Ekonomi

​Hapet periudha e aplikimit për subvencione për bujqit

Published

on

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021.

Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primit të Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.

Në programin e sivjetmë, Ministria e Bujqësisë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri.

Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike.

Në kuadër të këtij programi, sivjet do të ketë edhe pagesa direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës.

Ekonomi

Bie tregu global i arit

Published

on

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.

Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.

Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.

Kina,  dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.

Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.

Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.

Continue Reading

Ekonomi

Diaspora për dy muaj solli rreth 175 milionë euro në Kosovë

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se remitancat, si kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, arritën vlerën 86.14 milionë euro në janar 2025, një vlerë afërsisht të njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për shkurt 2025 arritën në 88.12 milionë euro, duke sjellë një total prej 174.26 milionë euro (preliminare) për dy muajt e parë të vitit 2025.

“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për shkurt 2025 ishin rreth 88.12 milionë euro, duke arritur vlerën 174.26 milion euro (preliminare) për dy muajt e parë të 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë shkurtit 2025 kanë qenë përmes IFJB-ve me 62.65%, bankave komerciale me 16.45% dhe kanaleve tjera me 20.90%”, thuhet në raportin për statistikat e Sektorit të Jashtëm për tremujorin e katër 2024 dhe Bilancit të Pagesave për muajin janar 2025.

Sipas BQK-së, bilanci i pagesave në fund të janarit 2025 u karakterizua me deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 21.36 milionë euro, i cili tregon thellim të deficitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur llogaria rrjedhëse kishte suficit prej 6.78 milionë euro.

Shkaktari kryesor i këtij deficiti është rritja e deficitit në bilancin tregtar. Investimet direkte në Kosovë për janar 2025 arritën në 90.96 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 12.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës arritën në 16.19 milionë euro, me një rritje prej 19.12% krahasuar me janar 2024.

“Asetet rezervë deri janar 2025 janë rritur për 45.95 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 15.21 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave për 45.95 milionë euro, nuk ka pas investime në letra me vlerë gjatë muajit janar 2025”, njofton tutje BQK-ja.

Continue Reading

Ekonomi

Produktet ushqimore me rritje çmimesh në vitin 2025

Published

on

Në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme ekonomikisht dhe ambientalisht, çmimet e produkteve ushqimore kanë filluar të shfaqin një tendencë të qëndrueshme në rritje gjatë vitit 2024, me projeksione që sugjerojnë një vazhdimësi të kësaj rritjeje edhe në 2025.

Burime të ndryshme, si “The Wall Street Journal”, “Reuters” dhe raportet nga bursat ndërkombëtare sinjalizojnë se kjo nuk është një lëvizje e përkohshme, por pjesë e një cikli më të gjerë me shkaqe të shumta.

Kafeja në fokus: Arabica dhe Robusta në çmime të reja rekorde

Ndër produktet më të ndjeshme ndaj kësaj rritjeje është kafeja – si Arabica, e cila tregtohet në New York Stock Exchange (NYSE), ashtu edhe Robusta, e cila ndjek bursën e Londrës. Të dhënat e fundit nga tregjet tregojnë një ngjitje të fortë të çmimeve:

Arabica: nga rreth 3,637 dollarë/ton në janar 2024 në mbi 6,062 dollarë/ton në mars 2025, një rritje mbi 60%

Robusta: nga 2400 dollarë/ton në mbi 3500 dollarë/ton, një rritje mbi 45% në të njëjtën periudhë.

Grafiku më sipër tregon qartë se si kjo lëvizje është përshpejtuar në muajt e fundit, duke reflektuar ndikimet e faktorëve të jashtëm, si: thatësira në Brazil, reshjet e dendura në Vietnam, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe rritja e kostove të punës dhe energjisë.

Produkte të tjera në rritje të çmimit:

Kafeja nuk është rasti i vetëm. Tregjet globale kanë shënuar rritje çmimesh edhe për:

Drithërat (gruri, orizi) – të ndikuar nga luftërat dhe kufizimet në eksport

Qumështi dhe produktet e tij – për shkak të kostove më të larta të transportit dhe ushqimit për bagëtitë

Yndyrat bimore (vaj luledielli, vaj palme) – të ndikuara nga krizat klimatike në vendet prodhuese.

Sipas raportimeve të fundit të “Bloomberg”, çmimet e këtyre produkteve pritet të vazhdojnë të jenë në nivele të larta për pjesën e parë të vitit 2025, me disa sinjale që kjo mund të jetë “normalja e re” në tregun global.

Continue Reading

Ekonomi

BQK parashikon inflacion prej 1.8% për vitin 2025

Published

on

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025.

“Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas raportit, përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve klimatike.

Continue Reading

Të kërkuara