Lajmet

​Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

Haxhiu u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën në mënyrë objektive dhe të pavarur.

Published

on

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

“Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jaht vendit. Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Faleminderit për punën e mirë që keni bërë. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

“Duhet të keni parasysh parimet qe do te ju udhëheqin gjatë punës suaj. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive dhe të pavarur. Nuk ka më mirë se qytetarët të ju njohin për punën e ndershme dhe profesionale, dhe për guximin. Ne duhet të dëshmojmë që askush nuk është i pa prekshëm dhe se të gjithë janë te barabartë para ligjit. Ju duhet të dëshmoni që nuk ju interesojnë emrat e përvetshëm por veprat që kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

Live

​Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimin për spiunazh

Published

on

By

E përditësuar

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh.

Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe prokurorinë.

Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.

Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai./D.B/KP

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh, tha të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Ministri në detyrë tha se ai ka bashkëpunuar me akterë “që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

Tutje, Sveçla shkroi se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”.

Ai tha se kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës sekuestron municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës

Published

on

By

Dogana e Kosovës, sot, më datë 09.10.2025, në regjionin e Prishtinës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist.

Sipas njoftimit gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, transmeton KosovaPress.

Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar“, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish nesër, më 10 tetor, për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të vazhdojë në orën 10:00.

Seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Të mërkurën, më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese e ka publikuar akgjykimin e plotë pas ankesës së Listes Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin konstituimit.

Afati prej 12 ditësh rrjedh prej ditës kur akgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.

Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona në Prizren dhe Obiliq për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren dhe Obiliq, të dyshuar për shkarkim dhe shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar katër telefona celularë, katër kompjuterë dhe një tablet, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Prizren, Obiliq  08.10.2025 – 06:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara