Shëndeti

​Hani një portokall çdo ditë

Sipas disa hulumtimeve, ngrënia e portokallit çdo ditë mund të ndikojë pozitivisht në florën e zorrëve.

Published

on

Ngrënia e portokallit ka përfitime të shumta shëndetësore sepse përmban vitaminë C, dhe simptomat që ju mungon kjo vitaminë janë lodhja, anemia, depresioni, ënjtja dhe dhimbjet në kyçe, mishrat e dhëmbëve të përflakur dhe të ngjashme.

Sipas disa hulumtimeve, ngrënia e portokallit çdo ditë mund të ndikojë pozitivisht në florën e zorrëve. Gjithashtu shkakton rënie të glukozës, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul kolesterolin e keq. Lëngu i portokallit vepron si një prebiotik dhe nxit rritjen e baktereve të zorrëve.

Ju mund të humbni peshë

Përveç ushtrimeve, dieta është jashtëzakonisht e rëndësishme për humbjen e peshës. Një portokall me madhësi mesatare ka vetëm 60 kalori dhe 3 gram fibra. Fibrat na ndihmojnë të ndihemi të ngopur, ruajnë shëndetin e zorrëve dhe ulin kolesterolin, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kur hani një portokall, sigurohuni që të mos pini vetëm lëngun, por edhe të konsumoni mishin sepse është i pasur me fibra.

Ndihmon trupin të krijojë kolagjenin

Një portokall përmban rreth 70 miligramë vitaminë C, e cila përmirëson përthithjen e hekurit, ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe ul presionin e gjakut. Gjithashtu ndihmon në krijimin e kolagjenit në kocka. Nuk është e mundur të ndalohet plotësisht humbja e kolagjenit pasi është pjesë e plakjes, por mund të përpiqemi ta ngadalësojmë procesin.

Ruan vizionin

Njerëzit që hanë një portokall në ditë kanë një rrezik 60% më të ulët të zhvillimit të degjenerimit makular, një sëmundje e syve që mund të turbullojë shikimin. Vitamina C është shumë e rëndësishme për shikimin, sepse kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut në sytë tanë, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e kataraktit.

Ajo mbron zemrën dhe trurin

Sipas studimeve, nivelet normale të vitaminës C në gjak lidhen me përmirësimin e fokusit, kujtesës dhe vëmendjes. Portokallet mund të ndihmojnë në mbajtjen e mendjes të mprehtë, dhe një portokall ofron dozën e rekomanduar të vitaminës C./Alsat Mk/

Shëndeti

Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Published

on

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, e përbërje të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze.

Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne.

Anti-inflamator – Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës – Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës – Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant – Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh –  Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke – Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji është mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës e për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak – Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik – Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimin – Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella – Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit?

Përbërësit:

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni kokrrat e karafilit e vendoseni të ziejë. Mbuloni me kapak e fikni zjarrin. E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pijet me sheqer ndikojnë në shëndetin mendor

Published

on

Një raport nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka ngritur shqetësime lidhur me konsumin e pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri – si pijet e gazuara, lëngjet industriale të frutave dhe pijet energjike.

Personat që konsumojnë këto produkte shpesh, shfaqin më shumë simptoma të depresionit dhe ankthit, veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë deri 30 vjeç.

Sheqeri i tepërt ndikon në balancën e neurotransmetuesve në tru dhe në nivelet e energjisë, duke shkaktuar luhatje të humorit dhe probleme emocionale. Specialistët rekomandojnë zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çajra bimorë apo smoothie natyralë, si mënyrë për të ruajtur jo vetëm formën fizike, por edhe mirëqenien mendore.

Studiuesit po ashtu paralajmërojnë se konsumimi i sheqerit në nivele të larta mund të krijojë cikël varësie ku sa më shumë të konsumoni, aq më shumë trupi dhe truri kërkojnë.

Kjo çon në luhatje të shpeshta të nivelit të sheqerit në gjak, çka ndikon negativisht në stabilitetin emocional.

Shumë vende diskutojnë vendosjen e taksave shtesë për pijet me sheqer, për të frenuar konsumin dhe rritur ndërgjegjësimin për pasojat që ato sjellin.

Siç duket, shëndeti mendor nuk varet vetëm nga mendimet, por edhe nga ajo që vendosim në gotë.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dhëmbëve mund të ndikohet nga problemet e zemrës

Published

on

Studimet kanë zbuluar një lidhje të befasishme mes shëndetit të dhëmbëve dhe shëndetit të zemrës.

Studiuesit sugjerojnë se personat që vuajnë nga probleme të shëndetit oral, si gingiviti (inflamacion i mishrave të dhëmbëve) ose humbja e dhëmbëve, mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ky zbulim ka nxitur një rishikim të rëndësishëm të lidhjes ndërmjet shëndetit oral dhe atij kardiovaskular.

Infeksioni në mishrat e dhëmbëve mund të çojë në përgjigje inflamatorie të trupit, që ndikon negativisht në enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Një nga teoritë që shpjegon këtë është se bakteret që shkaktojnë infeksione në gojë mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion në trup, përfshirë edhe në arterie.

Ky inflamacion mund të kontribuojë në ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë zemrën më të mundshme për të zhvilluar sëmundje të tilla si ateroskleroza, gjendje që ndikon në furnizimin me gjak të trupit. Kjo e bën të rëndësishme kujdesin e rregullt për shëndetin oral si masë parandalimi për problemet kardiovaskulare.

Sudimi ka nxitur kërkesa për mbikëqyrje më të ngushtë të shëndetit oral dhe kardiovaskular në pacientët që kanë histori të problemeve të dhëmbëve. Specialistët sugjerojnë se  kontrolli i rregullt i dhëmbëve dhe higjiena e mirë orale mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre komplikacioneve dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Rregulli i thjeshtë i pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, përdorimi i perit dentar e vizitat e rregullta te dentisti kanë ndikim të madh në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium

Published

on

Kalciumi është vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut, për eshtra të fortë si dhe për një lëkurë të shëndetshme.

Gjithashtu me anë të kësaj vitamine bëhet stabilizimi i presionit të gjakut, rregullojnë sekretimin e hormoneve dhe sjellin sinjale nervore siç duhet.

Kur ju nuk merrni mjaftueshëm nga ky vitaminë, ju mund të vuani nga mungesa e kalciumit që mund të identifikohet me simptoma të caktuara.

Disa nga këto simptoma janë si lëkura e thatë, lodhja, depresioni, pagjumësia, ftohje të shpeshta, dhimbje të dhëmbit etj., shkruan EO

Për të evituar këtë duhet që së paku një person të konsumojë 1000mg kalcium në ditë.

Continue Reading

Të kërkuara