, ai mund të mos e kishte imagjinuar se ku do t’i çonte udhëtimi të dy disa vite më vonë.

Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, ndërsa Jake Wightman kaloi vijën për t’u bërë kampion bote në 1500 metra të martën mbrëma, ishte Geoff ai që i thirri turmës së Oregonit: “Kampioni po vjen në shtëpi“.

Wightman e përfundoi garën për tre minuta 29.23 sekonda dhe është britaniku i parë që fiton titullin botëror në 1500 metra që nga Steve Cram në vitin 1983.

Zëri i babait të tij duke komentuar garën mund ta kishte bërë atë edhe më të veçantë, përveçse Wightman për shkak se ishte i mësuar me atë, nuk iu duk diçka e jashtëzakonshme.

E kam dëgjuar zërin e tij aq shumë sa më është ngulitur në kokë dhe përpiqem ta anashkalojë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai në emisionin Breakfast të “BBC”.

Continue Reading

Lajmet

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Sport

Serbia tërhiqet nga 3×3, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Published

on

By

Serbia ka vendosur të tërheqë ekipin e saj nga gara e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë që të mos zhvillohet përballja e planifikuar me Kosovën.

Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup, ndërsa dueli mes tyre ishte paraparë të zhvillohej më 29 gusht.

Pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, organizatorët kanë njoftuar për ndryshime në orarin e garave.

Për këtë zhvillim kanë raportuar disa gazetarë nga vendi i ngjarjes në Taranto, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e Serbisë.

Tërheqja ka ngjallur vëmendje, veçanërisht për faktin se Kosova dhe Serbia ishin në të njëjtin grup dhe do të përballeshin më 29 gusht.

Zhvillimet e fundit nga Taranto vazhdojnë të përcillen nga afër.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappé shpërthen me “hat-trick” në rikthimin e Mourinhos në “Bernabéu”

Published

on

By

Kylian Mbappé ka shkëlqyer me një “hat-trick” në ndeshjen e veçantë të José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Për trajnerin portugez, sfida e së mërkurës mbrëma ishte e para në “Santiago Bernabéu” pas rikthimit të tij te klubi madrilen.

Real Madridi triumfoi ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Mbappé ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar në minutat 40’, 60’ dhe 80’, ndërsa një tjetër gol për madrilenët e realizoi Vinicius Junior në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Luka Sučić në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi, Sevilla dhe Real Betisi kanë nga gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara