Kronikë e zezë

​Hajnat vjedhin para dhe vulën e Shoqatës së Pensionistëve

Kështu ka bërë të ditur Muhamet Qyqalla, drejtor i shoqatës së pensionistëve të invalidëve të punës në Komunën e Prishtinës.

Published

on

Zyrat e Shoqatës së Pensionistëve Invalidor të Punës janë plaçkitur gjatë natës së kaluar. Aty përveç të hollave, janë vjedhur edhe dokumente dhe vula e kësaj shoqate.

Kështu ka bërë të ditur Muhamet Qyqalla, drejtor i shoqatës së pensionistëve të invalidëve të punës në Komunën e Prishtinës.

“Më kanë thirrur në ora 13:00, dhe kur kam ardhur pash që e kanë thyer zyrën. Hajnat kanë plaçkitur dhe kanë marrë gjithçka që ne kemi pasur me vlerë. Kur i kam parë, jam befasuar… Nuk e di se si ka mundur të ndodhë kjo… Nuk ka sigurim këtu, veç ditën se natën nuk ka asgjë. Sipas dëshmitarëve, diku nga mesi i natës është thyer, por nuk di më shumë… Kanë hyrë për të vjedhur diçka, por pensionistët invalidor ku ka hyrë shtresa më e ulët që është, ku nuk ka se nga të shkojë më ulët dhe poshtë, kanë ardhur të marrin diçka, por çfarë ka qenë, kanë qenë disa të holla dhe mjete të anëtarësisë dhe asgjë nuk ka pasur, asnjë burim tjetër. Nuk e di se çfarë “fytyre” kanë pasur që të vijnë këtu… Dokumentet kanë qenë me vlerë për shoqatën, vetëm për shoqatën, kemi pasur disa projekte dhe të dhëna, edhe vulën e kanë marrë, që është me rëndësi. Vulën e organizatës, për invalidët e Kosovës e kanë marrë dhe unë nuk e di se çfarë iu duhet vula”, u shpreh ai.

Ai shtoi se janë të habitur se si ndodhin vjedhje edhe ndaj pensionistëve.

“Ka ardhur kryetari dhe i ka parë zyret këtu dhe janë befasuar dhe janë ndjerë të zhgënjyer se si kanë arritur të vijnë në këtë gjendje, sesi te pensionistët invalidor të ndodhi kjo, askund tjetër në botë nuk ndodh kjo, vetëm te ne në Kosovë”, shtoi ai.

E drejtori i organizatës së pensionistëve invalidor të Kosovës, Ramush Asllani tha se 300-400 euro ka qenë vlera e dëmit material, duke shpresuar se organet e hetimit, do ta zbardhin rastin.

“Ditën e sotme ka ndodhur një plaçkitje e arkës së ujësjellësit dhe zyrave tona, një demulim. Në arkën tonë kemi pasur një sasi të vogël të mjeteve, 300-400 euro, ato i kanë marrë dhe dokumentacionet i kanë shpërndarë gjatë bastisjes. Jemi të informuar që nga ora tetë (e mëngjesit), që kjo ka ndodhur dhe tani e tutje Policia e kanë marrë dhe organet e rendit hetimet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Asllani.

E pensionisti Shyqri Balaj, i cili çdo ditë është viziton shoqatën ku edhe takohet me pensionistë të tjerë, tha se janë thyer dy dyer për të hyrë aty.

“Kjo lloj bastisje, lloj thyerje është veç “një far vagabondizmi”, sepse asgjë nuk ka pasur aty. Pak diçka të holla ndoshta ka pasur… Çfarë miri, keq shumë është bërë. Ne edhe nuk kemi të ardhura nga asgjë, që të na ndihmojë askush dhe këtë na kanë bërë… Është bërë shumë keq, mirëpo unë nuk e di se përse të hyjnë aty, veç “vagabondat”, e bëjnë këtë punë. E kanë thyer me forcë, dy dyer i kanë dëmtuar”, tha ai./KP

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara