Lajmet

​Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Shqiptarët s’u dorëzuan për ëndrrën evropiane

Rama shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Shqipërisë në rrugën evropiane.

Published

on

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se Shqipëria nuk është dorëzuar kurrë, pavarësisht pengesave për rrugën e saj evropiane.

Në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian Rama, tha se ky është fundi i fillimit.

“Shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë s’u dorëzua dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku refuzimet e Këshillit të Evropës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta, nga ana tjetër krijuan një situatë të vështirë, por që na forcuan më shumë se ç’ishim. Ky është fundi i fillimit, situata është kjo që është, ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Në një deklaratë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, Rama shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Shqipërisë në rrugën evropiane.

“Dua të falënderoj së pari dhe kryesisht presidenten e Komisionit znj. Urusla, e cila e di dhe dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte të dy ne, për BE-në dhe për Ballkanin Perëndimor, të luftonte për të tërë shtetet anëtare dhe për ne, vendet aspiruese. Ndërkohë dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që s’është më tashmë aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot, e cila është znj. Angela Merkel. Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. Pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, dhe Presidentit francez Emanuelit dhe ekipit të tij që kanë punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, veçanërisht gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, e kanë dëshmuar këtë gjë, që të mbërrinin në propozimin përfundimtar francez, i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, u shpreh Rama.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara