Lajmet

​Haliti: Mënyra e prezantimit të vettingut, tendencë për kontrollim të drejtësisë

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka deklaruar se mënyra si Qeveria Kurti 2 po e prezanton vettingun është një tendencë për kontrollim të drejtësisë.

Ai në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, kritikoi programin qeverisës, të cilin e quajti më shumë si program të dëshirave sesa të planeve konkrete.

“Kur flitet për vettingun kam përshtypjen se njerëzit ose elektorati dhe mendësia e disa këtu i sheh hekurat e burgut, ose prangat në duar të dikujt. Unë jam ithtar i vettingut, por ne e kemi parë, e kemi kaluar një herë vettingun në drejtësi, por ai nuk ka qenë i suksesshëm. Mënyra qysh po prezantohen është një tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë dhe për t’i dhënë mundësi pastaj opozitës për ta akuzuar qeverinë për kapje të shtetit, ashtu siç na keni akuzuar neve për nja 10 vjet”, tha ai.

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara