Lajmet

​Hapet konkurs për 25 psikologë në shkollat e Prishtinës

Musmurati tha se kjo kërkesë e prindërve ka qenë e kahmotshme për çështjen e psikologëve.

Published

on

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, sot në shkollën “Iliria” tregoi se është hapur konkurs për 25 psikologë për shkollat e Prishtinës.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor Musmurati dha lajmin e mirë për punësimin e 25 psikologëve të rinj nëpër shkolla. Duke parë që ka mungesë të madhe nëpër shkolla dhe prania e psikologëve nëpër shkolla është tepër me rëndësi, ajo tha se do të rritet stafi i psikologëve.

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për punësimin e 25 psikologëve nëpër shkollat e Prishtinës… Që nga marrja e mandatit si drejtoreshë e arsimit në komunës e Prishtinës, temën e sigurisë në shkolla e kam trajtuar me seriozitetin më të madh, për shkak se siguria në shkolla, qoftë siguria fizike, qoftë siguria emocionale e nxënësve është temë tejet me rëndësi. Deri më sot Prishtina ka pasur të punësuar 112 psikologë të shkollave. Shumica e psikologëve kanë qenë të punësuar gjatë vitit 2007 dhe pas çdo 1-2 viteve ka pasur shtim të psikologëve, Prishtina ka vetëm 12 psikologë përderisa ka mbi 40 mijë nxënës.. Sipas udhëzimit administrativ normat që duhet të jetë normale për një shkollë është një psikolog për një mijë nxënës… Në shkollën “Iliria” ku janë rreth 1 mijë e 300 nxënës, nuk ka pasur psikologë fare. Vetëm gjimnazi “Sami Frashër” ka pasur psikologë, shkollat e tjera si “Xhevdet Doda”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Ahmet Gashi” nuk kanë pasur fare”, tha ajo.

Musmurati tha se kjo kërkesë e prindërve ka qenë e kahmotshme për çështjen e psikologëve dhe ditën e sotme ajo cilëson si hapin e duhur për të plotësuar këtë kërkesë.

“Kërkesë ka pasur gjithmonë raporti i fundit i këshillit të nxënësve për Kosovën rekomandim kyç e ka pasur angazhimin e më shumë psikologëve në sistemin shkollor. Nuk ka pasur takim të prindërve që nuk e kanë përmend çështjen e psikologëve, protestat e nxënësve në rrugë kanë treguar që nxënësit kanë pasur një kërkesë të vetme që institucionet ta kthejnë vëmendjen tek parandalimi dhe të merremi më pak me trajtimin e dhunës… Sot po e bëjmë hapin e duhur në këtë drejtim dhe për të plotësuar një kërkesë të kamotshme të prindërve, nxënësve dhe gjithë shkollave të Prishtinës. Punësimi i këtyre 25 psikologëve të rijnë është hapi i parë dhe i duhur drejt jetësimit të planit për siguri në shkolla”, theksoi ajo.

Ndërkaq shefja e Departamentit të Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës, Kaltrina Kelmendi tha se shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Po ashtu ajo u shpreh se rekrutimi i psikologëve në shkolla do t’i shërbejë mirëqenies së përgjithshme.

“Çështja e shëndetit mendor sidomos kohëve të fundit sidomos me pandeminë që e kemi përjetuar, problemet me dhunën në shkollë dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me funksionimin e përditshëm të individëve në kushtet dhe rrethanat që jemi ne sot është më se e domosdoshme. Ideja e rekrutimit e psikologëve në shkollë besojmë që do ti shërbejë mirëqenies së përgjithshme jo vetëm të fëmijëve po gjithashtu të stafit të shkollës dhe do ta bëjë shkollën një ambient të favorshëm dhe një ambient të pëlqyeshëm për të qëndruar në shkollë dhe për të mundur të zhvillojnë të gjitha potencialet që i kanë. Së bashku me psikologët shkollorë dhe së bashku me shoqatën e psikologëve shkollorë do të tentojmë që çështja e shëndetit mendor ashtu sikurse që është edhe motoja e këtij viti të jetë prioritet i të gjithëve”. tha ajo.

Kurse në emër të këshillit të nxënësve foli Ditjon Fetahu i cili tha se mungesa e psikologëve është burim i problemeve të mëdha që shkaktohen te nxënësit dhe sipas tij shëndeti mendor duhet të jetë prioritet.

“Që nga fillimi i vitit nxënësit kanë brohoritur në rrugë me moton se “Ku janë psikologët?. Që nga muaji prill na kanë ofruar statistika fatkeqësisht shumë problematike të cilat tregojnë se 52% e nxënësve nuk kanë qasje në psikologët shkollorë, në kuadër të kësaj përcillet me probleme të mëdha qoftë me ngacmime seksuale, ofendime qoftë brenda stafit shkollor ose vetë nxënësve ndërmjet vete. Të gjitha këto burim e kanë mungesën e psikologëve në shkolla, trajtimi i problemeve të mirëqenies sociale ekonomike dhe të shëndetit mendor nëpër shkolla do të duhej të ishte prioritet, ne jemi të gëzuar shumë që kjo është duke u arritur”, tha ai.

Shëndetit mendor në vendin tonë ende nuk i kushtohet rëndësia të cilën e meriton, e kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për nxënësit të cilat janë e ardhmja jonë, është thënë në këtë takim.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara