Lajmet

​Haxhiu: Reformat në drejtësi nuk duhet t’i pengojnë sistemit të drejtësisë

Haxhiu tha se po punojnë në kompletimin e legjislacionit të vettingut në drejtësi.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjatë këtij viti kanë arritur të përmbushin 80% të agjendës legjislative të kësaj ministrie.

Në konferencën e fundvitit derisa ka treguar disa nga projektligjet që janë miratuar, ajo u shpreh se po punojnë në kompletimin e legjislacionit të vettingut në drejtësi për çka tha se po presin komentet edhe të Komisionit të Venecias.

“Për këto muaj të qeverisjes ne kemi arritur që të finalizojmë dhe miratojmë në qeveri rreth 30 dokumente si projektligje, koncept-dokumente, strategjie rregullore dhe aktet tjera të rëndësishme. Deri tani kemi miratuar 19 projektligje në qeveri janë finalizuar 5 projektligje të tjera, të cilat presin miratimin në mbledhjen e radhës së qeverisë. Pra, gjithsej janë 24 projektligje që janë procedurat në Qeverinë e Kosovës. Pra, rreth 80% përmbushje e programit legjislativ të MD-së. Janë miratuar 4 koncept-dokumente të rëndësishme, rregullore dhe strategji, 4 udhëzime administrative dhe akte të tjera të rëndësishme. Kemi nënshkruar dy marrëveshje ndërkombëtare dhe një letërqëllim që i paraprin marrëveshjes së radhës. Në veçanti është avancuar korniza ligjore kundër korrupsionit duke iniciuar një sërë ligjesh si ai për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publik, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe legjislacioni për zhvillimin e vettingut në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Haxhiu tha se po punojnë në kompletimin e legjislacionit të vettingut në drejtësi, ndërsa shtoi se përmes miratimit të Projektligji për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të kenë mundësi të luftohet keqpërdorimi i parasë publike.

“Si Ministri e Drejtësisë vazhdojmë të punojmë çdo ditë në kompletimin e legjislacionit të vettingut në drejtësi, verifikimi i integritetit personal të subjekteve të vettingut, vlerësimit profesional dhe performancës si dhe kontrollit të pasurisë së tyre janë shtyllat kryesore mbi të cilat do të zhvillohet vettingu me ç’rast vazhdojmë të punojmë me kujdesin më të madh që të garantohet një proces i drejtë dhe profesional i pavarur por edhe efektiv. Projektligji për Byronë Shtetërore dhe për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtar, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht duke luftuar dhe ndëshkuar edhe këtë formë të keqpërdorimit të parasë publike gjithnjë kur pasuria e cila është krijuar nuk mund të justifikohet”, tha Haxhiu.

Duke folur për përplasjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor me ministrinë e Drejtësisë, Haxhiu tha se ka pasur disa acarime verbale dhe kundërshtime më shumë për procesin e vettingut.

Po ajo shpreson se në vitin 2022 do të kenë bashkëpunim të mirë mes këtyre institucioneve, por shton se mos prania e përfaqësuesve të KPK-së dhe KGJK-së në grupet punuese për vetting nuk do ta ndalë punën në këtë drejtim. Ajo theksoi se për procesin e vettingun në mars presin komentet nga Komisioni i Venecias.

“Konsideroj që nuk janë ashtu siç duken. Ka pasur disa acarime më shumë verbale dhe unë për këtë konsideroj se më tepër janë reformat në drejtësi që kanë nisur MD, por unë besoj që edhe njerëzit e mirë përbrenda sistemit të drejtësisë e që ka shumë të mirë që kanë integritet moral dhe profesional, e kanë në interes që të bëhet reformat në drejtësi që të vijë në shprehje edhe puna e tyre. Prandaj, besoj që këto reforma nuk do të duhej t’i pengonin sistemit të drejtësisë. Unë jam shumë e hapur që të kemi bashkëpunime me ta. Mirëpo sidomos për çështjen e vettingut ata konsiderojnë se nuk duhet të ketë vetting në Kosovë, mirëpo për këtë kanë vendosur qytetarët e Kosovës. I ftoj të jenë pjesë e këtyre grupeve punuese mos prania e tyre nuk mund ta vështirësoj punën për faktin se ne do vazhdojmë sipas planifikimeve, ne jemi duke pritur opinionin e Venecias edhe për çështjen e vettingut në sistemin e drejtësisë dhe sipas njoftimeve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin për këtë çështje, do t’i shohim rekomandimet e Venecias për këtë proces të rëndësishëm dhe pastaj do të vazhdojmë duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu po ashtu tha se në agjendë kanë qenë edhe 4 projektligje të tjera, por që nuk kanë arritur t’i procedojnë për shkak të procedurave të brendshme në kuadër të MD që lidhen me rregulloren e punës të qeverisë.

Për adresimin e krimeve të luftë të kryera në Kosovë, ministrja Haxhiu tha se gjatë këtij viti është miratuar koncept-dokumenti për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit dhe është miratuar plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë si dhe janë shtuar kapacitetet profesionale në Prokurorinë Speciale. Në zgjedhjen e kontesteve në mes bizneseve, ministrja e Drejtësisë garantoi se do të ndikojnë edhe miratimi i Kodit Civil dhe Gjykatës Komerciale.

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara