Lajmet

​Haxhiu: Do të finalizojmë strategjinë për drejtësi tranzicionale

Shënimi i kësaj dite ka filluar me një marsh në qendër të Prishtinës.

Publikuar

Me moton “Të rinjtë mbështesin viktimat e dhunës seksuale”, është shënuar dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

Shënimi i kësaj dite ka filluar me një marsh në qendër të Prishtinës, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve.

E mbijetuara Vasfije Krasniqi synon që këtë ditë ta shndërrojë në forcë për të gjitha viktimat.

“Me ditën e sotme unë këtë ditë dua ta shndërroj në forcë e kurajë, tu jap forcë viktimave që zëri jonë të dëgjohet në tërë botën”, ka thënë Krasniqi.

Në marsh ka marrë pjesë edhe Shyrete Tahiri Sulimani, një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale.

“Jam shumë krenare që shoh shumë të rinj e të reja këtu sot. E di që këta do të luftojnë çdo herë për neve, e nuk do të lënë qe me u harrua”, ka thënë ajo.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se së shpejti do të finalizohet strategjia për drejtësinë tranzicionale.

“Jemi bashkë e që bashkërisht ta ngrisim vetëdijen e shoqërisë për tmerrin që viktimat kanë përjetuar. Lufta në Kosovë pati pasoja të rënda. Mijëra gra dhe vajza, përfshirë edhe burra u dhunuan nga kriminelët e luftës. Përkujtojmë këtë ditë, do të njohim ndikimin e vazhdueshëm që krimet kanë tek viktimat. Si Ministri e Drejtësisë do të finalizojmë strategjinë për drejtësi tranzicionale”, ka thënë Haxhiu.

Zyrtarizmi i 14 prillit si Ditë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, është bërë në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, me kërkesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Osmani kishte theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Lajmet

Nga sot mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, në agjendë edhe Kosova

Publikuar

nga

Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë duke filluar nga sot ku në agjendën e kësaj mbledhje e cila do të zgjasë për tre ditë rresht është edhe Kosova.

Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Sipas një njoftimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deputetët e saj mes tjerash do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu në takim do të trajtohen, sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik, dhe rritja e angazhimit me Jugun Global, thuhet në komunikatë.

Në punimet e Asamblesë, do të marrin pjesë edhe deputeti Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, të cilët e përfaqësojnë Kosovën atje.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hapet kongresi i tretë i Forenzikës Kosovë-Turqi në UBT

Publikuar

nga

Me një ceremoni madhështore, në UBT është hapur kongresi i tretë i Forenzikës Kosovë-Turqi.

Kongresi synon të shërbejë si një platformë për ndarjen e njohurive dhe përvojave të fundit në forenzikë, duke përfshirë teknikat më të reja të analizave kriminalistike, teknologjitë moderne në identifikimin e krimeve, dhe metodologjitë inovative të hetimit.

Në një fjalë rasti para të pranishmëve rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi tha se ky është mesazh që forenzika është një ekosistem në të cilin duhet të ndërlidhen të gjitha palët e interesit si në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

GJND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah

Publikuar

nga

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.

Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës.

Izraeli ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë, teksa GJND-ja tha se situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar.

Në vendimin e GJND-së po ashtu u tha se Izraeli “duhet të mbajë të hapur pikëkalimin në Rafah” që e lidh Gazën me Egjiptin, “për ofrimin e papenguar të shërbimeve bazike dhe ndihmës humanitare”.

Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në territorin e rrethuar dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë.

Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota për dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit.

Menjëherë pas vendimit kryeministri izraelit, Benjamin Netayahu, tha se do të mbajë një mbledhje të posaçme të ministrave për të vendosur se si të përgjigjen. Ndërkaq, lideri i opozitës, Yair Lapid, e dënoi vendimin.

“Fakti që GJND-ja nuk e lidh fundin e operacionit ushtarak në Rafah me lirimin e pengjeve, dhe e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten kundër terrorit, është një dështim i tmerrshëm moral”, tha ai.

Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës.

Çfarë është GJND-ja?

GJND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), të bazuar në traktat, gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së – i cili zgjerohet nga një gjyqtar shtesë i zgjedhur nga Izraeli në këtë rast, sepse tashmë ka një gjykatës nga Afrika e Jugut – merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së.

Afrika e Jugut dhe Izraeli janë nënshkruese të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 që i jep GJND-së juridiksionin për të vendosur rreth mosmarrëveshjeve mbi traktatin. Ndërsa, çështja ka të bëjë me territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, palestinezët nuk kanë asnjë rol zyrtar në procedurë.

Të gjitha shtetet që e kanë nënshkruar Konventën e Gjenocidit, janë të detyruara të mos kryejnë gjenocid dhe ta parandalojnë dhe ndëshkojnë atë. Traktati e përkufizon gjenocidin si “akte të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Çfarë është rasti i Afrikës së Jugut?

Dosja fillestare prej 84 faqesh, e dorëzuar nga Afrika e Jugut tre muaj pas luftës, thotë se duke vrarë palestinezët në Gaza, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda mendore dhe trupore dhe duke krijuar kushte për jetën “të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik”, Izraeli po kryen gjenocid ndaj tyre.

Në seancat dëgjimore në janar, Afrika e Jugut u fokusua në dështimin e Izraelit për të siguruar gjëra elementare si ushqim, ujë, ilaçe, karburant, strehim dhe ndihma të tjera humanitare për Gazën gjatë luftës me grupin militant palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja. Ajogjithashtu, iu referua fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit, për të cilën autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se ka vrarë më shumë se 35.000 njerëz.

Më 16 maj, Afrika e Jugut bëri një apel të ri në gjykatë, duke i kërkuar asaj që të urdhëronte forcat izraelite t’i ndalnin operacionet në Rafah, në Gazën jugore, ku afërsisht gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit kishin kërkuar strehim nga ofensiva. Ajo, po ashtu, kërkoi nga gjykata që të urdhërojë Izraelin të tërhiqet plotësisht nga i gjithë Rripi i Gazës.

Cila është përgjigja e Izraelit?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid si të egra. Izraeli thotë se bën gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët palestinezë në Gaza dhe akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve palestinezë si mburoja njerëzore – një akuzë që Hamasi e mohon.

Izraeli thotë se duhet të ketë të drejtën për të mbrojtur veten pas sulmeve të 7 tetorit të udhëhequra nga Hamasi në Izrael, në të cilat u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u rrëmbyen, sipas të dhënave izraelite. Gjatë paraqitjes së kundër-argumenteve më 17 maj, Izraeli tha se kërkesa e Afrikës së Jugut është “tallje me Konventën e Gjenocidit” dhe i kërkoi gjykatës ta hedhë poshtë kërkesën.

Çfarë ka vendosur GJND-ja në këtë rast deri tani?

Pas rundit të parë të seancave mbi masat emergjente në janar, gjykata gjeti se ishte e besueshme se Izraeli kishte shkelur disa të drejta të garantuara për palestinezët në Gaza sipas Konventës së Gjenocidit. Gjyqtarët urdhëruan Izraelin të përmbahej nga aktet që mund të bien nën Konventën e Gjenocidit dhe të sigurojë që trupat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale kundër palestinezëve.

Sipas Konventës së Gjenocidit, aktet e gjenocidit përfshijnë vrasjen e anëtarëve të një grupi, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore ndaj tyre dhe shkaktimin e qëllimshëm të kushteve të jetës që llogariten se sjellin shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të grupit.

Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan Izraelin të ndërmarrë veprime për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza. Në mars, gjykata lëshoi masa të tjera urgjente dhe urdhëroi Izraelin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizimet bazë ushqimore për palestinezët në Gaza.

Më 24 maj, gjykata do të marrë një vendim lidhur me kërkesën e fundit për një ndërhyrje të menjëhershme, ose masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, jo vetëm për rastin e gjenocidit. Vendimi për rastin e gjenocidit mund të marrë disa vjet.

Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe pa ankesë, por GJND-ja nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbatuar ato. Një vendim kundër Izraelit mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të vendit dhe të krijojë një precedent ligjor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe, dyshohet se janë të falsifikuara

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362 monedha dyshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Vlera e tyre arrin gati në 5 mijë euro. Derisa rasti është nën hetime.

“Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Paratë janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara