Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.
Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.
Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.
Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.
Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.
Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.
Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.
Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/