Lajmet

​Haki Abazi kritikon strategjinë: Dokumenti na sjell te dështimi i opozitës për 20 vjet

Madje ai tha se kjo strategji nuk parandalon praktikat korruptive dhe burokratike për panele solare.

Published

on

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar Strategjinë për Energjinë 2022-2031.

Gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie në Kuvend, deputeti Abazi ka thënë se rivitalizimi i kapaciteteve të thëngjillit sipas strategjisë, tregon se kjo qeveri do të dështojë sikur opozita për 20 vjet në qeverisjen e tyre. Madje ai tha se kjo strategji nuk parandalon praktikat korruptive dhe burokratike për panele solare.

“Fakti që ne orientohemi në ndërtimin e kapaciteteve të reja që quhen me një gjuhë tjetër rivitalizim të kapaciteteve të thëngjillit, tregon që në fakt jemi duke u futur në një proces, i cili na bien te dështimi i opozitës për 20 vjet. Rrjedhimisht, mendoj që strategjia e ka huq ekuacionin edhe në nivelin e përgjigjes, për shkak se ne nuk kemi problem me furnizim të energjisë elektrike, ne kemi problem me energji termike me ngrohje. Deficiti me të cilin ne përballemi nuk ka të bëjë me energji elektrike, ka të bëjë me ngrohjen kur njerëzit fillojnë të ngrohen me energji elektrike. Fatkeqësisht, strategjia prapë nuk e adreson si çështje në mënyrë specifike. Objektivi i parë gjithashtu do të duhej të kishte cakun kryesor heqjen e barrierave burokratike, mos të themi të korruptuara në sisteme të ndryshme institucionale për të mos lejuar vendosjen e paneleve solare edhe te qytetarët dhe bizneset. Intervistat dhe bisedat në muajt e fundit që i kam bërë edhe me bizneset, edhe me pronarë të shtëpive, është që ata sorollaten korridoreve me mbi gjashtë muaj në komunë, në KEDS për t’iu mundësuar vendosjen e paneleve solare mbi shtëpitë e tyre. Këto praktika korruptuese dhe burokratike, është dashur me qenë pjesë e strategjisë për t’i eliminuar këto”, tha Abazi.

Lajmet

Mosmarrëveshje në BE për ligjshmërinë e sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Published

on

By

Në prag të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, tensionet brenda unionit për shprehjen e një qëndrimi të përbashkët ndaj krizës në Lindjen e Mesme po bëhen të dukshme. Sipas burimeve diplomatike, disa vende anëtare kanë rezerva për ligjshmërinë e sulmit të Izraelit ndaj Iranit sipas së drejtës ndërkombëtare.

Një nga pikat kyçe të debatit është interpretimi i së drejtës për vetëmbrojtje, e cila sipas Kartës së OKB-së lejohet vetëm në raste sulmesh të armatosura, me masa proporcionale dhe të domosdoshme. Disa shtete, si Austria, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, mbështesin përfshirjen e një formulimi që thekson këtë të drejtë për Izraelin, por mungesa e konsensusit ka penguar miratimin e tij në qëndrimin zyrtar të BE-së.

Në anën tjetër, vende të tjera anëtare kanë shprehur rezervat e tyre, duke vënë në dyshim bazat ligjore të ofensivës izraelite dhe duke kërkuar respektimin strikt të së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë sfond, deklarata e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u shpreh në rrjetin social X për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, është kritikuar nga disa diplomatë si tejkalim i gjuhës zyrtare të dakorduar nga Këshilli i BE-së.

Mungesa e një pozicioni të qartë nga BE-ja në këtë çështje vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, duke rrezikuar të minojnë rolin diplomatik të Bashkimit Evropian në arenën ndërkombëtare.

Çështja do të jetë në fokus të takimit të ambasadorëve të BE-së këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bëhet përpjekje për të kapërcyer këto dallime para samitit të ardhshëm të liderëve të unionit.

Continue Reading

Lajmet

Kosova përkujton Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Published

on

By

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përdorimi i dhunës seksuale si mjet lufte nga ana e Serbisë është një krim i rëndë i cili nuk përshkruhet.

Haxhiu përmendi edhe veprimet qe kanë ndërmarrë si ministri e Drejtësisë.

“Është një krim i rëndë, një mjet lufte që Serbia e ka përdorur gjatë periudhës së luftës dhe në këtë drejtim sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare është konsideruar që rreth 20 mijë persona janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Si qeveri që nga fillimi i mandatit kemi ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar krimet e luftës siç jeni në dijeni, qeveria e ka themeluar Institutin për Krimet e Luftës ku do të dokumentohen dhe identifikohen dhe hulumtohen të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë… Kemi mundësuar rritjen e kapaciteteve në Prokurori Speciale për adresimin e krimeve të luftës dhe kemi mundësuar gjykimin në mungesë duke pasur parasysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës”, tha Haxhiu.

Ndërsa, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se Kosova në nivel global jep një model të veçantë të reputacionit administrativ për të mbijetuarit.

Gusia bën thirrje për të gjithë liderët e botës qe të parandalohen dhunimet seksuale si mjet lufte.

“Kosova jep një kontribut të veçantë kjo është një ditë ku respektojmë memorien kolektive për atë çka ka ndodh në Kosovë mbi 1 mijë e 700 të mbijetuara dhe të mbijetuar tashmë i është mohuar statusi i të mbijetuarve dhe Kosova në nivel global jep një model të veçantë të reputacionit administrativ për të mbijetuarat. Ngrit zërin për të gjitha ato dhunime seksuale që aktualisht janë duke u përdorur si mjet lufte në të gjitha vatrat e luftës në mbarë botën. Bëjmë thirrje të gjithë liderëve botëror për të parandaluar dhunimet seksuale si mjet lufte”, shtoi Gusia.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ani se bëri homazhe në parkun memorial “Heroinat”, nuk u prononcua për media për rreth shënimit të kësaj dite.

Continue Reading

Lajmet

Ramush Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Z. Z. Gerard McGurk, udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Haradinaj i uroi mirëseardhje Ambasadorit McGurk dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re.

Në fokus të bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit me OSBE-në në funksion të forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Haradinaj kërkoi mbështetjen e mëtejshme të misionit, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Aleancës për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE-në.

Continue Reading

Aktualitet

Anija kozmike e Elon Musk shpërthen përsëri, këtë herë gjatë provës tokësore

Published

on

Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron – ndër të tjera – të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën vonë në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas.

Incidenti, i cili ndodhi pak para një prove statike të planifikuar, shkaktoi shkatërrimin e anijes kozmike dhe ndoshta dëmtime në infrastrukturën përreth, pa shkaktuar fatmirësisht lëndime.

Të mërkurën në mbrëmje, pak para orës 23:00 (ora lokale), SpaceX ishte në fazën e fundit për provën statike që është një fazë përgatitore për fluturimin e 10-të të Starship, kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm në vendin e testimit Massey.

Sipas analistëve, shpërthimi ndodhi rreth 30 minuta pasi filloi ngarkimi i lëndës shtytëse dhe para se të aktivizohej testi statik, në të cilin motorët ndizen pa u nisur automjeti.

Kompania njoftoi se rreth vendit të ngjarjes ishte krijuar një zonë sigurie dhe siguroi se i gjithë personeli ishte i sigurt. “Nuk ka rreziqe për banorët e zonave përreth”, tha SpaceX, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërsa procedurat e sigurisë janë në vazhdim.

Dy orë pas shpërthimit, zjarri në vend mbeti aktiv. Kamerat e NASASpaceflight transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të flakëve dhe mobilizimin e forcave të zjarrfikësve.

Rreth 90 minuta pas shpërthimit, SpaceX lëshoi ​​një deklaratë zyrtare nëpërmjet X (ish Twitter):

“Të mërkurën, më 18 qershor, afërsisht në orën 23:00 sipas orës CT, Starship, duke u përgatitur për fluturimin e saj të 10-të provë, përjetoi një anomali serioze ndërsa ishte në shtratin e provës në Starbase. Një zonë sigurie u vendos dhe i gjithë personeli është i sigurt dhe i llogaritur. Ekipi ynë po punon për të menaxhuar në mënyrë të sigurt vendin, në koordinim me autoritetet lokale.”

Shkaku i shpërthimit dhe shkalla e dëmit nuk janë sqaruar ende, por incidenti vjen pas shpërthimeve të mëparshme gjatë fluturimeve të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta provë të Starship në vitin 2024, duke përforcuar shqetësimet në lidhje me besueshmërinë e përgjithshme të programit.

Testi përfshinte anijen kozmike V2 Starship, e cila, sipas Elon Musk, ka një kapacitet më të madh karburanti, masë të reduktuar dhe besueshmëri të rritur.

Në të njëjtën kohë, SpaceX ka njoftuar se po përgatit versionin e tretë (V3), duke synuar të jetë në gjendje të lëshohet çdo javë në vitin 2026.

Continue Reading

Të kërkuara