Lajmet

​Haradinaj: Çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste

Haradinaj: Qasja e Albin Kurtit për energjinë në vazhdimësi ka qenë problematike.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon të drejtoj kritika ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tij për energjinë si dhe për heshtjen e një pjese të opozitës.

Haradinaj mes tjerash ka thënë se përderisa ka dashur të besojë se gabimet kanë qenë pasojë e mosdijes dhe moseksperiencës qeverisëse të Kurtit, veprimet e shumta skandaloze rreth energjisë, kanë krijuar bindjen se e tëra zhvillohet me një skenar që dëmton qytetarët e favorizon mafian energjetike.

“Qasja e Albin Kurtit për energjinë në vazhdimësi ka qenë problematike. Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lirë. Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë. Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri. Njëkohësisht ka vazhduar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve. Megjithë këto shpenzime enorme të parasë publike, ai ka vendosur që ta shtrenjtojë energjinë për qytetarët në një masë të papërballueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka shkruar se “Kam dashur të besoj se të gjitha këto veprime të palogjikshme të tij në raport me energjinë, kanë qenë rezultat i mungesës së dijes dhe përvojës së tij qeverisëse. Por kanë ndodhur aq shumë veprime skandaloze, sa që të krijohet bindja se të gjitha këto janë bërë me skenar për të shkaktuar një situatë të papërballueshme për qytetarin e shumë profitabile për ‘mafian energjetike’. Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht. Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë”.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara